Luan Maloku
Luan Maloku lindi më 1954 në fshatin Miratoc, komuna e Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Preshevë e në Kamenicë. Studimet i vazhdoi në Universitetin e Tetovës, drejtimi Letërsi dhe Gjuhë shqipe.
Me shkrime u mor që nga fëmijëria. Shkrimet e tij janë botuar në revista të Kosovës dhe të diasporës.
Është i prezantuar në Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë të Hasan Hasanit (2003) dhe në “Panoramën e krijuesve të Kosovës Juglindore “Psherëtimë për tokën” I të shkrimtarit Hysen Këqiku.(2004),
“Psherëtimë për tokën II” të Hysen Këqikut,
Në Antologjinë poetike “Pasqyra e shpirtit “ të Baki Ymerit,
Në Antologjinë poetike “Engjëjt e frymëzimit”të Baki Ymerit,
Në Antologjinë poetike “Jam pjesë e qiellit tënd”
Baki Ymeri.
Është antar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”, Preshevë;
Antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës
Anëtar i “Atunis Lugina” me seli në Preshevë.
Kryetarë i Galaktika Poetike “Atunis”për Zvicër dhe
Anëtar i bordit drejtues.
Luan Maloku jeton dhe vepron në Zvicër.
Veprat letrare :
1.“Mllef i gjakosur” (poezi për të rritur), Iliriku, Prishtinë, 1996;
2.”Mbi një zemër bie borë” (poezi për të rritur), Iliriku, Prishtinë, 1997;
3.”Mërzi të trazuara” (poezi për të rritur). Feniks,Preshevë, 2013
4.“Çelësi i shpirtit” (poezi për të rritur), Feniks, Preshevë, 2013
5. “Stinët e mallit“ (poezi për të rritur) , Feniks, Preshevë, 2014;
6. “ Dritë në humbëtirë” (poezi për të rritur), Feniks, Preshevë, 2014,
7. “Muza ime “ (Antologji poetike), Feniks, 2014.
8. “Në flakën e heshtjes” ( In flacara tacerii ), Feniks, 2014,
9. “Kujtime të trazuara” (Antologji Poetike), Feniks, 2014,
10. “Bubullima e Bukureshtit” (Monografi për Baki Ymerin), Feniks, 2014,
11.”Në pasqyrë të kujtesës” (poezi për të rritur), Feniks, 2014,
- Kosova e bubullimës së Bukureshtit” (Monografi për Baki Ymerin), Feniks, 2014
13. “Bota e ëndrrave magjike” (Antologji poetike për krijueset femra), Feniks, 2014,
14. “I bukur shiu…”, Feniks, 2015
15. “Nën hijen e heshtjes” (poezi), 2015
16.Antologji poetike për Qerim Arifin “Lartësia e një jete “2015
17. “ Shumë afër të ndjejë” (I feel you so close) Poezi shqip- anglisht 2015
18“ Nën peshën e dëshirë”(Under the weigt of wish) Poezi shqip-anglisht 2015
19.“ Libri me poezi “Lumi i ëndrrave tona”me dy autorë Poezi shqip- rumunishtë 2015
20. Antologji poetike “Ëndrra, shpresa dhe iluzione 2016