Cikël poetik nga Ylli Jahaj

Posted on January 26, 2016

0


 

ylli jahaj

Ylli Jahaj

 

Ylli Jahaj ka lindur në Tropojë, 17.04.1982. Ka mbaruar shkollën e Mesme të Përgjithshme në shkollën “Asim Vokshi”në B.Curri, Tropojë. Shkruan poezi që në moshën 14 vjecare. Ka disa vite që lexohet në Ëeb-site dhe rrjete të ndryshme sociale. Ka botuar disa herë në gazeta dhe antologji si në gazetat “Muzgu” dhe “Intervista”, në antologjitë e Muzgu-t të vitit 2014-të, ku cdo muaj botoheshin poezi me tema të reja, në antologjinë poetike të përmbledhur nga Sofi Gjiknuri, me qëllimin humanitar për “Shtëpinë e fëmijës”, Sarandë.

 

 

12573826_916635025071389_8940001808617793738_n

Udhëve të Shpirtit

 

Gjithashtu ka botuar dhe një vëllim poetik të titulluar “Udhëve të Shpirtit” dhe ka një të dytë në proces redaktimi.

 

 

Cikël poetik: 

 

 

ARSYEJA VETEN KËRKONTE

 

Më je bërë mendim i natës,

ditën ndjekje në udhë pa kthim.

Paqartësi që vetëm zgjatet,

sekret që fshihet në një pendim.

 

Trokite lehtë e pa arsye,

dera e zemrës u hap vet’ .

Me shqelm të shenjtë aty godite,

pastaj ike, nëpër terr.

 

E kërkoja unë arsyen,

mes sinqeritetit, humbur pa zhurmë.

Në çdo kthinë veç dhembja gjendej,

në çdo shikim, pyetje pa fund.

 

Në pritje torture, ora vraponte,

koha ndalur ish me kohë.

Vetë arsyeja, veten kërkonte,

rastësia, nga gjumi m’zgjoi..!

 

 

 

***

 

Më torturon dëshira të të puth,

… të të prek.

Më vlon gjaku nëpër deje,

në përqafim një herë të të kem.

 

Të shpërthejë vullkani brenda meje!

 

Po le të plas bota e të kundërmojë,

në urrejtje smire e zili.

Apokalipsi le të ndodhë,

kur ne të bëjmë dashuri.

 

 

 

COPËZAT E SHPIRTIT TËND

 

Do t’i mbledh copëzat e shpirtit tënd,

të përhapura nëpër vargje plot dhimbje.

Me duart e shpirtit tim do t’i mbledh,

t’i mbyll në kasafortën e zemrës time.

 

Në vargjet e mia do t’i rradhis,

me rrahjet e zemrës do t’i bashkoj.

Me zjarrin që më djeg brenda do t’i ngjis,

me lotin e syrit tim do t’i formësoj.

 

Do t’i mbledh copëzat e shpirtit tënd,

si një zog shtegëtar, maleve do fluturoj.

Nuk ma ndal fluturimin shi, as erë,

qielloren buzëqeshje të shikoj.

 

 

 

SHPIRTI S’ TU NDA

 

Një ditë pushim dot nuk e bëra,

të mos shkruaja për sytë e tu.

Sado që veten e gënjeja,

në shpirt rridhnin ndjenjat lumë.

 

Vargjet në mendje vetë ndërtoheshin,

pa e kuptuar se si më vinin.

Nga joti emër ëmbël rimonin,

e qartë e pastër si lumi rridhnin.

 

Një ditë pushim dot nuk e bëra,

pa hedhur në letër tënden fytyrë.

Si piktor të portretizoja,

me të shpirtit penel e të zemrës ngjyrë.

 

Jo një ditë shpirti s’tu nda,

dhe pse ti me kohë e ndave.

Në vetvete, ai prap të mban,

e dashurinë ta shpreh në vargje.

 

 

 

MËKATO

 

Një ditë do të mungoj,

… e padashur,

emrin tim, do të thërrasësh.

 

Unë do të dëgjoj,

veç më thirr ti pa zë,

e asnjë tingull ti mos nxirr.

 

Thjesht më kërko,

në zemrën tënde.

E me shpirt, emrin ma thirr.

 

Në heshtje…,

e në mendje gërmëzoje,

dëgjoje njëherë, si tingëllon.

 

E në zemër ti gozhdoje,

Ashtu si Krishti

u gozhdua në kryq.

 

Ashtu gozhdoje ti emrin tim,

se ti je veç mëkatare,

që kërkon pakëz shpëtim.

 

E mëkato…,

ti, përsëri.

Mëkato, me çdo njeri.

 

Por  sa herë të të vrasë ndërgjegja,

emrin tim thirr, përsëri.

 

Posted in: POEZI