Muza dhe Kupidi thërrasin brenda meje / Nga Hyqmet Hasko

 

Muza dhe Kupidi thërrasin brenda meje: Faleminderit Lushnja ime! Mirënjohje lushnjarë dhe miqë të mi!

 

 

Hyqmet Hasko

Nga Hyqmet Hasko

 

 

Sa herë që vij drejt teje, kam diçka prej Anteu, diçka që më bën të rilind nga hiri i çdo fjale, pesherëtime, nga shushurima e erës dhe flladit; ndiej se shpirti im poetik, muza dhe Kupidi më godasin njëherësh me shigjetat e tyre të zjarrta e më bëjnë të butë si bari i fushave të Myzeqesë.

Këtë radhë vij në prag të Kongresit të Lushnjes, me ftesë të Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve të tu, degë që në bashkëpunim me bashkinë tënde, Lushjnja ime, do të promovojnë librat e mi, atë kontribut modest që unë kam dhënë në fushën e letrave.

Kam bërë disa promovime në Tiranë, jam rrethuar me shumë miq e dashmirës të mi në ditëlindje, festa, përvjetorë e përcjellje vlerash estetike, por asnjëherë nuk jam ndier më i emicionuar se sot, teksa më pret Lushnja ime, teksa më prisni ju, lushnjarë të mi, për të vlerësuar punën time modeste, punën time që, në mos qoftë e përkryer-dhe ju siguroj se nuk është e tillë, pasi ka shumë të meta-të paktën del nga thelbi i shpirtit dhe në fillesë ka kujtesën tuaj, shtytjen tuaj, motivimin tuaj, dashurinë tuaj…

Në ajër ndihet aroma e festës, por po aq sa fisnikëria dhe madhështia e kësaj ngjarje, që e bën Lushnjën tonë me vend të nderuar në histori, është dhe shpirti juaj finsik, miq të mi, një ftesë e hapur bujare për mua dhe shokët e mi të letrave që vijmë nga Tirana…

 

 

12507290_1189121444450142_1593615895020086408_n

 

Për të marrë pjesë në këtë veprimtari përurmi më shoqërojnë nga Tirana, Profetesha e Skenës dhe e ekranit shqiptar, gruaja zemërmadhe dhe shpirtbukur, Artistja e Popullit Margarita Xhepa, Poeti i mirënjohur, njerëzori dhe sharmanti, njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtareve të Lushnjes Faslli Haliti, redaktori i disa librave të mi, analisti dhe kritiku letrar me origjinë dibrane Dukagjin Hata, miku im, poeti dhe shkrimtari çam Namik Selmani, shkrimtari dhe poeti nga Librazdhi Qazim Shehu dhe krijuesi, studiuesi dhe kulturologu matjan Faik Xhani.

Ora shënon 11 dhe zemra ime, disi e çkurdisur nga emocioni i pritjes suaj, gjë që, siç e thashë, nuk më ka ndodhur ndonjehërë, pret fjalën tuaj, e etur si toka për shiun pas vapës përvëluese, drithëruese si studenti në auditor që pret rezultaun e provimit. Dhe aty, në atë mjedis të pastër, të këndshëm dhe të mbushur plot e përplot me miq, shokë, shoqe, dashamirës të artit, krijues lushnjarë, veteranë, nxënës të shkollave të gjimnazeve të Lushnjës, nisi veprimtaria e përurimit të veprimtarise sime letrare, u shkrua faqja e dashurisë suaj për mua, birin dhe bashkëqytetarin tuaj, që vetëm fizikisht kamm qenë e jam pak larg jush, pasi shpirtërisht, me kujtesa dhe emocione, kam qenë, jam e mbetem në thelbin e shpirtit tuaj.

Asnjë fjalë, që del nga një shpirt njerëzor dhe rreket të shkojë drejt shpirtërave të tjerë, nuk mund ta shprehë atë që ndiej në thellësitë e zemrës për pritjen tuaj, miq të mi, veç fjalës së thjeshtë: MIRËNJOHJE!

 

 

12507536_1189121564450130_7701325549091435102_n

 

 

Mirënjohje nënkryetarit të bashkisë së Lushnjes, Genti Nushi, që edhe pse i zënë së bashku me kolegët e tij, në atmsferën e ndezur të një dite para festës së Kongresit, që tashmë ka hyrë në analet e historisë, gjeti kohën dhe erdhi e foli në këtë veprimtari, e cila ma ka bërë zemrën mal e më ka bërë të ndihem të paktën dhjetë vjet më i ri, më i përgjegjshëm dhe më i etur për të hedhur në letër gjurmë dhe kujtesa të trazuara… Gjurmë dhe kujtesa kun ë fokus do të jeshë, të premtoj, ti, Lushnja ime, ju miq të mi, që ma dhatë zemrën tuaj në dorë dhe ju falenderoj!

Faleminderit miku im, redaktori dhe këshilltari i gjitçkaje që unë shkruaj, Dukagjin Hata, e di që ti nuk e ke dhe aq qejf të flasësh nëpër podiume e promovime, pasi ti shkëlqen vetëm kur ulesh në letër, por fjalët e tua për krijimtarinë time dje në Lushnje janë një vlerësim dhe inkurajim që më shtyjnë drejt kërkimeve dhe përcjelljeve të reja estetike!

