Poezi nga Alma Zenellari

Alma Zenellari

Poezi nga Alma Zenellari

 

 

NJË FJALË TË VETME

 

më nis një fjalë ,

se ndoshta dimrat ndalin thëllimin,

stuhitë brenda shpirtit,

shirat ndalojnë,

trupi dhe zemra do ndjejnë gjëmimin,

shpresën si diell do përqafojnë.

 

Ma nis një fjalë ,

një fjalë te vetme,

që kraharorin të ma përndezë,

mushkrive si ajri, të më frymojë.

dhe shkretëtirë e shpirtit tim,

ujëvarëlëndinash  të nis blerojë….

 

 

 

KËRKOMË

 

Kërkomë zemër, kërkomë,

nga shpirti largoji  hijet që të vrasin,

Ik prej kësaj nate të errët, të vonë,

Trokit atje, ku engjëjt të thërrasin…

 

Netëve e di nuk bën gjumë…

Oshtin zemra jote dhimbshëm, e ndjej

Endem me shpirtin djegur shkrumb….

Netëve dhe unë qetësi më nuk gjej,

 

Sikur të mundja stuhi e re t’i largoja

T’i thosha shpirtit beso tek mrekullitë,

Unë hënëza jote veç një gjë do kërkoja,

Rishtas brenda nesh  të ndizej një dritë…

 

 

 

PAK PRANVERË

 

Ti do të vish,

për të më falur një copëz qiell të kaltëremë,

pak fllad të ngrohtë pranverë,

në këto net’ dimri të acarta,

ti do të vish…

Ndjej vibrimin e zërit tënd,

honeve të thella të shpirtit,

që ngjiz brenda meje

dëshira të etura, të zjarrta…

Ti do të vish,

kemi nisur një copëz ëndërr,

një copëz qiell kemi pikturuar,

do të vish për mua do të vish,

në zemrën time diellin ke zgjuar.

 

 

 

PËSHPËRIMË

 

Natën vonë me pëshpërimë,

gjumin ëndrrat m’i largove.

Prushërove shtratin tim,

nën lëkurë zjarret m’i zgjove.

 

Hieroglife nën lëkurë,

puthje, prekje, pëshpërima.

Në çdo puthje një bozhur,

nata digjte vetëtima.

 

Natën vonë kur bota flinte,

u bëmë njësh në përqafim.

Zemra, gjaku regëtinte,

malli klithte gjer në ind…

 

 

 

MALL GRUAJE

 

Malli ma rrëzoi dhe pikën e fundit të lotit,

u shemb me forcë brenda meje…

gjëmoi Ai, klithi, rrebel para zotit,

u shndërrua pelin, gjakut tim ndër deje.

 

Malli m’i lodhi gjymtyrët, zemrën

duke të kërkuar më kot, pashpresë,

demon i heshtjes tënde, brenda meje vrau femrën,

femrën e dashuruar, që pa Ty vdes…

 

Malli, malli, malli,

malli që zhurit shpirtin

dhe djeg për së gjalli…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s