Jehonë Doruntine / Poezi nga Dëshira Haxhi

1009929_956227207758679_7956453871702212877_n

Poezi nga Deshira Haxhi

 

 

Jehonë Doruntine

 

U bëra heshtje

sot, qesh me lot e qaj pa zë,

Këtu, ne Helenën e largët

Ç’ dreqin më solli këtu?!

 

Buzëve Shqiponjash e njëjta melodi,

e njëjta këngë,i njëjti Hymn..

 

Unë ,kalorsja e Labërisë

kam ik larg, s’ të kam harruar

Në gjoks mbaj një Doruntinë

Legjendë… sa malet e mia !

 

Jehona thërriste dhe kthente emrin tim?!

E dehur… luginash, buzëqeshjesh…

E njoha atë këngë, thërriste dashurinë,

Dridhëruar, mes eshtrave të mia prehej..

 

Do ta ndjek nga pas zërin e jehonës,

Tek shkon e vjen valëzuar në shtegtim!

Portretin Doruntine pikturoj sfondeve të kohës,

Ylberet e saj le ti gjejë brenda syrit tim.

 

Asnjë stuhi erërash, dot, nuk më tremb,

Tek tretet e ngjallet qiejsh, shpirtit tim,

Po të doni pyesni dhe diell apo hënë..

Jehona ma kthen emrin…Me gjëmim..!

 

Doruntinë..…Dritë dielli… Dridhërimë..!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s