Mirënjohje mikut, poetit, kritikut, mësuesit pasionant, njeriut të vlerave dhe mirësive që i rrjedhin si ujëvarë nga një shpirt i bukur, Valter Dautit; fjalët e tua të hedhura me përkujdesje në letër, ajo analizë e thellë, e shtruar, plot logjikë dhe, mbi të gjitha, plot dashuri, më ngrohu shumë, më bëri të ndihem si një furrë e nxehtë mirënjohje brenda vetes, edhe pse jashtë temperatura ishte e ulët dhe të pranishmit dridheshin nga të ftohëtit!

Më befasove me thellësinë e atyre që kishe shkruar rreth kritikës sime modeste letrare, i nderuari Engjell Zerdelia, mesues dhe botues me emër lushnjar. Më dhe vërtet një impuls për të shkruar dhe në të ardhmen, pasi ajo që ju shkruanit për mua ishte vërtet një shkollë se si mund të shkruhet, se si mund të vështrohet në thellësi të gjërave, me thjeshtësi dhe madhështi. Faleminderit, miku im i ri!

Një shtjellim mjaft kompetent dhe të thellë rreth asaj që ju i konsideronit vlera të mia, kishit bërë ju vlerave z. Lirim Sulku, ndaj fjalët e tua ishin një melhem në një shpirt të etur për dashuri e mirësi.

Faleminderit dhe mirënjohje, miku im Elmaz Qereti, sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Lushnjes, për pritjen tuaj të ngrohtë, që ndezi një zjarr dashurie në mes të atij mëngjezi të ftohtë dimri, duke bërë që në Lushnje të bulëzonte një pranverë e vogël, plot ngjyra dhe drita të bukura! Edhe sikur një e qindërta e atyre që ju thatë, miku im, të ishin të vërteta, do të ishin të mjaftueshme që unë të ndhesha, siç ndihem, i dehur dhe në qiell të shtatë!

Nuk mund të rri pa folur disa fjalë të ngrohta, fjalë zemre, për kripën, piperin, mençurinë dhe kthjelltësinë e këtij aktiviteti, të nderuarin, Fatbardh Rustemi, shkrimtarin, publicistin, kulturologun e mirenjohur, që me fjalët e tij më dha një motiv më shumë në jetën time si shkrimtar modest dhe njeri i letrave po kaq modest, për të mos e ulur kurrë penën, sa të kemë frymën gjallë, për të ndërtuar ura të vogla dashurie për njerëzit. Ju falenderoj mik, ju jam mirënjohës përjetë!

Hijshinë dhe bukurinë ia shtuan kësaj veprimtarie recitimet e bëra nga nxënëset e gjimnazeve të Lushnjës, Xhesika Laze, Alma Qereti e Valentina Xhebexhiu, të cilat nën mbikqyrjen profesionale dhe dashamirëse të mësuesit pasionat Valter Dautit, e ndezën atmosferën dhe na bënë të ndihemi të mrekulluar, ndaj mirënjohje dhe veç mirënjohje për të gjithë!

Qazim Shehu, miku im poet dhe kritik, ti ke mbajtur gjithmonë ndezur gjallërinë e ngacmimit, i cili është dhe mbetet një impuls lëvizës, që çon ujë në mullirin e humorit, i cili shpesh na e mban gjallë freskinë e kujtesës dhe mesazhin e vlerave që përcjellim tek njëri-tjetri.

Miku im, poeti dhe shkrimtari çam Namik Selmani, ju ishit zembreku i orës së kurdisur të kësaj veprimtarie mbresëlënëse; me oratorinë, pasionin, figurat e gjalla, shkathtësinë dhe vrullin tuaj moniturues, më bënë që të emocionohem shumë dhe të kuptoj se jeta e njeriut nuk matet me ditë e vite, por me emocionet që të ushqejnë pasionin e të bëjnë të ndihesh më i ri dhe më aktiv se kurrë!

Dhe së fundi, Yllnaja kreative, sfidante dhe mrekullore, aktorja e shquar Margarita Xhepa, që është bërë pjesë e veprimtarive të mia modeste dhe me artin e saj të madh, me fuqinë e fjalës dhe kreativitetin e fuqisë së saj aktorjale, ka shpërthyer muret e sallave të ngushta dhe është bërë lajmëtare e dashurisë mbarënjerëzore! Mirënjohje, o Engjëll-më e pakta që mund të them për Ju dhe ngutem ta them, sepse, po të mos e thosha, do të thinjesha e vetmohesha brenda çastit!…

Asnjë fjalë, që del nga një shpirt njerëzor dhe rreket të shkojë drejt shpirtërave të tjerë, nuk mund ta shprehë atë që ndiej në thellësitë e zemrës për pritjen tuaj, për vlerësimet tuaja, për besimin tuaj, miq të mi, veç fjalës së thjeshtë: MIRËNJOHJE-MIRNJOHJE!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s