NJË PLAK – Poezi nga KONSTANDINOS KAVAFIS / Përktheu Iliaz Bobaj

 

Poezi nga KONSTANDINOS KAVAFIS

 

 

iliaz bobaj 1

Përktheu : Iliaz Bobaj

 

 

NJË PLAK

 

Në kafenenë e zhurmshme, tej në thellësi,
përkulur mbi tryezë, një plak i vjetër rri,
me një gazetë para, i vetëm fillikat.

 

Përbuzjen i ndjen së mjerës pleqëri,
mendon: sa pak gëzoi në rini,
kur kish forcë, fjalë, bukuri pa cak.

 

E di, u plak shumë, e shikon, e ndjen,
kohë e rinisë i duket e afërt si dje,
sa kohë e shkurtër, shkurtaqe kohë.

 

Mendon si e mashtronte dinakja Urtësi
dhe gjithnjë e besonte: – Eh, ç’marrëzi !
Gënjeshtarja i thosh: – Nesër ke shumë kohë.

 

Vrrullimet e hershme, mendimit i zënë vend,

sa gëzim flijoi, sa njohje të pamend,
çdo rast të humbur tani e tall, përqesh.

 

 

Nga mendimet e gjatë, kujtimet e pafund,
plaku u trallis, u lëshua në gjumë,
aty në kafene, mbështetur mbi tryezë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s