Poezi nga Irma Kurti

12642827_10153983161084379_1203409731453663840_n

Poezi nga Irma Kurti

 

 

Vetmia më e keqe

 

U desh të kalonte një jetë

që të kuptoj se vetmi

s’do të thotë të jesh vetëm,

por e rrethuar me njerëz.

Me të afërm, të njohur,

me buzëqeshje plot,

me ata që të rrahin krahët,

pastaj të ngulin thonjtë.

 

Të jesh vetëm do të thotë

të kesh përreth njerëz

që s’arrijnë të të kuptojnë,

lotët t’i marrin për dobësi

dhe për heshtjen tënde

të etiketojnë

si të çuditshme

e të ftohtë.

 

Të ndiesh vështrime

që të shpojnë si gjemba,

të mblidhesh si kërmill

rreth vetes,

të dëshirosh në një cep

të qash në heshtje.

Mes njerëzve… kjo është

vetmia më e keqe.

 

 

 

Mëkat të mbyllësh sytë   

 

Mëkat të mbyllësh sytë në një ditë si kjo:

dielli i zjarrtë më dërgon me mijëra puthje,

nga dritarja hapur flladi fytyrën ledhaton

si një dorë dashurie e largët, e padukshme.

 

Asnjë e qarë fëmije nuk e trishton ajrin sot,

kaltërsinë e qiellit asnjë re s’mund ta grisë,

zëri im i zvargur nuk i ngjan një lëngate,

por një tingulli muzikor paksa melankolik.

 

Një mot të ftohtë dimri me rrufe e bubullima

do të doja t’më shoqëronte në largimin tim.

Është mëkat që të shuhesh në një ditë si kjo,

ku jeta buzëqesh e vibron në çdo thërrmijë.

 

 

 

Perla

 

Kjo është kohë e vyshkjes së vlerave,

e humbjes së miqve një e nga një,

ashtu si pemët i humbasin gjethet,

ndërsa stin’ e vjeshtës troket në ditë.

 

Është kohë e njerëzve të nervozuar,

të zemëruar, as ata s’dinë me kë.

E njerëzve që nuk dinë të heshtin,

e atyre që flasin, por s’thonë asgjë.

 

Janë aq të rrallë miqtë, aq të rrallë,

gjen ndonjërin, s’të duket e vërtetë,

e shtrëngon në pëllëmbë të dorës

si një zbulim, të ngjan me një perlë.

 

E ruan me fanatizëm dhe trembesh

mos të humbet, nga duart të bjerë,

pastaj, kur hap pëllëmbën, shtangesh,

shikon se është zhdukur, s’është më.

 

Atëherë pendimi, vuajtja të pushton,

dyshon, dënon veten se është faji yt,

pastaj kupton: e ke shtrënguar aq fort

sa ia ke zënë frymën dhe e ke mbytur.

 

Ndoshta pikërisht prandaj e humbe,

pse e adhuroje atë perlë…

                                                                                                         

 

 

Nuk shitet kjo shtëpi

 

Nuk shitet, as nuk blihet kjo shtëpi,

aty flenë e zgjohen miliona kujtime,

si thërrmija të bardha enden në ajër

bisedat që lamë atje dhe ëndërrimet.

 

Në korridorin e tkurrur nga vetmia

jehojnë ende hapat e prindërve të mi,

ecejaket e lehta të nënës e mbushnin

si simfoni hyjnore të gjithë shtëpinë.

 

Hyj në kuzhinë: divanët  e lodhur –

njëri prej tyre ku mbështetej im atë,

mund të duket i vjetër, gati i rrënuar,

por ai praninë e tij ende e mban.

 

Në aneksin e vogël, dy hapa më tutje

ndihet aroma e kafesë së ngrohtë,

s’e krahasoj me parfumet më të mira

që shiten nëpër dyqanet pafund sot.

 

Ky kuadër me bojëra vaji mbi mur,

ku në ishull strehohet një shtëpi-vilë,

përmbledh dëshirën time për të jetuar

tok me familjen në një botë më të mirë.

 

Kujtimet i japin një vlerë që s’llogaritet,

e bëjnë shumë të shtrenjtë, jo si çmim –

po për shpirtin, zemrën, ndjesitë e mia.

Nuk shitet, as mund të blihet kjo shtëpi!

 

 

 

Do të kem nevojë për ty

 

Unë do të kem nevojë për ty

në ditët e dimrit,

kur shiu bie pareshtur

e pikat ngjasojnë me lotët

që rrjedhin nga shpirti im.

 

Do kem nevojë netëve të gjata,

kur flokët e dëborës në heshtje

do të puthin tokën

si mijra telegrame që mbërrijnë

nga një tjetër botë.

 

Dhe atëherë, kur të jem e gëzuar,

se lumturia e trishtimi janë fqinjë,

nuk i ndan asnjë hap,

gazi shndërrohet në melankoli

në një çast.

 

Do të kem gjithnjë nevojë,

ndaj të lutem…

kujdesu për veten!

 

One thought on “Poezi nga Irma Kurti

  1. E bukur shprehjet e juaja e nderuar me perplasin ne gjdo momente ashtu sikur i luftoj dhe ndihem krenare ..lete flasin ata jan ata …po une kush jam une e vujtura qe per nje cop liri u ndridha mes vetemis dhe kuuurrr nuk ju kerkova meshir ,as lotin nuk ja lash te me shohin , me gjlozin mete madhe dhe me dashurin me te sinqerte per trimin i kurorezova dhe gjeta rruget e jetes me shoqeri qe me kuptuan pa hile …ju shkruan zarije bajrami …zurich …kaqanik

    Von meinem iPad gesendet

    >

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s