DHJETË VITE PA TY, PRESIDENT I DASHUR IBRAHIM RUGOVA / Nga: Hysen Ibrahimi

 

ibrahim rugova

DHJETË VITE PA TY, PRESIDENT I DASHUR  IBRAHIM RUGOVA

 

 

Nga: Hysen Ibrahimi                                                                 

 Förslöv/Suedi, 21 janar 2016

 

Filozofia e Presidentit Ibrahim Rugova, është përkrahur në çdo meridian të globit, sidomos nga opinioni demokratik i shteteve të perendimit, me në krye SHBA

 

Kohërat e errëta që e kanë kapluar Kosovën, të motivuara nga dëshira për pushtet, kryetarin Ibrahim Rugova e nxjerrin në pah si njeriun më vizionar në kuadër të çështjes kombëtare dhe të udhëhqjes politike, që ka pasur Kosova.

Po ashtu nxjerrin në shesh këtë figurë të madhe kombëtare e politike, edhe për një arsye tjetër, sespe ai diti dhe ka rezultuar në rregullimin e rendit shoqëror me kërkesat të qarta për opinionin e mbrendshëm dhe të jashtëm.

Pati aftësi mendore dhe intelektuale të korrenspondojw me të gjithë.

Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, ka qenë i prirë, të reflektojw urtësi, maturi dhe të artikulojw kërkesat me bindje të qartë. Puna dhe veprimtaria e tij orë e çast ka pasur elemente kombëtare që i kemi ndeshur në realitet që edhe sot janë aktuale.

Filozofia e Presidentit Ibrahim Rugova, është përkrahur në çdo meridian të globit, sidomos nga opinioni demokratik i shteteve të perendimit, me në krye SHBA

Parimi i tij filozofik, ishte universal, reflektoi ndikimin te faktori i jashtëm ndërkombëtar me në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’a përqafuar njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, gjë që kështu edhe ndodhi.

Presidenti Rugova, me poilitikën e tij të urtë dhe të mençur, edhe në situata shumë të vështira dhe të errëta për Kosovën, përdori një mençuri të pashoq, që ka shfaqur optimizëm me rreze drite duke krijuar harmoni dhe rregull për të dalw nga kriza në horizontin e idealit kombëtar.

Katandisja e gjendjës së Kosovës në vitet e fundit nga një politikë shkurtpamëse, e kanë sjellur Kosovën në një gjendje tejet të rëndë ekonomike, politike, shëndetësore, arsimore e që lidh drejtpërdrejt qenien e interesave individuale të individëve në Kosovë.

Presidenti Ibrahim Rugova, që ndërroi jetë sot e dhjetë vite më parë, është duke i munguar popullit shqiptar çdo ditë e më shumë, sepse ai diti të punojw për të ardhmen me një përkushtim njëqind për qind për Kosovën dhe çështjen kombëtare. Secila ditë e ngjarjeve të këqija për Kosovën, na kujton Presidentin Rugova dhe ndjehet mungesa në shpirtin tonë për atw burrw të madh.

Popullin shqiptar dhe ndërkombëtar e bën me dije, se ai ishte dhe mbeti figura më madhore e Kosovës.

 

BEKIMI DHE MËSHIRA E ZOTIT QOFSHIN MBI SHPIRTIN TUAJ, PRESIDENT I DASHUR IBRAHIM RUGOVA !

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s