Gjëmimi i moshave / Tregim nga Raimonda MOISIU

 

Gjëmimi i moshave

 

 

1-raimonda

Tregim nga Raimonda MOISIU

 

Kur Roberti u çua nga gjumi mëngjesin tjetër, bora pat pushuar. Iu afrua dritares dhe përmes rrethit të vogël që shkoqi fryma e tij në xhamin e ngrirë paksa, vuri re se pjesën më të madhe të borës, era e kishte hedhur poshtë e lart në pirgje masive. Qielli nuk ishte pastruar ende dhe temperatura e ftohtë e dhomës tregonte se koha do të vazhdonte të ishte me ngrica e bora, që donte kohë të shkrihej. Gjithsesi, ishte ende errët dhe e pamundur të shihte qartas në distancë dhe trishtueshëm mendonte për zbrazëtinë e rrugëve se askush nuk do të ecte apo lëvizte me makinë gjatë ditës. Dëshironte ta flakte trishtimin dhe humorin e keq në shpirtin e tij që para Krishtlindjeve, dhe në vend të tyre të ndjehej më i gëzuar. Por nuk mundej. Asgjë nuk kishte ndryshuar. Fati po tregohej mospërfillës me të, aq më tepër ai nuk gjente forcë për ta rifilluar jetën e tij, të ishte model për nipërit, të birin, bashkëshorten dhe familjen. Apo aq mirë të gëzonte e kënaqej me atë ç’ka i ofronte dita e re. Çdo lëvizje e bënte me kujdes e në heshtje, të mos e zgjonte Meremen që flinte ende në shtrat. “Çdo ditë e re sjell diçka të re për mirë apo për keq, -mendoi me dhimbje e me sytë e ngulur akoma në pirgjet e borës. Ky mendim i çuditshëm ia trazonte humorin dhe shpirtin herë pas here. Duke capitur këmbët hyri në banjë. Bëri të hapte çezmën por nuk mundi. Ajo kishte ngrirë. Shkoi në kuzhinë dhe morri tasin e vogël, që e përdorte enkas për t’u rruar. E mbushi me ujin e bidonit të natës së kaluar dhe shkoi përsëri në banjë. Si e vendosi në anën e djathtë të lavamanit, hodhi peshqirin në krah, me dorën e djathtë fërkoi mjekrën .

 

-Pse? Pse? Pse ndodhi…pse ndodhi…, – pyeste e fliste me veten. -Ah sikur të mos kishte ndodhur! -kësaj here foli me zë dhe psherëtiu thellë. Kishte pothuajse më shumë se një muaj që nuk ishte rruar. Si mbaroi së rruari, veshi xhupin, çizmet, vuri dorezat, ngjeshi kapelen në kokë, rrëmbeu lopatën dhe fshesën në musëndër, dhe doli në oborr të pastronte borën. Pavarësisht se nuk pat fjetur mirë natën e kaluar, nuk ndjehej i lodhur. Pas afro një ore kishte pastruar rrugën që nga dera kryesore deri në brendësi te shkallët e verandës. Hoqi dorezat dhe ngrohu duart me fyromë. Dita qe zbardhur dhe dielli shfaqej herë pas here përmes reve. U përkul mbi lopatë, mori frymë përsëri thellë, thithi ajrin e pastër, vazhdoi të pastronte shkallët dhe verandën. Kur hyri në kuzhinë, Meremja qe çuar e po gatuante mëngjesin. Vjedhurazi i hodhi vështrimin. Ajo kishte veshur gati të njëjtin fustan si të ditës tjetër, por ky ishte ngjyrë kafe i errët dhe i rrinte më mirë në trup. Kishte vënë një përparëse, që ja kishte mbuluar vithet. Në stofë ziente çajniku dhe ai pa spiralet e avullit të dilnin prej tij. Mbi tavolinë ishte një pjatë e madhe me vezë të skuqura e djathë. Ndjehu uri. Teksa nuk ia ndante sytë të shoqes, kishte diçka romantike në lidhje me sytë e saj, si i lakonte apo hapte paksa më shumë kur gatuante. Ajo ishte gruaja e tij për disa dekada, ishte virtuoze dhe rigoroze. Po ai kush ishte për të?! Meremja u kthye përnjëherësh nga ai, dhe sikur e ndjehu që sytë e tij vështronin atë. Ia bëri me shenjë që mëngjesi ishte gati. Por ai ishte i mërzitur. Me të shumtën e ditës e kalonte në shtrat. U përpoq të sillte në kujtesë Krishtlindjet mbresëlënëse të disa viteve kaluar, së bashku me Erën kishin bërë njeriun prej bore në oborrin e motelit ku edhe i kaluan ato.

 

Era!-mërmëriti emrin e saj. Cepi i buzës iu drodh padashur.

 

-The gjë Robert?- e pyeti Meremja

 

-Më beso, unë kurrë nuk kam qenë më i lumtur……Ti më do mua ky që jam e kështu si më ke njohur . Por ka diçka që ti nuk e di. Në rast se ne do të vazhdojmë ta adhurojmë njëri-tjetrin si më parë, edhe në të ardhmen, unë nuk mundem ta mbaj më gjatë, këtë sekret nga ty, gruaja ime. Dua që ti të mësosh gjithçka, -i tha ai duke e afruar pas vetes. Ra zilja e telefonit. Meremja u shkëput nga krahët e Robertit dhe rrëmbeu receptorin.

