Çensura kërcënon botimet. Agjencia e ISBN la një muaj pa punë botuesit. / Nga Flamur TAJARI

 

images

Çensura kërcënon botimet. Agjencia e ISBN la një muaj pa punë botuesit.

 

Nga Flamur TAJARI

 

Gëzuar Vitin e Ri! – ky ishte komunikimi i fundit në mes të dhjetorit me Agjencinë e ISBN e cila më pas linte takim për 5 janarin, ditën kur zyrtarisht niste punë administrata.  Se përse duhej ndërprerë dy javë para mbarimit të vitit dhënia e ISBN, këtë një Zot e di. Apo më mirë , një Zot e dinte deri para fletës së dytë që vjen prej andje:

Shpërndarja e ISBN dhe CIP nis…më 18 janar 2016!

Kjo do të thotë se për një muaj botuesit shqiptarë duhej të ngroheshin në diell edhe pse viti ri në fakt e ka zënë me të keq, me përmbytje, shi e borë.  E ka vazhduar me tatimorë e shtrëngime për çdo lloj biznesi, ku nuk përjashtohet as libri. Në kushtet e ekonomisë së tregut edhe libri për fat të keq trajtohet si mall e botimi si biznes, por një biznes të cilit për një muaj, me një “gëzuar” iu bllokua për një muaj puna.

Prej ditësh botuesit shqiptarë kanë reaguar duke i quajtur arbitrare si bllokimin për një muaj të ISBN ashtu edhe barrat e reja e të panevojshme që i janë hedhur mbi shpinë arbitrarisht atyre. Me ligj, për çdo botim shtëpia dorëzon falas në Bibliotekën Kombëtare 5 kopje. Me një copë letër të nisur pa firmë e pa vulë nga Biblioteka Kombëtare tashmë shtohen yçkëla të tjera.

Që të marrësh ISBN dhe CIP njëkohësisht, tani duhet të dorëzosh një kopje të printuar apo elektronike të librit. Në kushtet e mosbesimit të ndërsjelltë botuesit druajnë për dy hile në këtë histori:

E para: Kush siguron se materiali i dorëzuar nuk përdoret për t’u printuar e shpërndarë në mënyrë pirate?

E dyta: A nuk është një veprim prej çensure ky? Duke marrë paraprakisht materialin shtetit merr në kontroll paraprak botimin.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s