Fjalët e dëshmorit! / Tregim nga Kosovare Pajaziti

 

kosovare pajaziti

Tregim nga Kosovare Pajaziti

 

 

Fjalët e dëshmorit!

Sot është sot, e nesër do të bëht dje!
Në të ftohtin e janarit, në të ngrohtin e korrikut, në shiun e shtatorit. Ecnim duke brohuritur në heshtje, duke treguar fjalët në heshtjën e patrembur.
Vitin dryshon mbrenda katër stinëve, por ne jo ! Ne jemi shqiptarë! S’mund të na vrasin plumbat, edhe nese jemi të plagosur mbidhjetë herë, ne mund të kemi plag por jo dhimbje. Ne jemi të gjallë edhe pse na mbytën.
A mund të ndjeni frymarrjën e malëve të cilët frymojnë me frymën e frymarrjës sonë të frymuar. Ne jemi të gjallë e kemi ardhur këtu për të uruar dritën e lirisë.
Jemi shokët e juaj, vllëzërit e juaj!
Të mos të harrojmë të djeshmën që ishte një e sotme, e të sotmën që do të bëhët një e djeshme. O njëri i mirë, dëshmo për etjen që nuk e shuan uji kur njeri nuk është i lirë.  A nuk më njihni mua, jam këtu në mesin e juaj. Ndoshta nuk më njihëni nga pluhuri, nga plagët, porunë jam vëllau i juajqë sot jam dëshmor.
Cdo gjë fillon nga e panjohura drejtë njohjes, e vazhdon nga njohja drejtë të panjohurës. Por mos më shihëni si të panjohur, më mjafton të më thoni se jam nga Kosova. Sepse sa here do të ketëkjo tokë nevojë ne do  të ngritëmi nga dheu, sepse ne jemi bijtë e kësaj toke. O njëri i mirë, dëshmo për gjakun që se treti toka e që se morri uji. Sepse vitet s’mund të humbasin data që dhanë kthesë në jetë.
Sot do të stolisët qielli e nesra do të lulëzojë edhe toka. Ujitni këta fidaneqë do të vijnë e nesmja , sepse nese i ujitni mire s’ka problem nese dimri vie, ata prap do të jenë të  lulëzuar.
O njerzë të mirë, mos harroni duart që përkundën   djepat e qënga ato duar u rritën trimat e ranë dëshmor. Sepse atyre  duarve u jemi borxhli. O vllezër  punoni për ditën që s’do tè ketë natë, e natën që s’do  të ketë ditë , punoni për të juajën, e juaja është Kosova, punoni ditë e natë.
O vllezër, po mbushët  minutat me punë, e nese vazhdoni të ngritni pas çdo rrëzimi e juaj do të jetë bota.
Po vazhduat të ecni pa krenari kur bota buzë qe karshi jush, punoni në modesti përditën kur bota përshpërit, qëtëkeni fuqi tëngrisni zërin tuaj.Nuk është veshtirë të jesh i verbër, sa është e vështirë të mos të lejojnë të shohësh edhe kur ketë të mirë e posedon. Sot ju fituat lirin! Tani keni mundësi të shihëni përtejë malëve, tëkaloni dete, me fortuna tëmëdha, sepse ne fituam kundër furtunës më të madhe kundër armikut shekullor. E tani mos I mjegulloni vitet,  e të harroni atëqë kaluam por për këtë të vazhdoni pasi që e ardhmja ju për ketë atyre që punojnë. Nese dje kemi vuajtur sot do të buzëqeshni, nese nuk përqahëni do tëia dilni sëbashku.
Ju përshendesë o vëllezër nga bota e përjetësisë, sepse sot do të flejë i qetë.
Por mos harroni amanetin tim, të punoni dhe prap të vazhdoni me punë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s