Gjetjet artistike të fotografit të mirënjohur Sadri Miftar Hadërgjonaj / Nga : Selvete Abdullahu

Posted on January 30, 2016

0


Gjetjet artistike të fotografit të mirënjohur  Sadri  Miftar  Hadërgjonaj

 

 

Selvete Abdullahu 1

Nga : Selvete Abdullahu

 

 

Njeriu që zë zogjët në fluturim,lulet në lulëzim e natyrën në blerim me aparatin e tij gjen pikat më interesante në ligjet natyrore!

Natyra pjesë e pa ndashme e shpirtit,frymëzim estetik,ringjallje dhe identifikim me njeriun.Ky është këndëvështrimi  dhe syri artistik prej artisti.

Një artist që përfshin  elementet pikante tradicionale,kombëtare,klasike e moderne.Një gjuhë e shprehur me mijëra fjalë vetëm permes artit të fotografisë.Një gërshetim i jashtëzakonshëm dhe i mprehtë që vetëm syri i lindur prej artisti sheh më larg se syri.E gjejmë kudo këtë gjuhë të artë  në fotot e z.Hadërgjonajt në natyrën e qetë,në diellin e përënduar,në dëborën mbi mal,në drunjë e lule,fshat e qytet,në portrete njerëzish,në shpezë e kafshë e gjejmë në simbole të ndryshme me fjalë të pa thëna,mes reales duke rrit imagjinatën,mes estetikes e logjikës së   shëndoshë,mes tokës e qiellit kudo gjendet e ne futemi për pak çaste në mrekullin e saj kuptohet përmes fotografis. Gjithë kjo frymë artistike në njeriun krijon kënaqësin e vrojtimit në zhvillimin imagjinativ.Fotografi  nxjerrë  përmes fotove më të mirën përpara artëdashësve. Në përceptimet e thella secili që përcjellë me vëmendje kollazhet e fotografit Sadri Hadërgjonaj përdor metodën krahasuese mes objekteve në natyrë dhe qenjës njerëzore duke gjetur dallimet dhe ngjajshmëritë mes tyre.Natyra dhe bukuria e saj,forma rastësore të objekteve që përfshin artisti tashmë kanë gjetur rrugën e duhur dhe çdo gurë e dru që ishte pjesë fatlume e syrit fotografik të artistit ka marrë trajtën e vet artistike.

Kur përcjelli fotot e tilla ndihem se jam futur në një botë të vaçant estetike e cila të frymëzon për jetë.Të duash natyrën me të mirat e saj është një përjetim i qetësisë shpirtërore ku çdo bimë e krijesë është vet jeta jonë.

Çdo lule  në fotot e tij duket se lulëzon më shumë dhe çdo pemë  duket më e shëndoshë.Ndoshta origjinaliteti dhe kthjelltësia fotografike e bënë me pamje më joshëse çdo gjë.Ky është vet artisti me sy artistik.

Një fotograf që kap të veçantën,që njeh të bukurën,që përcepton në heshtje dhe krijon artin e mirëfilltë vetëm përmes një aparati fotografik.Natyra në qendër të vëmendjes ashtu siç zoti vet e krijoi,por në disa raste edhe njeriu  ndryshoi pjesë të saj duke mbjellur,kultivuar e shortuar dhe të gjitha këto ndryshime e begati i gjejmë të përmbledhura në albumet me fotografi të Sadri Miftar Hadërgjonaj.

Një fjalë popullore thotë:” një foto sa një mijë fjalë”

 

 

Posted in: ESSE DHE KRITIKA