 

-Mama, Diana lindi vajzë! Ajo filloi ta uronte e qeshte me të madhe nga gëzimi. Roberti nuk lëvizi. Ai ia bëri me shenjë të shoqes se nuk dëshironte t’i fliste të birit në telefon. Kur Meremja uli receptorin, me sytë e lotuar e të habitur i tha;

 

-Po ju të dy, ç’kini, që kini kohë nuk i flisni njëri-tjetrit?! Ti duhet të gëzohesh që ai u bë me vajzë…..

 

-Me vajzë !!- i tha vetes Roberti dhe duke hequr këmbët zvarrë u drejtua për në dhomën e gjumit.

 

-Qenka shumë ftohtë këtu…, -foli me veten dhe u shtri në krevat.

 

***

 

Roberti sa herë që udhëtonte seç kishte një ndjenjë të çuditshme. Dëshironte të ulej e të mbështetej pas dritares së autobusit. Kështu bëri edhe kësaj here, i ulur në sediljen e parë soditëte gjithçka nga dritarja e vogël dhe hiqte herë-pas-herë lëngun e frutave”Amita”. Retë ishin të vogla aty këtu në qiellin blu, shumë larg për t’i prekur.

 

Si Era!- i tha vetes dhe lakoi buzën lehtë. Nuk para aludonte poetikisht për ndonjë gjë në të vërtetë. Vetëm njëherë në jetën e tij pat qenë ashtu, disi i thyer në moshë, ëndërronte të ardhmen e tij romantike, me vajzën flokë gështenjë, e cila kishte qenë pjesë e jetës së tij për aq kohë sa ai mundej ta kujtonte. Por kur ajo u largua pa lënë gjurmë për një kohë me dikë shumë më të ri nga Roberti, me premtimin për t’u martuar me të. Roberti përkuli kokën dhe psherëtiu për të disatën herë. Diçka për ta mbajtur atë larg nga mendimet derisa të arrinte në Sarandë.

 

-Ku po shkoni në Sarandë?-dëgjoi një zë vajze të pyeste. Duke pirë “Amita”-ën, kthehu kokën në të majtë .

 

“Nuk mundem për këtë bisedë rastësore me dikë tani, nuk mundem, -mendoi. Burri pranë tij u përgjigj mbyturazi, si duket e kuptoi që pyetja ishte për të.

 

-Është rrugë e gjatë, dhe besoj se nuk mërzitesh të bisedojmë, – i tha ajo përsëri atij. Vajza ishte shumë simpatike dhe tërheqëse. Burri u befasua që ajo pati zgjedhur atë për të biseduar gjatë rrugës. Roberti psherëtiu përsëri. E vetmja gjë; dëshironte të dëgjonte atë bisedë gazmore mes të dyve. Vështronte qiellin, retë, zogjtë, pemët, barin, malet dhe gjithçka i ngjante me portretin e Erës, që kishte zënë vend të përhershëm në mendjen e përfytyrimin e tij.

 

-Në Sarandë po shkoni?-e pyeti ajo përsëri. Paçka zhurmës së motorit të autobusit zëri i saj dëgjohej më qartë se zëri i tjetrit. Roberti nuk e dëgjoi atë të përgjigjej dhe u përgjigj në vet me vete:

 

”Po, po. Po shkoj në Sarandë për t’u takuar….”

 

-Ndonjë grua, hëëë?- e pyeti ajo burrin, por kësaj here duke e ngritur akoma më shumë zërin dhe iu afrua më pranë. Roberti u shtang. Çfarë ishte ajo fallxhore, apo nga ato që kanë aftësi të lexojnë çfarë ke në mendje??!!

 

-Jam në vitin e fundit për psikologji, – i tha vajza atij.-Unë mund të them kur një burrë i dashuruar edhe oqeanin do të kapërcente për një grua.

 

-Është gruaja apo ndonjë e çastit? Në internet e ke njohur??

 

“Asnjëra, as tjetra. Era pat qenë e dashura e tij. Sepse ashtu dëshironin të ishin për katër vjet, ajo studente e ai pedagogu i saj në Universitet.. Në ato vite kishin pëshpëritur, sekretet dhe të ardhmen e tyre. E ardhme që kurrë nuk erdhi. Fytyra e Erës shndërriste, e bukur, e ëmbël, inteligjente, kishte vëmendjen e gjithë meshkujve e të gjitha moshave në auditorin e Universitetit, përfshi këtu edhe veten e tij, pedagogun e historisë. Kjo ishte e gjitha e motivuar. Ai jetonte, punonte, merrte frymë vetëm për të .Por erdhi casti i diplomimit dhe ajo u largua të martohej me doktorin që kishte njohur në internet, në qytetin e lindjes . Priti për katër vjet dhe ja dy ditë më parë ajo e telefonoi. Mes ngashërimit e lotëve i kërkoi të shkonte në Sarandë të takoheshin në atë qytet ku nuk i njihte askush…”

 

-Ma tregoni pak emrin, të lutem,vetëm emrin, jo mbiemrin, – i tha vajza bashkudhëtarit të saj.

