Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Dashuria njëmijëvjeçar i një sekonde” të autorit DENILU

 

12647489_10207040126274283_1350731426285546396_n

 Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Dashuria njëmijëvjeçar i një sekonde” të autorit DENILU 

 

 

Autori : DENILU

Titulli : Dashuria njëmijëvjeçar i një sekonde

Redaktimi : Dorjana Sterkaj

Botimi i parë, 2016

ISBN: 978-9928-204-53-0

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Tirazhi 50 kopje

 

 

Roland-Lushi

Roland Lushi

 

Botimet ADA

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

Cel: 068 22 190 16

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Luca , Ded N.

Dashuria njëmijëvjecar i një sekonde : epigram/Denilu; red Dorjana Sterkaj. -Tiranë : Ada, 2016

, 108 f. ; 21 cm.

ISBN 978-9928-204-53-0

1.Letërsia shqipe 2.Proza

821.18 -193. 3

 

 

 

Parathënie e librit me epigrame “Dashuria një mijëvjeçar i një sekonde”

 

Fatkeqësisht, shumë nxënës mërziten nga poezia në shkollë, qoftë sepse detyrohen të mësojnë përmendësh poezi që nuk i pëlqejnë a nuk i kuptojnë, qoftë sepse kanë mësues që i analizojnë së tepërmi ato poezi derisa u ikën bukuria dhe freskia. Kështu po më thoshte një ditë Deda, autor i shumë librave, si në poezi ashtu dhe në prozë. Ai e ka nga eksperienca e tij sepse dikur ka qenë edhe mësues edhe përgjegjës i shtëpisë së kulturës. Është njësoj si të rritesh një trëndafil, gjë që kërkon pak njohuri, përveç dëshirës për të përjetuar diçka të bukur. Një detyrë klase në orën e biologjisë, që e studion trëndafilin pjesë për pjesë, është pa dyshim edukuese, por jo e dobishme për një pikëvështrim artistik apo estetik. Janë të shumta epigramet e ‘Denilu’ që po i boton në libra të shumtë, dhe parathëniet, sipas meje, nuk mund të flasin më shumë se vetë libri. Mjafton që t’a lexosh dhe komentet burojnë së brendëshmi. Parathëniet janë si xixëllonjat. Normalisht që ditën xixa e xixëllonjave nuk duket… Librat e Dedes janë ‘drita’ dhe parathëniet si ‘xixëllonjat’ e natës për mendimin tim nuk kanë asnjë vlerë… Dedes i pëlqen që librat t’i ketë me parathënie dhe ashtu qoftë ishalla parathëniet nuk e mërzisin lexuesin. Nëse lexuesi mërzitet mund t’a kalojë parathënien dhe të futet direkt në leximin e librit. Duket sikur nuk shkon të ketë parathënie si xixëllonja i thashë autorit para se t’a redaktoja librin. E dua një parathënie libri nga ju më tha Denilu dhe unë po e shkruaj kështu si më vjen pa komentuar asgjë nga ato që ai shkruan. Mjafton që lexuesi t’i lexojë librat e Ded Nikoll Luces dhe nuk ka nevojë për parathënie. Kështu i kam thënë disa herë autorit, por ai parathënien e sheh si respekt të redaktores për lexuesin. Epigrami i epigramistit Ded Nikoll Luca është sentencë. Kjo dihet që nuk pranon stërgjatime, shtrirje pa intuitë, me tjerrje të panevojshme. Kërkon metodën e kërkimit në hapësirën mendimore për të gjetur yllësinë Denilu… Mesazhi nuk jepet fare zbuluar, por ai e ka ketë aftësi të tillë paraqitëse si një “kriptogram”, që kërkon zgjidhje me gjimnastikë mendore. Aftësia përcjellëse e tij kuptohet që nis të “sfilojë” me pamjen e saj magjepëse të demonstrimit. Epigrami ka në dejet e veta të papriturën e këndshme të krijuar pa sforco dhe jo me një konceptim të standartizuar kompozicional, por me ritëm, bindje, seleksionim, mbetje… dhe pozicionim të së bukurës mbreslënëse. Epigrami i Dedes ka fizionominë individuale, pa provuar huazimin apo krijimin mbi gjeturinë e tjetrit.

 

Dorjana Sterkaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s