MBRESA NGA NJË TAKIM ME ISMAIL KADARENË -pro dhe “kundër” / Nga Hamit Taka

MBRESA NGA NJË TAKIM ME ISMAIL KADARENË -pro dhe “kundër”-

 

 

Hamit Taka

Nga Hamit Taka

 

 

Dega e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Sarandë, në muajt korrik-gusht 1985, organizoi një kurs teorik me krijuesit e rrethit në shtëpinë e famshme të kurseve të partisë, pranë hotel-turizmit Butrinti. Drejtuesi ynë i përkushtuar, zoti Josif Papagjoni, na nderoi edhe me organizimin e një takimi me Kadarenë. Takimi u bë në sallën e mbledhjeve të komitetit ekzekutiv, ku mori pjesë edhe sekretarja e atëhershme e komitetit. Të gjithë pritëm me adhurim kolosin e letrave shqipe, jo vetëm për famën si shkrimtar tej kufive hermetikë të vendit tonë, por dhe për famën në mardhëniet e tij jo të mira me shtetin…

Pas prezantimit nga Papagjoni, e mori fjalën Kadare. Nuk kaluan as tri minuta dhe neve na hipën drithmat, qoftë edhe për praninë në atë bisedë “kundërrevolucionare” me rrebelin e letrave shqipe, sodomos atyre si puna ime, me “cen” në biografi. Ai nuk tha asnjë fjalë për arritjet e letërsisë sonë, por, pasi përvijoi rrugën e formimit të tij si shkrimtar dhe përkthimit të disa veprave të tij në Perëndim, foli gjatë për një stampë fikse të imponuar në botime, kryesisht në anën formale, si formati i librave, numri i faqeve, numri i poezive… Foli për redaksitë botuese mediokre dhe për një kritikë jo kompetente, kryesisht shkrimtarë të dështuar….Foli për mungesën e konkurencës, duke theksuar se kishim vetëm një shtëpi botuese, atë “Naim Frashëri”… Tha edhe se historia e letërsisë shqiptare shkruhej e deformuar, duke arritur deri atje sa të flitej për kufizimet ideore të Naim bej Frashërit(ky ishte momenti më tronditës për ne). Bile, me të qeshur, na tha, në formë anekdote, se një puntor kishte pyetur në norganizatën bazë të partisë në se Skënderbeu ishte komunist(po kujt ia mbante të qeshte)… na tregoi edhe për një botim në Perëndim, që quhej libër xhepi, i cili shitej në çdo shitore, bashkë me sendet ushqimore, perimet apo mishin etj. etj. etj. Sekretares së komitetit një fytyrë e verdhë i ikte , një fytyrë e zymtë i vinte…

Redaksia e gazetës lokale, “Fitorja”, më kërkoi një shkrim informues për takimin, që me siguri do të ishte i bujshëm dhe ne pjesëmarrësit “do të na shikonin me zili”. Gazeta doli të nesërmen, në datën 10 gusht. Në atë artikull informues, unë kisha shkruar: “Letërsia jonë e realizmit socialist, e lindur dhe e rritur nën kujdesin e partisë dhe të shokut Enver,-tha midis të tjerave oratori, – është përherë e pastër dhe njeh vetëm zhvillim. Ajo sot ka çarë vetë me forcë rrethimin dhe rrezaton e ka lexues në mbarë botën.”

Pasi doli gazeta, rastësisht pimë kafe me kryeredaktorin e gazetës, i cili e kishte shoqëruar Kadarenë për drekë në turizëm. Kryeredaktori më gajasi gazit, kur më tha: E ke dëgjuar se çfarë më tha Kadareja për ju? Jo, i thashë. Ai ma tregoi me zë të ulët: “Ata krijuesit tuaj, që kisha para gjatë takimit, m’u dukën sikur vinin nga orizoret”.

Me të vërtetë u shkriva gazit. Pastaj thashë me vete: Ky njeri kurajoz, ndryshe shfaqet ne çdo gjë, pa dorashka. Askush nuk do guxonte të thoshte fjalë të tilla, se e fusnin në kanale të tjera. Me të vërtetë ne, në krahasim me Kadarenë, ngjanim sikur vinim nga orizoret…

One thought on “MBRESA NGA NJË TAKIM ME ISMAIL KADARENË -pro dhe “kundër” / Nga Hamit Taka

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s