 

“Era”-tha Roberti dhe vuri re se kishte folur me zë dhe ia nguli sytë burrit ngjitur. Ai po gërhiste.

 

-Sa kohë kini që e njihni atë?

 

“Unë e njoha atë kur sapo i kishte mbushur 23 vjetët dhe unë isha aty në  të gjashtëdhjet e ca….

 

-Tani ju jeni…..?

 

“Shtatëdhjetë”

 

Por, fjalët i tha nëpër dhëmbë, biles fare me veten e tij.

 

Si ngritën njeriun prej bore para derës së motelit hynë në dhomën e tyre. Roberti e mori ndër krahët e tij. Era mbështeti kokën në supin e majtë. Duke e vështruar ai i pëshpëriti:

 

-Vallëzojmë, Era”

 

Ajo e vështroi duke i përpëlitur sytë e bukur dhe mollëzat e faqeve ishin ende të kuqe.

 

-Vallëzojmë, e dashur”, – përsëriti ai.

 

-Çfarë? Ajo ia dha të qeshurit.

 

-Era, hajde të vallëzojmë bashkë. Jemi vetëm të dy në këtë dhomë, biles edhe dyshemeja është vetëm për ne të dy!

 

-Nuk ka muzikë, këtu- tha ajo me buzën në gaz.

 

– Ti do të këndosh, – i pëshpëriti në vesh Roberti.

 

-Po këtu nuk ka as piano, as manjetefon, as televizor, as radio. Kështu që unë nuk mund të këndoj e vallëzoj në të njëjtën kohë, – i shfajësohej ajo.

 

-Po ti pse nuk këndon ndonjë nga ato serenatat që di ti….?- e pyeti Era papritur dhe qeshi.-Megjithatë është ftohtë këtu. Nuk ka ngrohje.

 

-Ke të ftohtë?- e pyeti ai dhe e mbështolli me krahët e tij.

 

-Jo,-tha ajo pa ia ndarë vështrimin.

 

Roberti dhe Era u ulën në divanin pranë dritares. Ngjyra rozë e mollëzave ishte përtërirë disi, sytë e saj të mëdhenj shkëlqenin, dhe tashmë ai e dinte që ajo ishte e tija. Era mori dorën e tij. Kryqëzuan gishtat fort.

 

U ngritën përsëri. Të paktën të vallëzonin për disa minuta. Le të mbetej kujtim i bukur!

 

Roberti filloi të këndojë serenatën që e kishte shumë për zemër.

 

“Ta dish ti ç’pësoj kjo zemër,

 

Ta tregoj un’ me kitarë,

 

Kur i pashë dy syt’ e bukur,

 

Deri atëherë s’kisha parë, s’kisha parë,

 

s’kisha parëëë….

 

-;-

 

Ato duar aq të vogla,

 

Mund të luanin në kitarë,

 

Kur i puthën buzët e mija,

 

Le të ndodhem si në faj, si në faj,

 

si në fajjjj…..

 

-.-

 

Me mall do ta kujtoj,

 

Këtë natë jo se harroj.

 

U vonova më the e prit,

 

Ditën tjetër mos më prit,

 

Sa vite do të kalojnë,

 

Këtë natë jo se harroj,

 

Dhe do qeshim unë e ti,

 

Do kujtojmë dashurinë….

 

Era mbylli sytë. Mbështeti kokën në shpatullën e tij, mërmëriste edhe ajo tingujt e serenatës. Ndjente ritmin e frymëmarrjes të Robertit t’i ngrohte qafën dhe kënaqej teksa vallëzonte me të. Ai ishte i shëndetshëm, i pashëm, fisnikëria e tij binte në sy dhe vallëzonte shumë bukur. Vazhdonte të këndonte lehtë nëpër buzë. Hapi sytë, i buzëqeshi atij dhe ngriti paksa zërin, bashkoi atë me zërin e tij. Ai e afroi më pranë vetes. Sytë e bukur, buzët e tejhapura nga buzëqeshja, e brishtë, lozonjare ajo vallëzonte lehtë si fllad pranveror që përtërin qelizat e trupit dhe ai më shumë se kaq lëvizte pas hapave të saj dhe shijonte nurin e bukurisë së saj. Era qeshi. Po kështu edhe ai. Ia mbante dorën e majtë të saj lart shtrënguar në të tijën, dhe dorën e djathë e kishte në shpatullën e saj. Ndjehej e lehtë pendë sikur këmbët nuk i preknin në dysheme. Kur mbaruan së kënduari serenatën, ajo ishte pafrymë. E përflakur, e lumtur ajo i buzëqeshi Robertit dhe i erdhi keq që serenata mbaroi. Sytë e tij shndërritën dhe ai nguli ato në të sajat. Ai vetëm i buzëqeshte. Mbylli sytë përsëri dhe kredhi gjoksin në të tijin. Ndjehu barkun t’i prekte orën e xhepit, ngrohtësinë e trupit dhe aromën mashkullore përzier me atë të kolonjës. Kofshët e saj prekën të tijat dhe ata filluan të mërmërisnin serenatën dhe vallëzonin përsëri. Ajo ishte aty ku ajo dëshironte, aty ku i përkiste e kishte bërë zgjedhjen e saj. Nuk kishte rëndësi mosha e Robertit. Për momentin ajo kishte gjetur diçka, kishte gjetur atë që kishte ëndërruar, pjesë e dëshirës dhe që vërtet ekzistonte në jetë. Ajo kishte gjetur veten e të vërtetën në mirësinë e shpirtit të tij.

