Poezi nga Kosovare Pajaziti

 

kosovare pajaziti

Poezi nga  Kosovare Pajaziti

 

 

Në pritje…

 
Nëse  ke mundësi të qëndrosh në pritje,
në pritje të mbushur me punë.
Të mos ndjehësh i lodhur nga pritja,
sepse edhe pritja është mbetur pa gjumë.

Nëse ke mundësi të guxosh,
të guxosh edhe pa e provuar më parë,
e po dështova ta marrësh si dështimin e parë.

Nëse ke mundësi të fitosh nga humbja,
e fitorën të mos e tretësh.
Në kesh mundësi të buzëqeshësh,
buzëqesh për ti buzëqeshur së pari vetës.

Nëse ke mundësi ta falësh vetën,
kur bota të fajëson pa dashje.
Por, prap të vazhdosh me pritjën,
me pritjën që s’mund të ndahësh.

Nëse ke  mundësi të ecësh,
ec me fjalët e zemrës,se po tu lodhën këmbët
a thua si do mbesësh?

Nëse ke  mundësi të luftosh,
përdorë fjalët e heshtjës,
që të jetosh edhe pas vdekjës.

Nëse ke  mundësi të duash,
duaj së pari pritjën, është ajo që të bëri të durushëm
e ta fali dritën!

 

 

 

Ruaje mirësinë e shpirtit

 

Ruaje mirësinë e shpirtit,
se bota është e mbushur,
me lotët e krokodilit,
me buzëqeshëje përqeshëse
e me përgledhje të rreme.

Ruaje mirësin e shpirtit
dhe mos u thyejë,
kur nga injoranca do të injorojnë,
nga zilia large qëllimeve tua
mundohën të largojnë!

Puno mbrenda teje,
duke u kujdesur për zemrën,
puno jashtë teje,
duke u kujdesur për trupin.

Me mirësin e zemrës,
afro ata që janë ende
duke u mbajtur në shpresat e fundit.
E me fuqin e trupit le hapa të ndritëshëm
që shembulli yt të behët si shembulli i qiriut
që tretë vetën për ti ndriquar të tjerët.

Ruaje mirësin e zemrës
se bota ka nevojë për ty,
ashtu si i verbëri që ka nevojë për sy.
 

 

 

Vargut tim të lumtur

 

Të shkruaj për ty o vargu im,
që e sotmja të mbesë një kujtim.
Të shkruaj për detët që valëzuan
mbi shpirtin tim,
e nga valet e tijë të dallgëzuar
mesova se mund të kesh shpëtim.

Nese mund të shuash furtunën
mbrenda shpirtit,
e ti ndalësh lotët që s’kan dobi
nese bien mbi detin e kriposur.

Nese mund që frikën
e përmbytjës ta kthesh në fuqi të fitorës,
buzëqeshi vargut!
E shkruaj se ke një varg të lumtur,
një shpirt të qetësuar,
një buzëqeshje në fetyrë,
e nga lotë gëzimi e shoqëruar

 

 

 

Se çfarë e arsiton arsyen!

 

Mund të gjeshë mijëra fjalë
të shpëtosh vetë,
por asnjë fjalë të shpetosh
rrezikun nga vetja.
Mund të gjeshë arsye pse qan,
por jo pse dalin lotët kur ke dhimbje.

Mund të gjesh arsye për të buzëqeshur
por jo arsitim për të qenë i lumtur.
Mund ta falësh vetën por jo ta arsytosh,
fajin mund ta falësh por jo ta harrosh.

Mund të jesh njeriu më i menqur,
por prap duhësh të gjeshë arsye për të punuar,
sepse edhe ai që shkruan duhët të këtë arsye për të lexuar.

Aq sa ka dëshira, ka edhe arsye
por sa është e arsyeshme dëshira për arsye.
Duhësh të punosh shumë që të jesh vetë arsyëja
e të arsytohën edhe punët e tija.

 

 

 

Zahir Pajaziti

 

O Zahir o Vella
të shkruaj nga bota e janarit,
që janari erdhi bashk me të ftohtin
e kujtimëve.
Bora stolis tokën, por ju keni stolisur qiellin.

Ah dëshmor i përjetësis,
nuk mjaftojnë lotët të shuajnë mallin
e zemra nuk shërohët nga plagët e janarit.

Ende nëpër vesh kemi zërin tënd
këshillues,
nga i cili dëshmove se fjalën e vertet
mund ta dëgjojnë edhe të shurdhët.
Ende ndjejmë hapat e tu
nga të cilët le gjurmë që duhët ndjekur.

O Zahir o vëlla
mallin për ty e ndjejnë edhe malet,
që kur ecje ti zogjët fluturonin të lire
në degët e tyre.

LAVDI qoftë vepra jote,
jeta, puna, dhe meritat tua!
Luani s’ka frikë nga ujqët,
e ti ishe trimë sypatrembur.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s