Rrëfenjëza tavolinash / Tregim nga ( Hamdi) Erjon Muça

 

Erjon Muça

Tregim nga ( Hamdi) Erjon Muça

 

 

Rrëfenjëza tavolinash

 

Mbrëmë ishte vapë e madhe. E çuditërisht tani në mëngjes mbretëron një freski e mrekullueshme. Gjatë natës, toka, si për iant të detit të freskët e dallgëzues, e shfryu të gjithë nxehtësinë që pat marrë gjatë ditës, e tani në mëngjes, në orën gjashtë e dyzet e pesë, i dorëzohet puhizës së djersitur që fryn lehtas nga deti.
Deti! Edhe ai është lodhur, ka shfryrë tërë natën freski drejtë tokës, si për t’iu kundërvënë nxehtësisë së sajë, e tashmë nuk ka as forcën për të dallgëzuar. Sipërfaqia e tij është e pasqyrtë, e në breg, luhatja e përgjumur e tij vetëm sa mbështet mbi rërë. Ai po fle. I mbetet edhe pak kohë për të pushuar, para se qyteti të zgjohet plotësisht.
Në breg të tij nuk ka shumë lëvizje, është vetëm një burrë që bën varpin e përditëshëm, e më pas ulet në një nga atvolinat e barit buzë detit, porosit një kafe dhe një shishe të vogël me ujë; largohet vetëm pasi ka shtypur, fort, në tavullën e duhanit, bishtin e cigares. Janë edhe një grup lojcakësh mëngjesor, tre njerëz dhe katër qen. Një djalë dhe dy gra, kurse qentë janë një trup madh aq sa duk si dash dhe tre trup vegjël e lesh gjatë. Djali luan me qenin e madh, ndiqen reciprokisht e djali jo rrallë e herë i thotë: o tkeqen lali jot sa i mirë që je. Qeni tund bishtin. Njëra nga gratë mban në krah një kone: ajo e përkëdhel kurse konia e lëpin. Të keqen mami jot sa e mirë që je! I thotë me ledhatim mesogruaja, konia fut kokën thellë në gjitë e rënë të gruas dhe mesa mundet luan bishtin. Ke turp ti t’keqen mami ke turp ti?! vijon gruaj me të vetat e lumtur krenare për konen-bijë. Kurse gruaj e tretë e ka pak më pisk punën, ajo duhet edhe ti përkëdhelë por edhe të kritikojë qent e vet: Mos u sillni si çuana rrugaç se mami nuk ju ka xhan. Jo ke balta se dje në darkë ju lava. Oooo, po nuk u sollët mirë nuk ju sjellë më në plazh. Qentë duket sikur e kuptojnë dhe shpejt e shpejt ndryshojnë sjellje: Ah sa rrufjanë që jeni! Unë prandaj ju dua shumë. Pas lojrave të tyre që duket sikur deti nuk i dëgjon, ata ulen në një tavolinë dhe porosisin. Edhe qentë mesa duket ishin esëll, edhe ata konsumojnë vaktin e tyre në verandën e barit, poshtë tavolinës ku të zotët pijnë kafe dhe kapuçino. Deti fle, duhet edhe pak që njerëzit të dynden. Do vijnë babë e bir që shesin misra të pjekur: i ati qëndron në një cep të bregut duke pjekur në zkarë kurse i biri do rendë gjithë ditën me tabaka në dorë sa në një çadër tek tjetra: me shpresë… Do vijë i moshuari që shet fiq, manaferra dhe rrush: me një çantë të madhe mbi kurriz do e shkelë kryq e tërthor rërën e kripur, të zhuritur të plazhit. Do vijë edhe plaku që shet gazeta: duke thirrur ai do mundohet, gjithë ditën, të shesë sa më shumë gazeta. çanta e madhe mbi kurriz dhe gazetet që ka para duarve nuk duket sikur i peshojnë….
Po mendoja këto vogëlsira duke vështruar detin fjetë, e falë qetësisë, ngaqë qentë nuk po bzanin, dëgjova hapa që hidheshn gati zvarrë mbi zhavorrin e parkingut. Ktheva kokën dhe pashë Besnikun që po afrohej: më kot shpresova për pak vetmi në këtë mëngjes, ai u drejtua për nga tavolina ime.
Më përshëndeti me ngrohtësi, e më pas pa u menduar gjatë i lëshoi një thirrje të çjerrë kamarierit. Besniku është i ardhur në Durrës ashtu siç jam unë i ardhur për banorët e vendit ku banoj: tërmet demografik. Me aq sa di, ai ja kalon më mirë nga ç’ia kaloj unë në itali. Ka një bisnes të fuqishëm, grosist siç i thërrasin këtu. Nuk e di se çfarë trajton pasi asnjëherë nuk e kam pyetur. Ne kishim nisur bisedën dhe nuk e ndalëm edhe përse erdhi kamarieri. Po flisnim në përgjithësi, e nisëm ashtu siç e nisim ne shqiptarët bisedën dhe më pas përfunduam tek thellësia e problemeve të përditëshme.
– E ç’t’i bësh matesh për maç dhe të del spathi! Nuk kanë të sosur problemet.- unë u habita, pasi nuk mendoja fare se ai ishte një i gjallë dhe mund të kishte probleme.
– Epo shëndeti mbi të gjithë mor Besnik!
– Epo një fjalë goje është ajo. – Po bëhesha kurioz, por nuk doja të dilja si thashethemexhi ndaj po mundohesha të mos e ngucia: po prisja që ai vetë të dilte në temë.
– Ti e di se si është puna e lekut këtu në Shqipëri: që herë të vjen me lumej e herë bëhet shkretëtirë. Vendosëm me gruan që ti mbyllnim me interes të gjitha paratë, pasi i bëmë të gjitha llogaritë si duhet lamë jashtë vetëm aq para sa na duhen për biznesin dhe për jetesën. Po kot nuk thonë: ndjek kokrat e ullive dhe të plas caliku i vajit. Ju prish I Phon-i çunit! Tashti duhet ti marr gjashtqindmijë lek një shoku që t’ia blej. çe pyet halle- halle.
– Po mir mor burrë se nuk qeka edhe aq me zarar. Fundja fare mos ja blej tashti se nuk ka për të vdekur.
– ça flet mor! Ku lëvizet sot pa telefon!
– Pse ska fare ndonjë tjetër?
– Ka mor burrë por një të vjetër për turp të botës.
– Po sa për telefon i duhet mor Besnik!
– Sa i trashë që bohesh ndonjëherë mor burrë. Si mor të ketë telefon pleqesh çuni njëzet vjeç që bredh me x6! Apo ta talli dynjaja.- Tha ai dhe shfryu lëndueshëm. Mednoi se unë do ja kuptoka hallin por i shkoi huq: hallexhi hesapi, më rroftë Italia…. Në atë çast u dëgjua një zhurmë makine dhe para syve të mi u shfaq x6-shta e bardhë si bora e alpeve. Djali që e ngiste ja bëri me shenjë të atit e ai pa një e pa dy u ngrit. Bëri sikur donte të pagunte tavolinë: dy kafet, por unë kundërshtova dhe ai nuk e zgjati më tej. Më përshëndeti përzemërsisht dhe iku. Unë ktheva kokën nga deti. Në atë çast u dukën siluetat e shitësve të misrave. Burri mbante mbi kurriz skarën kurse i biri thesin e misrave….

02-09-2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s