 

“Era”,- i mërmëriti ai emrin rrëzë veshit. Kishte diçka intime në atë pëshpërimë që e bëri t’i kalonte valë e nxehtë në tërë trupin deri në thonjtë e këmbëve.

 

“Po”, – i tha ajo duke zmbrapsur disi kokën dhe i buzëqeshi. Ja hodhi krahun rrotull qafës dhe me gishtat i përdridhte flokët. Sytë e tij përshkënditën, ai afroi kokën shumë pranë të sajës. Roberti mbylli sytë dhe e puthi atë. Ajo u kredh e tëra në atë puthje. Kishte provuar edhe më parë puthje nga i dashuri i saj, që ishte shumë më i ri se Roberti, dikë që ajo e pat njohur në internet e mendonte se ishte në dashuri me të. Por kurrë nuk pat qenë si kjo puthje…Roberti ia hodhi krahët rrotull qafës dhe me gishtat e njërës dorë i zgjidhi nyjen e lidhëses të flokëve. Ato i ranë mbi supe deri poshtë belit. Ia morri buzën e sipërme mes dy buzëve të tij dhe kur ajo hapi gojën plotësisht gjuha e tij i ngacmonte gjuhën. Ajo u lëshua e tëra në gjoksin e tij dhe trupin ia përshkoi zjarrmia. ”Era”! Ai përkuli kokën dhe thithte aromën e gushës e shpatullave të saj. Duart e tij mbërthyen gjiret poshtë shallit që ajo e mbante akoma. Kur ngriti kokën flokët e shpupurisur i ranë mbi ballë, ajo dalloi sytë larushë të tij të shndërrisnin nga pasioni. “Oh, sa të dua! Sa dua të jemi në shtrat, dua të hyj brenda rrobave tënde,- i belbëzonte ai. Ajo e dinte, e ndjente atë përtej cdo dyshimi se ai nuk e kishte detyruar atë, të vinte aty, apo thjesht për një puthje , por dicka më shumë se kaq. Ata ishin dashuruar që me shikimin e parë, aty në auditor teksa ai jepte leksionin, ndërsa ajo e dëgjonte dhe vështronte me vëmendje. As vetë nuk e kuptuan si dhe pse ndodhi, vetëm kur një ditë e panë veten në krahët e njëri tjetrit. Ajo nuk kishte bërë dashuri më parë, përveç disa puthjeve, kur Enoja vinte dhe e takonte. Ndodhej mes dy dashurive. Ky mendim e rrënqethte. “Po, edhe unë atë dua,- i tha ajo mbytazi, me zërin që nuk i ngjasoi si i saj. Ishte çliruar nga ankthi i fjalëve, kishte fituar dëshira e pasioni, liria e zgjedhjes së saj. Marrëzia e saj! Ai e tërhoqi më pranë vetes dhe buzët e tij mbuluan të sajat.

 

-Do të jetë mrekulli! Natë e paharruar! Ai ziente përbrenda për të, asnjëherë nuk kishte ndjerë aq shumë për asnjë grua tjetër në jetë. Biles as për Meremen! Ai admironte, dashuronte në marrëzi vajzën me flokë gështenjë kaçurrela dhe emrin ERA! Në këtë moment ai nuk imagjinonte askënd, më të bukur e më të dëshirueshme se ajo. Me ngadalë ia hoqi të gjitha kapset e flokëve. Gishtat e tij përshkonin ato dhe mundohej t’i shtrinte kaçurrelat. I mblidhte shuk në dorën e tij, afronte fytyrën e saj pranë dhe i puthte sytë, hundën, gushën, faqet dhe buzët.

 

– Do të jetë e mrekullueshme, – i tha ai

 

-Unë jam studentja jote,- i tha ajo dhe i puthte mjekrën.

 

-Jo sonte,- i tha ai duke ia marrë buzët në të tijat. –Sonte ti je e imja….

 

-Dhe sonte ti je i imi,- e plotësoi ajo.

 

-Po sonte,- i tha ai dhe i puthi përsëri sytë e mbyllur, buzët, gushën, gjoksin.

