Cikël poetik nga Edmond Shallvari

Edmond_Shallvari

Cikël poetik nga Edmond Shallvari

 

 

JA QË MË PËLQEN…

 

Ja që më pëlqen të ec borës së pashkelur

Shiut t’i le trupin të luajë si në dush

Ja që më pëlqen të bisedoj me të vdekur

Me të gjallët të hesht më pëlqen më shum’.

 

 

Ja që më pëlqen ta zgjoj natën në mesnatë

Dhe po në mesnatë ta sjell diellin në lindje

Ja që më pëlqen të bëj seks me gjithë gratë

Vetëm duke iu dhënë pamjen e gruas sime.

 

Ja që më pëlqen dhe mospëlqimi juaj

Askujt s’i jap sytë, shijet e mia s’ia jap

Ja që më pëlqen, pëlqimin ta dua

Aq sa po e gdhend në timin epitaf.

 

 

 

MOS MË BËNI…

 

Mos më bëni të ndez cigaren e dytë

Të parën e shojta pa e ndezur

Njëlloj dhe rakinë, sa e preka me buzë

Të parën e piva pa e prekur.

 

Mos më bëni të them të dytën e pathënë

Të parën e thashë duke heshtur

Njëlloj dhe heshtjen, pa zë e kam lënë

E para ulurimës ka mbetur.

 

 

 

IKJA BIBLIKE

 

Ata vazhdojne ikjen biblike

Nga kontinenti i Zotit

Dikur me Moisiun udhërrëfyes

Sot, me busullën e lotit.

 

Ata vazhdojnë të ikin, të ikin

Pas i ndjek ushtria e Faraonit

Pa shkopin magjik të Moisiut

Me shkopin magjik të lotit.

 

Ata vazhdojnë ikjen pa kthim

Ikjen pa mbritje horizontit

Deti i përgjysmon, i përpin

Shton veten me lumenjtë e lotit.

 

Ata janë si mua, si ti

Në ikjen e madhe biblike

Zoti s’ka më tjetër Moisi

Veç horizontet e shpresës pa mbritje.

 

 

 

SË PRAPTHI

 

E vesha këmishën së prapthi

Së prapthi e vura gravatën

E majta e pantallonës vajti

Këmbës ku fut të djathtën.

 

E vura së prapthi kapelën

Orën së prapthi kurdisa

Të fundit këpucët mbetën

E pamundur së prapthi t’i vishja.

 

@Edmond Shallvari

Advertisements

2 thoughts on “Cikël poetik nga Edmond Shallvari

  1. Nje vertetesi qe te prek thelle aty ku di te hyje vetem poezia. .
    Lexoj dhe ripertyp serish…
    Te falenderoj qe shkruan kaq bukur Edmond Shallvari – Njeri, Poet dhe mik i vertete.

  2. Pershendetje dhe falenderim, mikja poete Suzana Zisi! Te kam vecuar prej kohesh si nje nga poetet me te afirmuara dhe te kompletuara ne gjithcka kerkon e permban magjia e poezise. Me nderon vleresimi yt i sinqerte.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s