Poezi nga Manushaqe Toromani
NË GOTËN E VERËS
E mbytur në helmin e trishtimit
Në gotën e verës mjaltohem.
Kthej të parën, të dytën
Të tretën e me radhë.
Trishtimi bën sikur largohet
E kënaqem, kënaqem pa të
Nën shoqërinë e verës
Dëfrehem.
Prapë përbrënda kam një merak:
Pas derës aty…
Trishtimi farmak?
KANDILI I SHPIRTIT
Hidhi pak vaj
Kandilit të shpirtit
Të duhet dritë
Në rrugë ka errësirë
Nuk ke ku shkon
Do thyesh qafën
Dorën askush nuk ta zgjat
Bëje, sa nuk është vonë
Ndryshe ulog do mbetesh,
Përgjithmonë.
RREGULLAT DO THYEJ
Sot do kthehem vonë në shtëpi
Rregullat do t’i thyej
Me miq e shoqëri
Një got më shumë do pi.
Kur të kthehem dehur s’do jem.
Do t’i heq këpucët
Zbathur këmbët,
Le të bjerë dhe shi,
Ombrellë s’do mbaj.
Kur njerëzit ecin ngadalë
Unë vrapit do t’ia daj.
Do thonë është e çmëndur
Do më lënë rehat.
Gjith bota do duket imja
Rregullat do thyej prapë.