BUZЁQESHJA NЁ MELODINЁ E PRITJES ( Selvete Abdullahu:” Baladë e heshtur”,Botoi SHB,“Beqir Musliu”, 2015. fq. 74 ) / Nga Nexhat Rexha

 

BUZЁQESHJA NЁ MELODINЁ E PRITJES

 

Selvete Abdullahu:” Baladë e heshtur”,Botoi SHB,“Beqir Musliu”, 2015. fq. 74

 

 

nexhat rexha

Nga Nexhat Rexha

 

Gjuha dhe komunikimi në përditshmërinë njerëzore kanë artikuluar tiparet e brendshme të njeriut preokupues, me të ndodhurat e përjetimet emocionale, të cilat shpalosen në mënyra të ndryshme. Arti letrar të jep mundësinë e shprehjes së lirë, duke i dhënë mundësinë lexuesit në shpalosjet e botës shpirtërore të të ndodhurave. Ato vijnë në kohën e valëve nëpër të cilat përpëlitet shpirti i artistit. Në këto përjetime e shpalosje sa reale e imagjinatave vijnë edhe vargjet në vëllimin poetik “Baladë e humbur” të Sevlete Abdullahut.

 

 

Selvete Abdullahu 1

Selvete Abdullahu

 

Pritja si sintagmë të mundëson kalimin e kohës për të arritur në çastin e dëshirueshëm, por a mund të jetë gjithmonë kështu, pritjet kanë mungesën e madhe të kohës. Në këtë korrelacion të pritjes vijnë ëndrrat e netëve të pa gjumë, të cilat krijojnë botën fantastike të ëndërrimit. Në rrjedhojën proceseve shoqërore Selvetja është aktive, sepse vetë vargjet e saj diktojnë shtegtimet kah kurorëzimi i dhembjes, ajo gjithnjë është në kërkim të pjesës që i takon jetës. Lumturia për krijimin e çerdhes familjare janë shpalosje psikologjike edhe tek të vegjlit. Në këto meditime, nuk e kemi të shprehur qortimin, por autorja shtron kërkesën e rikthimit për të  jetuar jetën ashtu siç e dëshiron ajo. Nga evokimet korresponduese përjetojmë shtrirjen nga e kaluara dhe e tashmja, të cilat realizohen përmes bredhjeve e ngjarjeve, pa i shkëputë lidhjet nëpër periudha kohore. Tematike e poezisë së këtij vëllimi është gërshetim i jetës shoqërore që kanë krijuar periudhat e gjata në jetën sociale, kështu, elementi social në këto lirika është i lidhur me vetë ekzistencën e njeriut tonë.

 

20151215002404292600

Baladë e humbur

 

Kurbeti si element përjetues ka krijuar zgjerimin e kuptimit të figuracionit poetik, sepse metamorfoza e personifikimi i ëndrrave kanë krijuar elementin evolues në krijimin e ritmeve kohore për ardhjen e mëngjesit diellor. Libri ka shtrirje edhe në tematikën përkushtimit, siç janë poezitë kushtuar: Antigona Fazliut, Agim Ramadanit, Feriz Gurit. Poezia përkushtuese, kushtuar Agimit Ramadanit, sa është historike, po aq është erdhe frymëzuese, sepse ajo frymëzon për një ditë tjetër, duke dhënë shembullin se si jepet jeta për liri, se si krijohet e ardhmja e bashkuar. Në vargjet e poezisë “Mbi atë gur tha”:

 

Kur vuri këmbën mbi atë gur Tha Këtu më s`ka kufi Që ndan këtë I-liri.

 

Legjenda dhe poezia shkrijnë të gjitha kohët, ato bashkëjetojnë në mënyra të ndryshme dhe kanë mesazhet e tyre nëpër dhembje e plagë. Këto edhe i japin shpirtit motivin për të ruajtur qenien tonë nëpër ngushtica e hapërime, sepse vetë fati njerëzor i ka këto të ndodhura. Në të gjitha variantet poezia lirike e Selvetes ka narracionin e rrëfimit funksional, duke kultivuar vargun e saj konform idesë dhe tematikës së shtjelluar. I tërë opusi poetik i derikëtushëm ka parashtrimin e kërkesës sa më funksionale në gjetjen e krijimin e identitetit artistik, e për të krijuar esencialen në poetikën e saj. Titulli i librit vjen nga poezia “ Baladë e humbur’, e cila është sogjëtare e portës së hapur me vështrim kah e ardhja e buzëqeshjes në krijimin e lumturisë në vatrën e ngrohtë familjare. Pra, poezia e Selvetes sa është meditative, po aq është refleksive me destinacion të motivimit sa më edukativ, pedagogjik në ngritjen e psikologjinë shoqërore si përjetim e imagjinatë artistike. Poezia në vëllimin poetik “Baladë humbur” është realizim e reflektim i përditshmërisë sonë. Ajo ngërthen në brendi të vargjeve artikulimin e pritjeve të mundimshme, të cilat vijnë me ofshamat e ditëve të humbura.. Në të gjitha ciklet poetike autorja ka shprehur frymën lirike në suaza të përjetimit artistik e real.

Tematika e shtruar në libër ka afërsinë shtjellimit në shprehjen e vargut sa racional, po aq edhe ilustrativ në shenjimin e arritshmërisë sa më origjinale. Autorja në vargjet e saj arrin të dokumentoj dhembjen si kërkesë dhe si pritje për të shëruar plagët e zjarrta të dashurisë njerëzore. Mënyra e parashtrimit poetik vjen si shkrirje e refleksionit edukativ në këtë baladë të humbur, e cila kërkon rrugën e ripërtritjes për një ditë të lumtur. Përditshmëria e dhembjes arrin të pasqyrojë frymën e arsyes, në vargun e angazhuar si mesazh dhe si ndërtim i kaheve orientuese për shpalosjen e botës me kontradita në zhvillimin e proceseve shoqërore. Libri ka arritshmërinë e realizmit artistik në suaza të prekjes, e përjetimit të gjërave në konkretizimin e vargut si rezultat  i qëndrimit objektiv, të motimivimit për të arritur tek universalja ekzistenciale. Qartësia e vargut në tërësinë poetike arrin funksionalizimin përmes figurave të goditura artistike. Vepra ka mbarshtrim të thuktë gjuhësor dhe ajo vjen si rezultat i vargut të zgjedhur, i cili të përvetëson në koncentrimin e përjetimit poetik në libër. Problematika e tërësishme e shtruar në libër ka observimin e pritjes së mallit për të afruar botëkuptimin si fiksion i dashurisë, në buzëqeshjen e pashtershme, në realizimin e krijimit të perspektivës sa racionale në vargje, po aq edhe racionale në arritjet e synimeve të aktualitetit shoqëror.

 

27 nëntor 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s