Poezi nga Rrahman Hyseni

rrahman hyseni

Poezi nga Rrahman Hyseni

 

 

 

FOLEJA E PARË

 

I
Me mëndafsh mbuluar
s’më ngrohte dot sa dashuria
në mes fshatit të bleruar
fole e qëndisur nga lashtësia
Kur dielli i parë më ngrohte
dhe këngë bariu dëgjohej në male
atëherë mëngjesi agonte
dhe qupëzat hidhnin valle.

 

ll
në ty e rrita shtatin
ditët e bukura aty i kalova
me lumin që rridhte kujtimet i ndaja
te lisi i zanave ulur pushoja.
Pas kaq vitesh asgjë s’ka ndryshuar
në mur varur mbulesa ime e parë
e babanë tim dheu e ka mbuluar
nënëlokja më përqafon me mall
Më (ri)kujton vendet, s’i kam harruar
më përkëdhel shtatin që e mendon në varr
fëmijë më rrëmbyen, nuk ma diti fatin
tani u (ri)ktheva në prehrin e saj.

 

 

TË TJERËT MË HARRUAN

 

I
Më hodhën rrugët nga andej
Mes shtigjesh të largëta ku s’kishte njeri
Më dërguan dhe matanë Drinit
Kalova shumë kufij
I zhveshur nga lumturia.
Në këneta e moçale shkelja i zbathur
Dhe nëpër lulet e marsit kalova
Me gjethe e bar e kisha shtratin
Mbi gurë jastëk vura kokën e pushova.

 

II
I veshur me një pikë shprese
Dhe datën në kalendar e kam harruar
Buzëqeshjen time ma vodhi koha
Si nëpër valët e jetës duke lundruar.
Me pasqyrën s’guxoj të flas
Para meje ma shfaq një njeri të trishtuar
Me zinxhirin në qafë të ndryshkur
I heshtur jam, nga njerëzit i harruar.

 

III
Furtunat e jetës më shndërruan në lypsar
Dhe në trup ma grisën petkun e fundit
Jetë e rëndë, flokët më janë zbardhur
Në shkallët e jetës shpesh kam rënë e jam ngjitur.
Kujtimet e tëra ende nuk më braktisën
Edhe pse harresa më bën zullum
Udhëtar i panjohur nëpër botë shtegtova
një grusht rërë dashurie gjithkund kërkova.

 

 

 

MOS MË KËRKO

 

I
Në adresën e vjetër mos më kërko
As në rrugë e në dhomën e gjumit
Mos më prit te dera e vjetër
Se është mbyllur përgjithmonë
Kur malli të na ngufatet në vetmi
Lagjes së vjetër do t’i kthehemi përsëri
Do të ulemi në një skaj të harruar
Të gjitha kujtimet për t’i kujtuar
Të lutem mos më kërko në adresën e vjetër
Ku shpresa e munguar është rrënuar

II
Mos kërko në ditët tona
Ato i rrëmbeu deti me një stuhi
Dhe i mbylli si me dry.
Mos kërko fotografitë
Kur ishim të lumtur
Ato tani janë shkrirë janë në kujtime
Mos kërko mbrëmjet
As ditët me ty
As kohën e lumturisë
Ato i rrëmbeu erë e fortë e stuhisë
Mos më kërko tani
Se jemi si një gotë e thyer
E pikat e shiut bien mbi të
Mos më kërko… mos më kërko…

 

 

 

PORTRET PAQEJE

(Dr. Ibrahim Rugovës)

 

Emër i ndritur
E burrë me zemër të madhe
Fuqinë prej vigani,
Nga zanat shqiptare e mori
Paqësor sa s’ka,
U rrit në tokën dardane,
Me shpirt e mendje për Atdhe
Burrë me emër i këtij vatani.
Nga urtësia e mençuria e tij
Na njohu bota,
Cilësi e veçantë jona
Nder për ty e gjithë Kosova.
Atëherë kur krrokatnin korbat e zinj.
Në të gjitha anët,
Ti me urtësi si një evropian
Ndoqe rrugën për demokraci.
Portret paqeje
Nëpër gjithë Ballkanin,
Shpresë e çdo shqiptari
Përçim vlerash drejt së ardhmes.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s