 

-Sonte, Era ime! Ai ia hoqi shallin dhe e flaku mbi karrigen pranë dhe me dorën tjetër uli zinxhirin e fustanit të saj nga mbrapa. Ndjehu gishtat e saj të dridheshin teksa ajo i lëmonte flokët, buzët dhe trupin t’i dridhej. Ajo u shtri në krevat dhe vështronte Robertin të hiqte rrobat e tij. Ai i buzëqeshi dhe hyri në krevat. E mori poshtë vetes, dhe vuri duart nën të, Ngadalë mundohej të penetronte. Ajo ofshante lehtë në çdo përpjekje të tij, ai ndjente trupin e saj të ngrohej dhe piklat e djersës. Dëgjonte ritmin e frymëmarrjes së saj dhe krahët e saj që e tërhiqnin më shumë pas vetes. Ajo ishte e virgjër. Roberti priti derisa ajo u qetësua dhe penetroi përsëri e përsëri derisa ai dhe ajo arritën momentin e bekuar. Ai ofshau thellë përkundrejt fytyrës së saj dhe lëshoi gjithë peshën e trupit mbi trupin e saj të ngrohtë. Ashtu të bashkuar shtrinë këmbët, të përqafuar e të lumtur prisnin agimin e ditës së re…

 

Ajo ishte vajzë e re plot ëndrra dhe sekrete, studentja e tij, ndërsa ai ishte i thyer në moshë, pedagogu i saj, dhe në atë natë dimri të Krishtlindjeve me stuhi bore ata kaluan natën më të bukur, të jashtëzakonshme e plot pasion të jetës së tyre. Era Pishtari i jepte kurajo vetes ta harronte atë natë, por nuk mundej. Ditë e net të tilla do të vinin më pas, sa Era do të dëshironte të flakte të gjitha sekretet e saj, -përveç se një- të fitonte zemrën fisnike të Robert Aleksit,-jo të Pedagogut, por të njeriut që ajo tashmë dashuronte….

 

“…Era….!” Ajo u zhduk katër vjet më parë dhe ai shpesh e detyronte veten të mos e mendonte apo ta sillte në kujtesë emrin dhe fytyrën e saj. Por ishte e pamundur ! Ajo ekzistonte në mendjen e përfytyrimin e tij. Befasohej gjithmonë në veten e tij, me sinqeritetin dhe sfidën e ndjenjave. Dhe ja pas një kohë tejet të gjatë e të vështirë, kur gjithçka tashmë dukej e qetë, kur ndjenja e trishtimit nuk i hiqej nga shpirti, Era thyen heshtjen duke i telefonuar. Gjatë gjithë atyre viteve edhe kur ishin bashkë , kjo ishte hera e parë që ajo i telefonte. Era ishte e heshtur gjithmonë. Fytyra e saj fliste gjithçka. Kujtimet vërshuan në mendjen e tij, u ngulën si thika me dy presa në zemër. Atë ditë Roberti si zakonisht qëndronte poshtë blirit sipër në Belvedere, ku takoheshin gjithmonë, larg syve dhe vëmendjes të të tjerëve. Si në pëllëmbë të dorës shihte grupet e studentëve në oborrin e Universitetit dhe kërkonte me sy Erën. Ai e dallonte atë mes turmës së tyre nga flokët, buzagazi dhe mënyra çapkëne si ajo fliste me shokët e shoqet e kursit. Filloi të shihte një nga një fytyrat. I tha vetes ndoshta ajo kishte planifikuar ndonjë të papritur. Ajo ishte e tillë. Gjithmonë e befasonte me surpriza. Futi dorën në xhepin e xhaketës dhe preku medaljonin gdhendur me gur argjendi. Brenda ishte fotoja e tyre, duke qeshur atë natë në dhomën e hotelit. Atë natë ai e puthi atë. Edhe ajo e puthi atë natë! Bënë edhe dashuri atë natë! Po shqetësohej që nuk po e shihte dhe valë e nxehtë i kaloi poshtë këmishës dhe kollaros. Po sikur, Era?! Të gjithë e njihnin Erën!

 

Por askush nga ata nuk e dinin ku ishte Era! Nuk lëvizi nga vendi megjithëse kaloi më shumë se një orë e ajo nuk po dukej. Çfarë do të mendonte ajo për të, në rast se vinte e ai nuk ishte aty??? Do të mërzitej shumë e mendonte se ai ndërroi mëndje. Do të hidhërohej e trishtohej. Ora shënoi dhjetë e mbrëmjes dhe Roberti ishte akoma aty mbështetur te pema shpresëhumbur, gërvishte medaljonin në xhep. “A e kini parë Era Pishtarin?!- pyeti me zë të lartë askushin. Zëri i tij ushtoi në atë park të heshtur e braktisur nga Era! Pastaj i dëshpëruar ulërinte dhe gërmonte tokën, shkulte barin, shtrëngonte grushtat e mbushur plot bar.

 

Era!, -thërriti përsëri. Jehona e emrit të saj u dëgjua larg-larg e kurrë nuk ndali. Era, vajza që e kishte dashur me shpirt, vajza që kishte hapur dhe mbyllur derën e zemrës së tij. Përjetë!

