Poezi nga Zyba Hysa

Zyba hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

 

S’ËSHTË E LEHTË…

 

S’është e lehtë… është e mundur përtej mundësive,
Ta ruash të pastër një dashuri…
Se dashuria vjen prej hyjnive për të sprovuar fisnikëri,
Tallazuar si det prej stuhive… vringëllima shpatash mendje dhe zemre,
Goditje shigjetash prej fjalëve të helmëta të njerëzve që mbartin në shpirt ligësi…
Të duhet të shohësh me perde prej drite, kur tjerët shohin me sy errësirë,
Të duhet të ecësh zbathur thëngjijve, plagë të marrësh e mos ndjesh dhimbje…
Nuk është e lehtë… është e mundur përtej mundësive,
Ta ruash kaq gjatë një dashuri,
Pa lejen tënde shpirti arenë,
Dhe dashuria prej dashurive… përleshet si gladiatorët në mesjetë,
Me shpata puple qëllon kujtime… mbi këto kujtime shpallet mbretëreshë…

 

 

 

NJË DIELL MË SHUMË

 

Doje… të rrërrisja me ledhje…
Emrin tënd ta shqiptoja shkurt!
Mbase kohën doje të kurseje,
Dashuria përherë të ngut!

Në takim s’mundëm të flisnim,
As emrat jo… jo, s’thirrëm dot,
Poret, gojëhapur puthje prisnin,
Si s’qenë puthur gjer atë mot???

Edhe sot… pas kaq vitesh…
Emrit s’i kam hequar shkronjë,
Shkronjat si puthje pësëriten,
Viteve mallin tënd plotësojnë!

Emrin tim… katër diej e ndjen…
Yti, m’ngroh, një diell më shumë,
Tek emrat njëri – tjetrin gjejmë,
Na zgjojnë… e vënë në gjumë!

 

 

 

SI DETI VLORËS…

 

M’kish marrë malli të fle pranë teje,
Të ndjej frymamarrjen si fllad i lehtë,
Ti kurrë s’flije… ëmbël më gënjeje…
Si nënat mbyllin sytë, foshnja të flejë!

Ndjej këngëninullën e Zotit mbi dhe…
Të vë në gjumë dhe me plagë zemre,
Ilac për shpirtin…. më i miri melhem…
Si deti i Vlorës… në botë s’do gjeje…!

Sonte kuptoj, çfarë paskam humbur…
Gjithë qënia ime… qesh e gjallon…
S’është pasuria… të jesh i lumtur…
Veç të kesh pranë… atë që don…!

Kurrë s’e kuptoja se sa të doja,
Kur flinim pranë për çdo darkë,
Magjinë tënde veçse shijoja…
Magjishën, m’kishe kthyer Zanë!

Vite pranë teje… më shtive sirë…
Si ti dhe unë, me dalllgë në dallgë,
Flisja me ty… si me Perëndinë…
Për ne malluar një shpend i bardhë!

 

 

 

LULISHTJA

 

Tek kjo lulishte m’u rritën fëmija,
Këtu lozën… mbesat dhe im nip,
Këtu çeli gonxhet, majit dashuria,
Detit i rrëfehesha… më i miri mik!

Sot jam vetëm, stola bosh, ç’trishtim,
Fëmijët shtegtuan vendeve t’huaj…
Zërat e të vegjelve… vijnë si vegim,
Dallgë përmbi shpirt, dashuria gjuan!

 

 

 

KURORË HËNE…

 

Kaq vitë… jetova në Vlorë, me Vlorën,
Detin e piva duke e thithur gjer në pikë,
Këmbët puthën rërën e kurrë s’u lodhën,
Gjithë trupin grimca rere më lëpinë…

Dhe dielli qysh kur ndrin Kaninës krenar,
Si grimca rëre përkëdhel trupin e lëpinë,
E gjer pas Sazanit kërruset kokëvarë…
Ia kam pirë perëndimit… gjithë bukurinë…

Mëngjeset i kam rrufitur si kafe për qetësim,
Kam kërcyer nën grishjet e pulëbardhës…
Mijëra vargje u kam thurur si shpërblim,
Për t’ua dhuruar … këngëve të valës…

E kisha ndjerë hënën edhe atë natë maji,
Kur rojë na bëntë nën puthje pjalmi erëmirë,
Kur buzët frynë, kthyen shpirtrat vatër zjarri
Viteve ngrohemi, digjemi si Feniks, me dëshirë!

S’paskan të mbaruar ende mrekullitë në Vlorë,
Kur dielli ende fshehur qëndronte nga pas mali,
Hëna e plotë qëndron mbi Sazan si një kurorë,
Si dashuria… ndrin mbi shpirt… mbret e shpalli!

 

 

 

SONTE…

 

Sonte edhe “Bach” s’më vë në gjumë,
Mijëra violina gërvishtin me dridhje…
Notat q’aq ëmbël netëve m’qetësunë,
Sonte… vetë malli pikon çative…!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s