LUMIT TIM, ERZENIT / Poezi nga Lumturi Ymeri Bersava

 

Lumturi Ymeri (Bersava)

Poezi nga Lumturi Ymeri Bersava

 

 

LUMIT TIM, ERZENIT

 

1

Rrjedh lumi, e mira ime

rrjedh edhe në verë

si në të qarë.

Se toka është e pjerrët, e etur

e përzhitur, e tharë, e çarë.

E qielli, as dielli s’mbajnë faj

për gurët e zhuritur në zall…

 

 

2

Shkon lumi, e mira ime

mërmërin si fllad ndë hije

Që larg ndjeja zhaurimën

si Bethoven melodinë e tij

Si gurgullojnë në cekëtina

pasqyrat e diellit, të thyera

e plagojnë kërcijtë e fëmijëve

kur zbresin bagëtinë të pijë…

 

 

3

Sh(i)ko më tej, e mira ime

Sodit fluturzat e ndritëshme

mbi sipërfaqe, të magjishme

si balerinat e Liqenit të Mjellmave

mallëngjyese, zhyten mbrëmjeve

e presin mëngjesin

edhe ty në breg

të hedhësh guralecin

të mbjellësh një stërkalë

të çelë rrathë e valë…

 

 

4

Mbushu me frymë e mira ime

Të fryhet lumi, dhe era të fryjë

se përndizet vjeshta

nga gjethet e verdha

E lumi ngre dallgë

nën perkun e artë

t’i shuajë mallin

gjethnajës së zjarrtë…

 

 

5

Kujdes pastaj, e mira ti

se zbresin mjegullat e hirta

i fshehin përrenjtë nga kodrat

e ujët vërshon me dimrat

e brigjet shkojnë më larg

Dherat gërryer vitesh

i dorëzohen rrymës

s’mbahet baltë në krah’…

 

 

6

I rrëmben lumi, e mira ime

degët e pemëve

këputur prej stuhive

Edhe trungjet e vrarë nga rrufetë

në ujra ranë të shëronin plagët

e mbetën fosile

E shkëmbenjtë të thërrmuar

varën gishtat të mbërdhirë

si stalagmite, brigjeve të akullt

të ngrirë…

 

 

7

Ndaj, hip në pasarelë e brishta ti!

Janë kalbur dërrasat nga shirat

karvanët e ditë-netëve i tretën

vetëm skeletët kanë mbetur

si tetragramet e D’Arecos

këndojnë Psalme

Aleluja e Lumi

në prehje drejt detit…

 

 

Prolog

 

Një bulëz vesë

prej legjende u rrokullis

Si një rubin ai lot

i Shën Mërisë

ku lumi udhën nis…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s