 

***

 

Roberti u akomodua në hotelin në qendër të qytetit. Ishte ulur në sallonin e madh të tij në pritje të Erës. Era po zbriste ngadalë shkallëve të hotelit. Pastaj doli në një korridor të vogël e të shkurtër, ndjehu zhurmën gumëzhitëse dhe erën e këndshme të kafe ekspres të vinte nga banaku. Kur pa Robertin ulur në kolltukun prej lëkure, zemra filloi t’i rrihte. Të njëjtën gjë mendoi edhe për atë, ndoshta zemra e tij rrihte më fort. “Nuk paska ndryshuar shumë”, – i tha vetes. I duhej ta mblidhte veten dhe të tregohej e fortë, pse jo edhe e mençur. Ia hodhi sytë pikturës në të djathtë. Kishte filluar të plasaritej vende-vende. “Si piktura e jetës sime!- i foli përsëri vetes. Iu afrua pranë. “Era”-dëgjoi zërin e njohur të profesorit. Mori frymë thellë.

 

-Profesor,- shqiptoi ajo. -U gëzova që kini ardhur dhe takohemi përsëri. Roberti heshtas ia mori dorën në të tijën.

 

“Era Pishtari,- tha ai më në fund duke i buzëqeshur lehtë. Sytë iu mjegulluan, por megjithatë nuk ia hoqi vështrimin. “Çfarë i ka ndodhur Erës?? Pse fytyra e saj është e zbehtë, bukuria sikur është venitur?? –pyeti veten i tronditur. U ulën të dy përballë njëri-tjetrit. Era e kuptoi shqetësimin që pësoi Roberti kur e pa atë. Për të ndryshuar atmosferën ishte gati t’ia fillonte, t’i thoshte pse e telefonoi dhe dëshironte ta takonte.

 

-Kam kaluar një periudhë shumë të vështirë. Kam marrë disa vendime shumë të gabuara dhe zgjodha t’i mbaj sekret, ta vuaj atë të fshehtë për vite. Qerpikët e syve iu puthitën së bashku, por Roberti nuk foli. Vazhdonte ta dëgjonte.

 

-U largova pa të thënë as edhe fjalën “mirupafshim”, duke flakur kështu lumturinë e atyre viteve. Erdha të jetoja në qytetin tim, që e quaj më të mrekullueshmin në botë. Kishte momente e mendoja se e kisha humbur përgjithmonë. Përpiqesha të mos mendoja, të harroja, se çfarë kam bërë dhe çfarë humba. Mundohesha ta mposhtja emocionin që më kapte, në mënyrë që unë të jetoja jetën të paktën paskëtaj, çdo ditë! Fytyra e Robertit ndryshonte nga emocionet, ndërsa Era fliste. Kur u ktheva në Vlorë takova Enon, me premtimin se ai do të martohej me mua.

 

-Kë? Kush është Eno? – e pyeti Roberti me sytë e zgurdulluar dhe zë të dridhshëm.

 

-Eno, është doktori që unë dashuroja. Ai që njoha në internet!

 

-Ti kurrë nuk ma kishe përmendur emrin e tij,- i tha ai nëpër dhëmbë.

 

-Mundohesha t’i rezistoja atij tundimi, mos përmendja emrin, për të parë fytyrën tënde sepse unë e dashuroja atë. Unë isha në dashuri me ty, dashuri që nuk doja ta humbisja, por që e humba. Ishte diçka e çuditshme si ato brengat që të mbajnë mbërthyer e nuk të lëshojnë. Unë isha e detyruar të lodroja mes dy dashurive!

 

-Era, nuk po të kuptoj çfarë dëshiron të thuash?- e pyeti. Era shkundi kokën. Ajo pikërisht për këtë i kishte telefonuar dhe kërkuar Robertit të takoheshin aty. Kishte vendosur t’i tregonte gjithçka që nuk po dinte si e nga t’ia fillonte.

 

-Unë kurrë nuk do ta takoj më Enon. Ishte diçka që erdhi krejt si shigjetë dhe shpoi zemrën time tejpërtej. Më dhembi shumë, sa edhe sot po e vuaj. Eno më tha se ai ishte i martuar dhe se jeta është e shkurtër e nuk mund të prishte familjen. Por ajo kohë, ai moment dhe zhgënjim, ishte mjaftueshëm për të mësuar se ju nuk mund të mbani sekrete nga njerëzit që ju dashuroni. Sepse kështu ju do të keni plotësisht lumturinë e dashurisë së tyre, siç ishit ju, profesor!

 

-Unë nuk jam më profesori tënd.. Jam Roberti, i dashuri yt, kështuqë nuk duhet të mbash sekrete më…..-e ndërpreu ai.

 

-Dashuria për ty, më thoshte se duhet të bëhem e fortë. Vetëm në këto vite kanë ndodhur gjithë këto,– i tha ajo. Tundte kokën. As ajo, as Roberti nuk thanë as edhe një fjalë të vetme për një kohë. Të dy notonin në mendimet e tyre.

 

-Është hera e parë që unë kam dëgjuar nga ti të flasësh kaq shumë, në këto vite që ne të dy njihemi,-i tha ai përmallueshëm.

 

Cepat e buzëve të saj dridheshin.

