E tashmja – Pro-etikë / Nga (Hamdi ) Erjon Muça

E tashmja

Pro-etikë

 

 

Erjon Muça

Nga  (Hamdi ) Erjon Muça

 

 

Një historian, i mençur, i ditur, më flet për të shkuarën. E largët, shumë të largët, e paskajshme, e tejskajshme. Të shkuarën ngadhnjimtare e skllavëruese. Të shkuarën që shtohet e rinovohet në çdo moment që kalon ndërsa ai flet: por që mbetet e shkuar.
Po e tashmja….?!

Nuk jam vetëm dhe po dëgjoj. Tani më flet teologu. Nuk e kuptoj se çfarë është. Veledonin e ka jeshil një kryq kelt i varet në qafë, ngjitur me grykëzën e bardhë, poshtë çallmës….

Ai më flet për të ardhmen, pa harruar të shkuarën të cilën e përdor në shërbim të së ardhmes. Më flet për një të ardhme të largët, se si duhet arritur ajo. E megjithëse koha kalon ajo mbetet sërish e largët gati e paarritëshme.
Po e tashmja….?!

E pas tij politikani! Ky kur flet nuk përdor analizat e Historianit, e as urrtësinë e teologut. Flet me fodullëk. Të shkuarën as që e përmënd, pasi ajo që ai ka bërë është nën vështrimin e të gjithëve. Ama në të ardhmen do ndërtojë parajsën…
Po e Tashmja….?!

Filozofi nuk flet gjatë! Ai rri dhe vështron, përqëndron vështrimin diku aq sa duket si në trans dhe si pa vetë-dije më thotë: E ardhmja na lodh, e shkuara na pengon, ndërsa e tashmja arratiset. Duke vështruar nga unë që me vështrim e pyes!
Po e tashmja….?!
Unë i njoh të gjitha ato fraza: E tashmja është apsolutisht ana më e dhimbshme e ekzisencës por provizorisht: E tashmja është e mbarssur me të ardhme…. E të tjera pak a shumë të ngjashme….
Po e tashmja….?!

Ajo duket si e ndyrë, ngaqë askush nuk e përmënd. Si të ishte fëmi i jashtligjshëm, fryt i incestit. Qëndron e palëvizshme mes të shkuarës dhe të ardhmes që ndjek e ndiqet, eksitushëm. Ekzistente e harruar mes kujtesës dhe shpresës. E pashpresë për të bërë pjesë në vemendjen e pushtuar nga kujtesa….

E tashmja: e vdekur kronike që e varros në çdo çast që kalon, e përgjuar e përhershme në shtartin lëngat të vdekjes. E përdhunuar: me qëndrueshmëri stoike përballë ekstazës së shkuar dhe orgazmëz së ardhshme……
19-08-2015