Poezi nga Drita Lushi

 

images.jpdrita

Poezi nga Drita Lushi

 

 

***

 
Ndonjëherë,
më pëlqen,
të luaj me Ty,
të humb,
a të fshihem
ngjyrës,
tëndit sy.
Në frymën tënde,
strukem,
kur më kërkon,
djers’ e jotja bëhem,
sa herë që,
meraku t’mundon.
Pasi lodhur të jesh
nga dëshpërimi
e mbi shpresën e mekur,
ulur të rrijë trishtimi,
unë, si një lule do çel,
nga ngjyr’e syrit tënd
nga bulëzdjersa jote
gjelbërisht do rritem
e Ty, të bëj vend.
Para teje,
krejt ëngjëll bëhem,
ëngjëll -e pafaj,
“loja përfundoi”,
-te përshpëris,
e dorën,
të zgjas Ty paqësisht
E Ti, “i nxehur”nga mundimi,
hakmerresh ndaj meje, ” egërsisht”,
i qeshur, m’ përqafon fort,
fort,-lumturisht.
Më pëlqen,
të luaj ndonjëherë,
të humb,
e pastaj ,
papritur
të të shfaqem pas,
e ti zë-dridhur
të më thuash:
Ah ti,
ti – e “prapë!”

 

 

 

***

 

Sa herë thoje se më doje,
unë bëhesha e gjitha një zemër brenda teje,
bëhesha një dashuri e rrjedhshme
nëpër dejet e tua,
dhe ti, zbardhje netet,
vargje beje për mua!
Pastaj më thoje:
“dashuria i bën të gjithë njerzit të shkruajnë poezi”.
por asnje poet në bote, s’dinte të dashuronte si ti;
Ndërsa unë,
të adhuroja në heshtje, pa të thëne kurrë
“Të dua”
Por ti, dije të lexoje ҫdo fije floku tek mua,
Ti më lexoje ҫdo qelizë të epidermës!
dhe ҫdo levizje të buzëve.
Ndersa mua, me mjaftonte veshtrimi…
Sa here shiheshim në sy,
Ata merrnn të njejtën ngjyrë!

 

 

 

IK – JE.

 

Jo çdo ik-je është largim,
ka pak “je” edhe aty.
Gjysma tënde, mbet’ tek unë
imja mbet’ tek ty.

 

@ Drita Lushi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s