Rreth librit “Tingujt e shpirtit” të poetes Mimoza Pulaj / Nga Mark Simoni

Rreth librit “Tingujt e shpirtit” të poetes Mimoza Pulaj

 

 

mark simoni

Nga Mark Simoni

 

Kur mora në dorë librin e Mimoza Pulajt mendova dy gjëra. Së pari më shkoi mendja t’i kthehesha dhe një herë leximit të shumë shkrimtareve italiane që kisha lexuar ndër vite. Jo vetëm i shtyrë nga ideja që poetja jonë e ka arealin e krijimit pikërisht në Itali, por dhe për të parë a ka autorja jonë të njëjtën staturë dhe maturimin e poeteve të kultivuara italiane. Më erdhi mirë që më rezultoi se po. Mimoza Pulaj qe po aq interesante, aq e maturuar, aq përfaqësuese e denjë sa dhe simotrat e saj, qe po aq e frymëzuar, aq e vecantë nga koleget e saj të atjeshme. U ndala në poezitë që kishin të njëjtin target, kishin të njëjtën temë apo fokus dhe krahasoja Pulajn me italianet.

Lexova poezinë “Lundrim” të MARIA TOSCANO. Dhe pastaj vargjet e frymëzuara të shqiptares: “…Shpërhapur nga muzika / Dashuria e mjegullt kthehet…”  Dikund mu kujtua poezia “Mendimi” i GRACIELA PARRA, dhe u ndala në poezinë “Lutja” të Mozës. “…Si një formë të menduari / Fluturon e has në një bashkësi të cuditshme. RITA MORANDI ka poezinë “Mungesa” dhe Pulaj: “Për të mbushur zgavrën e zemrës / tek dëgjojmë heshtjen….” “Në dhomën tënde” të LUISA PINCOLA dhe pastaj e njëjta dritë e ëmbël e Mozës, “..Jeta smund të flasë me shpirtin që rri në një hije / Që ia ka zënë frymën mendja e zbehtë e lodhur.”. Mu kujtua poezia e FRANCESCA SERAGNOLI “Asnjëherë të përpikët” dhe pastaj pashë poezin “Teorema e Pitagorës” ku poetja jonë thotë: “Sekreti im mësonte / ëndërrat me mua në heshtje.  ROZANA LENA  me poezitë “Tri gratë” dhe Pulaj “…Shtërngimi i një dore, i ngrohtë do ta zbusë dhimbjen tënde / Falma dritën e shpirtit. Poetja italiane IZABELA LEARDINI ka nje poezi “Te humbas”, ndersa autorja jonë “…Jepmë fuqi / dhimbje si gjithmonë e pamëshirëshme. Diku kisha të hedhur në një skedë poezinë “Të moshuarit” e CLAUDIA MOSCATO dhe mu kujtua pikërisht kur lexoja “Mbi supet e atit” të Poetes shqiptare,  “…Mbetesh pa frymë / teksa zgjërohet horizonti.” Para shumë vitesh pata lexuar “Mrekulli e papërfunduar” të ERICA CROSARA dhe tani “Gjallimi im” të Pulajt.  “…Fle përhumbur në honin e vetes / Luan me përmasën e të pamatshmes.”.

 

 

12607345_1736405279921923_2031285876_n

Tingujt e shpirtit

 

Së dyti desha të shoh në librin e saj sa femrore është poezia e Pulaj, a ka substancë të tillë.

Garsia Lorka në një ese për NINULLAT thotë “Tek vargjet e një gruaje ka përherë dicka që të ven në gjumë, ka dicka nga përkundja dhe ninullat”.  Ja cfarë shkruan nëpër librin e saj Mimoza Pulaj   1. Nuk mund të flas nga frika / Se më prishet magjia   2. Si harmonia e së ëmblës nina nana    3. E kaltra e syve tu / kështu ka mbetur    4. Voglushët e mi / Dua të jetoj në ditën tuaj  5. Jam si gjithnë / Një cupulinë.

A ka EROS në poezinë e autores sonë. Pablo Neruda dikun thotë “Erosi dhe në poezi vezullon si një ndjesi, dhe shpesh ka më shumë forcë se vetë fjala”. Të shohim vargje të ksaj ndjesie që autorja i shkruan me një elegancë të pashoqe, vargje gati fragile, delikate, të ujshme.  1. Parfum dehjesh puthjesh të pafundme  2. Dihatjen e saj prej fryme   3. Sic preket një trup i përkëdhelur nga shikimet e pafund.  4. Dehesha me aromën e prekjes që më qarkonte  5. Verbuar humbëtirës për të rilindur 6. Buzët e zjarrta si një puthje përvëluese, si shikimi i së dashurës së parë etj

MUZIKA është një nga magjitë që dallon dukshëm poezinë femrore. Mimoza e ka kudo këtë gjendje, këtë frymë.  Madje kjo më kujton Elvirën e Lë Klezios, Elvirën e bukur që këndonte pyllit të pafund, shtëpi më shtëpi, duke pirë vere e magjepsur njerëzit.  1. Fjalëve të pazëshme / Ngjyrë e ndjesi ua ndërronte në heshtje  2. Kur tingëllojnë boritë e arratisë

Mbasi jemi nën qatinë e Muzës, desha të kujtoj Wolt Witman që shkruan  “Fryma është ajo dihatje që vjen nga nëna e të frymëzon”. pra në aktin e frymëzimit, dhe gjestin magjik të shkrimit më duhet të përmend dhe dy vargje të hedhura në librin e autores  1. Gati erotike / muza i përshpërit frymës sime / Dhe ndez një zjarr të furishëm. 2. pistës së vallëzimit drejt muzës së tyre.

Të gjitha këto e kanë bërë më shumë nur, sharm e hijeshi poezinë e Mimoza Pulajt, i kanë dhënë dinjitet artit të saj, i kanë dhënë tonus vokacionit të mardhënies që ka kjo autore me letërsinë e vargut.

Por asnjëherë nuk duhet të harrojmë që në librat e përkthyer një pjesë të ndricimit e ka dhe përkthyesi. Kam lexuar gjatë dhe me vemndje librin e kulturologut Umberto Eco Të thuash pothuaj të njëjtën fjalë. Kam parë jo vetëm nga ana teorike por dhe praktika të shumta të stileve, shkollave, tendencave, prirjeve të përkthimit. Dhe them pa mëdyshje, me shumë bindje, me shumë respekt që Natasha Lushaj ka bërë një përkthim të mrekullueshëm. Duke qënë se përkthyesi është një dorëzanë, një besimtar që ka marrë përsipër që ta dërgojë deri tek lexuesi veprën në mënyrën më të mirë e të pa dëmtuar, më duhet që ta uroj dhe Natashën për këtë vepër. UrimeMimoza, Urime Natasha.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s