 

“Era”,- Roberti shqiptoi ëmbël dhe butë emrin e saj.-Më kujtohet kur ti i lidhje flokët bisht mbrapa, tundje atë sa majtas –djathtas, zbardhje dhëmbët , duke më treguar diçka që ti kishë bërë apo mësuar, gjallëroheshe dhe dëshiroje aq shumë ta bisedoje me mua. Bëja gjithçka vetëm ti të ishe e gëzuar dhe e lumtur. Plot pyetje që ti kërkoje përgjigje nga unë. Ndjehu e lirë Era, çfarë kërkon nga unë tani!

 

-Po ju them atë që kam mësuar nga jeta. Kam mësuar se sekretet mund ta shkatërrojnë dikë. Është më keq ta mbash përbrenda. Roberti përpëlitëte sytë nga padurimi për të mësuar çfarë kishte Era. Ai nuk ia ndante sytë. Ajo u çua në këmbë. Qëndroi për disa çaste ashtu humbur në sytë e tij. Iu afrua dhe u ul në një kolltuk me të. Ngjitur më Robertin.

 

-Dëgjo Robert, unë po të tregoj të vërtetën. Unë mund të humbas gjënë më të madhe e të shtrenjtë që unë kam tashmë ,-jetën! Unë jam shumë e sëmurë. Kam një sëmundje të pashërueshme…… Po ta them këtë se dua të ndjehem e lirë, por kjo mund të çlirojë edhe ty nga ankthi…,- i tha ajo duke e përqafuar mes lotëve dhe ngashërimit. Ai e shtrëngoi fort pas vetes dhe i fërkonte kurrizin, flokët, duart…

 

-Unë jam këtu përsëri, Era ime,. Jemi përsëri bashkë, – pëshpëritëte duke e shtrënguar fort. Lotët e Robertit lagnin gushën e saj.

 

-Hajde të shkojmë lart në dhomën time,- i pëshpëriti ajo. Të dy morën ashensorin.

 

-Këtu është më qetë të bisedojmë, – i tha ai. Roberti tentoi ta puthte në faqe. Era tundi kokën, duke i thënë jo, biles pa i thënë asnjë fjalë. Pastroi fytin, të cilin e ndjente të ngarkuar nga pështyma. Përpiqej të mbahej e ndjente praninë e Robertit. Ai vetëm e vështronte dhe kujtonte fytyrën e saj rrëzëllitëse, ku çdo tipar i ngjalltë një kujtim. Teksa ai vazhdonte ta shihte, Era kujtonte fytyrën e tij ashtu siç e pat njohur, ashtu si ajo do ta kujtonte gjithmonë.

 

-Dua të them pse unë u largova ashtu fshehtas ditën e diplomimit, -i tha Era në qetësi. Toni i zërit, që doli nga brenda saj, e befasoi edhe atë vetë.

 

-Tashmë ajo i përket të kaluarës, Era. Nuk ka rëndësi më. Ne jemi bashkë. Unë të dua Era!

 

-Edhe unë të dua Robert!!

 

-Por unë dua që ti të mësosh gjithçka! Sepse ka një grimë brenda meje, që ti nuk e di akoma. Roberti dëshironte të fliste por Era e ndërpreu, duke i vendosur pëllëmbën mbi gojë.

 

-Lërmë të mbaroj, Robert!-i tha ajo. Roberti puthi pëllëmbën e saj. Era qau me ngashërim. Më pas largoi atë. Vuri duart rrotull gjunjëve dhe vazhdoi të fliste:

 

-Unë u ktheva në qytetin tim, për të punuar dhe martuar me Enon. Por, si të tregova më parë, ai ishte i martuar. Kur mësova të vërtetën, pësova tronditje e dëshpërim të thellë. Nuk dija ku të shkoja. Merrja tableta të qetësohesha. Dëshiroja të telefonoja e të tregoja gjithçka, por mendova se ti kishe qenë i zëmëruar me mua. Nuk kisha me kë komunikoja e të shkëmbeja një mendim. Isha e vetmuar. Roberti,  me duart që i dridheshin, ledhatonte fytyrën e saj. Era vuri përsëri duart rrotull gjunjëve. Mori frymë thellë.

 

-Ti, Robert ishe e vetmja gjë që nuk mund të harroja. Më duhej të sakrifikoja dashurinë tonë dhe kjo pothuajse më rrënoi shpirtërisht. Unë kurrë nuk kam dashur njeri tjetër që atëherë kur Eno më la. Dhe ja ku jemi të dy përsëri.

 

Era qante. Lotët rridhnin nëpër fytyrën e saj të zbehtë.

 

– Robert, e di, e ke të vështirë të pranosh të vërtetën, por ai që më zhgënjeu është doktori, Eno Aleksi, biri tuaj!!!

 

-Eno, Eno! –Roberti shqiptoi emrin e tij, gjaku i ngriu në venat. Shtrembëroi fytyrën nga dhimbja që ndjehu në gjoks. Ai vështronte atë të qante…

 

***

 

Roberti formoi numrin e telefonit.

 

-Po, baba, – u përgjigj Eno. Roberti mbylli sytë. Ndjehu lotët e nxehtë t’i binin faqeve. Ndolli hundët dhe fshiu ato me kurrizin e dorës.

