Poezi nga Flutra Kuqani Malo

Flutra Malo

Poezi nga Flutra Kuqani Malo

 

 

Sonte!    

 

Sonte nuk di, por dëshiroj…..

të jetoj aty pranë,

në zemrën tande…..

të mbshtillem si dikur……

kur ti më mbaje në gji…..

kur ndigjojshe tik takun,

e rrahjes tande,

aromën e livandos,

që përhapej lehtë,

frymën tande të ngrohtë……

e zemrat, oh zemrat tona,

flisnin në gjuhën e tyne……

oh……sa mall për ato çaste…

ktë natë të gjatë dimni…

natë kujtimesh…..

kur brymonin xhamat,

ku piklat e shiut rrahnin dritaret…

me furi, me insistim e me forcë…..

si zemra jeme rrahte për ty……

 

 

 

***

 

Ti je erë,

nuk të shoh,

nuk të prek,

nuk e thith

aromën tande dehse,

por t’ ndjej,

t’ perceptoj,

m’cik lehtësisht

me mendimet e tueja

të thella e magjike, ,

me vjedh shpirtin,

pa më kërkue leje

e merr me vedi!

 

 

 

T’prita

 

Të prita sonte….

të prita….

unë dhe hëna,

së bashku…..

kushedi ku do ishe….

duke kërkuar,

brazda të reja

kuturu duke shetitur…

nëper keshtjella andrrash,

fantazish të vjetra,

të thurna

në rrjeta merimangash,

ndoshta ke marrë….

fluturimin,…..

në dimensione tjera….

duke kerkuar pakë paqe…..

per pak liri…..

apo pakë dashuri…

unë dhe hëna,

të presim…

buzë Jonit,

aty ku shpirtat paqtohen!

 

 

 

Kujtimet

 

Çdo  ditë,

ushqehem me  kujtimet

palosun

në  rudhat e harresës,

nxjerrin krye,

kur  malli  dridh  lotin,

e kristaltë  të  kaluemes!

 

Rrobat  që m’ veshin,

i  ndij  komode

janë qep e  qendisë  me  fjalët,

që  ranjzojnë

nga shpirti  delikat,

pothuejse  i  paprekshëm,

 

E kshtu   ditet  kalojnë,

e  kujtimet

mbushin sytë,

shpirtin e

të  qenunin tem

me format

oqeanike të tyne!

 

 

 

***

 

M’hudh  tej,

si  ban  me  gjetht,

m’trasporto me  vedi,

si  një  re  t’mbushun me  ujë,

m’shuej

si  ban  me  zjermin  e  verës,

bani  të  bahen  buzët e  mija

shkrumb,

ngrije  shpirtin  tem nelt

si  nji  balonë,

e bane  të  ngjitet nelt

sa  ma  nelt,

derisa  të  takojnë  qiellin

por  duke  më mbajt  gjithmonë

të  lidhun  me  ty

me  një  fije  të  tejdukshme,

due  me  ndigjue  fërshfrimen  tande,

e  me  prekë fërkimin,

që  prodhon  me  shplakën e  dorës,

tuj  luejt  flokët e  mi,

m’impono  me  mbyll sytë

sepse  realiteti,  më  ban  frikë,

më  jep  nji  frymë,

me  ajr  të  paster

kur  ndij qe  po  mbytem,

se  ti  je  erë e lehtë

që  më  çon n’hapsina t’papame,

Në  boten e  nirvanës!

 

 

 

Shkodrës 

 

Shkodër qyteti im,

Ku dielli lind gjigand,

si në asnji hemisferë të botës….

Ku rrugicat kane një dritë të veçantë,

Intime dhe natën vonë,

Ku gurët diftojnë lashtësinë,

historinë  e vjeter t’mbrujtun ndër shekuj,

në  gurt e kalldramet e tu,

Aq t’mistershme e interesante.

Ku Rozafa u nguju për t’dhuru një fortes,

Ku Teuta mbretnoj në trojet ilire,

ku Drini gurgullon i shoqnuem me muzikë,..

Taraboshi hijeshon ujnat tuej…

Buna freskon pamjen e bukurinë,

Me liqenin tand tuj u bashku…

Njerzit qeshin,

tregojnë per jeten me humor,

Kalaja që mbretnon  aty   madhshtore…..

Zoja Shkodrës që mbron t’sajin qytet…..

 

Ah qyteti im sa vargje t’pa shkrueme për ty,

je një burim i pashtershëm forcash,

Jetdhanse për çdo njeri që të  rrok ty…..

Pranverë   shpirtit, lumni e vërtet…..

Ku hyjnore bahet gjithçka me praninë tande…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s