POEZIA SI PIKËLIM I BRENDËSHËM I SHPIRTIT POETIK / Nga Gëzim Ajgeraj

POEZIA SI PIKËLIM I BRENDËSHËM I  SHPIRTIT POETIK

 

 

gezim

Nga Gëzim Ajgeraj

 

Poezia e autores Vera Istrefaj, nuk vuan nga e kaluara e errët, nga izolimi, diktaturat e sistemet të cilat njëherë e përgjithmonë kanë përfunduar mallkimit të kohë-shkuarës.

Por as vargun nuk e vë në për asnjë çast në shërbim të sistemeve apo politikave ditore, të cilat një ditë do të përfundojnë si ajo e shkuara, ndërsa vargjet dhe poezia mbeten të përjetshme.

Zëri i brendshëm i saj, që shkrihet si pikëllim shpirtëror dhe pikëlon vargjeve, është burimi i muzës për fjalën, e cila pasqyron  individualitetin krijues të saj  dhe botën prej nga ajo gjithmonë niset me fjalën, për ta shkrirë në poezi.

Vargun e trajton si një  dritë në vizion, që buron nga një ndjenjë e brendshme shpirtërore, e cila rrjedh pandalshëm dhe merr trajtat e komunikimit me publikun e gjerë, si një rreze që përhap dritë.

Falë këtij individualiteti , ajo tashmë në poezinë e saj ka ngritur stilin dhe botën krijuese, e cila e bën  të dallueshëm me individualitetin e saj krijues.

 

 

946167_1126812234025797_5217559596557279584_n

Vera Istrefaj: VESË SHPIRTI, botoi: Metafora, Prizren, 2016

 

Vera Istrefaj, tashmë autore e disa librave me poezi, në vazhdimësi po shpalos vlera të artit letrar dhe të fjalës së bukur artistike, në poezi. Poezia, si shprehje dhe art i shpalosjes së ndjenjave të brendshme të botës njerëzore, në raport me jetën dhe kohën që jeton, autores  i është bërë udhërrëfim kronik, brenda së cilës ajo paraqet ndjenjat dhe përceptimin e saj për jetën.

Nëpërmjet vargut të saj, ajo gjithnjë e më shumë, shpalos metafora të bukura, të cilat si tërësi në varg, japin peisazhe, shprehje, forma të prezantimit të gjërave, të cilat për kah akceptimi letrar, janë shumë të bukura: … / Dridhet zemra / si gjethe vjeshte / furtunave të shpirtit/… /Po fundosen ëndrrat/… IMAZH

Stili i metaforave, të cilat kjo poete i sjell, i takojnë metaforës brenda vargjeve, duke përdorur në vazhdimësi fjalorin e përditshmërisë së fjalëve.

Një formë shumë e pëlqyer dhe e aplikuar në poezinë e sotme moderne. Pra, autorja nuk vrapon pas fjalëve, por brenda vargjeve, ajo fsheh një botë të thellë metaforike, që vargut vibrojnë lehtazi metaforat e muzës së një mendimi po aq të thellë, por me akcent të lehtë të kapjes së tyre, nga lexuesi: … / Tutje darë e mendimit,/ librin e ëndërrave  / mos ma shfleto! / S’po i gjej dot një varr / Trishtimit / …/ ABSTRAKSION/

Edhe libri “Vesë shpirti” që po vjen përpara lexuesit, vjen ndjeshëm, me ato vlerësime që u thanë më lart, por tani më me një profesionalizëm që brenda një finese të hollë të mendimit, shkrihet në vargje, një botë e tërë e poeteshës Vera Istrefaj.

 

vera istrefaj 2

Vera Istrefaj

 

 

Poezia si shprehje e mirëfilltë e mendimit

 

… / Në skërmitje dhëmbësh / akulli i kohës /

më mundon, / e zjarri i zemrës,  bubulak / shkrumbon/ Sa pak kërkoj nga jeta, / sa pak!/ …/ E s`më ofron / Asgjë /…/ AKULLI I KOHËS/

Dihet mirëfilli se tani më kjo autore, ka disa libra me poezi, dhe me individualitetin e vet krijues dhe poezisë që e prezanton, ka hyrë në radhët e krijuesve të cilët gjithnjë e më shumë po dëshmojnë e po lënë emër në letrat shqipe.

Kjo dëshmi, është fakti se ajo në vazhdimësi po krijon dhe prezanton përpara lexuesit, botën shpirtërore të saj, përmes vargjeve të bukura e artistike.

Stuhisë së shpirtit tim

veç vargu në rrëfim

Dhe ky sukses i saj, e radhit atë në vlera të mirëfillta të vargut të krijuesve, që nuk i shkëputen artit, por jetojnë me të, pranë tij dhe e prezantojnë atë në vazhdimësi.

Poezia e Vera Istrefajt, si tërësi shpalos botën e njeriut tonë, të njësuar brenda artit të vargut, që si tërësi njësohet brenda metaforave  të mendimit nga botëkuptimi i brendëshëm poetik.

Brenda këtij njësimi, e gjejmë kohën, krijuesin dhe hapësirën e saj dhe rapoortin me kohën. Dhe nga një botë individuale, vargu vjen e shëndrrohet si mendim artistik, i kapshëm për realitetin shoqëror, të cilit i dedikohet. Megjithatë, përgjithësisht, poetja vargun e saj e nis nga brendia e vetë, si një shpalosje e brendshme individuale, , pa ndonjë synim dhe personifikim të jashtëm.

Le t`i nisin fjalët / pranga për to s`kam / Po më rimon shpirti / si ky shi mbi xham / Vargu fluturon / Petal më petal / Me rrezet e shpirtit / ngrohur e kam / e udhëtimin e tij / asgjë s`e ndal /. (FLATRA NË FJALË).

Pjesa më e madhe e poezive të kësaj poeteje, shpalosin dromca mendimesh të çastit, të cilat në përpunimin artistik të shplosjes së tyre, marrin trajtat e vargut, duke shhpalosur me to, refrenin e ndjesisë individuale të përjetimeve të çastit dhe frymëzimit, që vjen si një burim i brendëshëm dhe i pashterrshëm tani më tek kjo poeteshë.

Kjo për faktin, se ajo tani më po vjen me librin e gjashtë të saj, dhe në vazhdimësi po dëshmon stilin dhe veçantinë e saj krijuese, brenda finesave në varg, duke dëshmuar ndjeshmëri të hollë për mjeshtrinë e artit të bërjes së poezisë.

Duke i lënë hapësirë lexuesit, për një imazh personal për vargun që do të lexojë në vazhdim, do të shkëpusim edhe disa vargje, për ta plotësuar atë që thamë më lart: / Këngë e pakënduar / valë e zemrës sime / Në pentagram / dridhjet e shpirtit / Kujtimet / valëzojnë trazirave / Nostalgjia / ra mbi zbrazëtinë / e etjes sime /. ( ZBRAZËTIRË).

Le t’i urojmë suksese dhe ngritje të vazhdueshme, vargut të poeteshës Vera Istrefaj, ashtu siç do t’i dëshironim edhe sukseseve të saj në artin e poezisë.

 

 Zvicër, janar, 2016

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s