 

– Baba, fol çfarë ke? Je mirë? Mos je i sëmurë?

 

-Jo, jo, unë mirë jam, por….. – iu përgjigj me ngashërim. Nuk mundej të fliste.

 

-Baba, ti po qan,?! Çfarë ka ndodhur tregomë?- dëgjonte zërin e shqetësuar të Enos.

 

-Era, Era Pishtari! Është shumë e sëmurë…, -i tha mes gulçimeve ngashëruese. Mbylli telefonin. Ecte në korridorin e spitalit drejt dhomës ku dergjej Era. Zilja e telefonit ra disa herë, por ai nuk e ngriti. Ishte Eno! U ul me ngadalë anës shtratit. Era hapi sytë. Lotët filluan të dilnin nga sytë e saj të lodhur. Roberti ia fshinte ato me pëllëmbën e dorës.

 

-Era, të dua shumë!

 

-Unë të kam dashur tërë jetën time, biles edhe kur ti nuk ishe, -pëshpëriti Era.-Do të bëjmë dashuri si atëherë? Por…, unë nuk jam më e bukur!

 

-Unë kurrë nuk do të largohem nga ty, Era ime, – i tha Roberti. Buzët e tyre u puthitën dhe pëshpëritjet e ëmbla u shkrinë në gojën e njëri-tjetrit. Roberti e mori ndër krahët e tij. Ajo po ashtu hodhi të sajat rrotull shpatullave ende të forta të tij, për të mos u ndarë më. Gjysma e hënës doli nga reja dhe ndriçoi dritaren pranë shtratit dhe buzëqeshjen e fytyrës së të dyve. Roberti hyri në shtratin e saj. Ajo mbështeti kokën në krahun e tij. Ashtu gjysmë i ngritur, i përkëdhelte buzët, sytë, flokët ia largonte nga balli, të tjerat ia shtrinte më gishtat përgjatë gjoksit. Era mbylli sytë. Thithi ajrin që hynte nga dritarja e hapur. Hapi përsëri ato, kthehu vështrimin nga Roberti. Sytë e tij lotonin. Ai i buzëqeshi dhe kthehu kokën mënjanë të fshihte lotët. Era psherëtiu thellë. -Robert, unë…unë…nuk do të largohem pa të thënë mirë u pafshim më,- i premtoi ajo me zërin e vakët.

 

-Era, je mirë?!- e pyeti ai i shqetësuar.

 

-Ndjehem e lehtë, disi ndryshe, e lehtë nga koka në këmbë, – iu përgjigj ajo ngadalë. Era për çudi ia dha të qeshurës. Edhe ai i buzëqeshi.

 

-Puthmë, Robert, puthmë, një shtjellë e bardhë ajrore po më çon lart në qiell… – i pëshpëriti ajo. Roberti ia zbërtheu kopsat e këmishës. Era hapi krahët, përqafoi Robertin dhe gjithçka përreth. Pastaj ajo, ia nguli sytë Robertit dhe me gishtërinjtë tregonte qiellin e errët dhe hënën që e ndriçonte atë. Mbështeti kokën në gjoksin e Robertit. Era Pishtari psherëtiu lehtë dhe mbylli sytë!

 

Roberti e afroi më shumë pas vetes. Vuri buzët mbi ballin e saj dhe ngashërente…

 

***

 

Kishte gjithë ditën shtrirë në krevat. Meremja hyri në dhomë me tabakanë në dorë.

 

-Të solla kafenë. Shumë ftohtë këtu. Ndize kaloriferin të ngrohet dhoma,- e qortoi ajo. Roberti nuk i foli. Mbi komodinë i zuri syri një libër. Lexoi titullin “Hani dhe i biri”, autori Maksim Gorki. I hodhi vështrimin mendueshëm e çuditës të shoqit.

 

– Është libër shumë i vjetër, – mendoi.

 

Largoi paksa librin dhe vendosi tabakanë pranë. Mori librin në dorë dhe po shfletonte. Roberti u çua paksa, si u mbështet në krevat filloi të pinte kafenë. Ra zilja e telefonit. Meremja nxitimthi doli nga dhoma për në kuzhinë. Ngriti telefonin. Ishte i biri, përsëri. Me telefonin në dorë u kthye në dhomën e gjumit.

 

-Është Eno. Kërkon të flasë me ty, Robert. Foli djalit të lutem, – i tha ajo duke këmbëngulur. Roberti la kafenë mbi komodinë dhe mori telefonin,

 

– Eno, t’u rrojë vajza, – e uroi Roberti qetë.

 

-Baba, e di si ja vura emrin vajzës, Era, Era! , – i tha i biri duke qeshur dhe lotuar.

 

Sytë e Robertit rrëzëllyen nga rrebeshi i lotëve që nuk mundi t’i mbante. U çua vërtik nga shtrati. Merjemja shikonte e shtangur çdo veprim të tij. Roberti hapi dritaren. Jashtë kishte filluar të frynte era e jugut. Po shkrinte borën. Bashkë me të edhe ftohtësirën e shpirtit të tij.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s