Poezi nga Fejzi Murati

 

Fejzi Murati

Poezi nga Fejzi Murati

 

 

PRES

 

Çdo ditë të re
me ankth e pres,
çfarë do më sjellë fshehur në gji?
Një këngë malli a një mesazh,
mbi krahë pëllumbi
si një magji!
Çdo ditë e re më mban me shpresë,
se puthjet do më vijnë nga ti,
siç pret petalja një pikë vesë,
ngarkuar me mall e dashuri.

çdo ditë e pres…
Po a do vijë?

 

 

 

PARALAJMËRIM

 

U sëmur edhe Laokonti
konstatuan të trishtuar mjekët një ditë.
“Më vranë njerëzit pabesisht”, – thotë i trishtuar,
S’e kujton dot që e vranë perënditë.

Është me sklerozë,
i sëmurë shumë rëndë,
sa harron që e mbytën gjarpërinjtë,
ndërkohë që djemtë i ka aty, në dhomë,
edhe ata të mbytur,
në të njëjtën ditë.

U sëmur!
Ç’humbje e rëndë për njerëzimin anë e mbanë!

Kujtesa e tij na trishton më shumë se vdekja,
kur thotë se njerëzit e vranë.

E vërteta është se perëndive
ai iu kundërvu me kokëshkrepje,
pa menduar se perendive askush nuk mund t’iu kundërvihet;
ato të ndëshkojnë me vdekje…

Njerëz kujdes!
Kujdes njerëz!
Me perënditë mos bëni ndeshje!

 

 

 

PEJZAZH BREGDETAR

 

Përkulet dielli të puth detin,
valët ngrihen si në zjarrmi,
t’i jepen diellit
siç jepet vasha
natën e parë në dashuri.

Përkulet dielli dhe puth detin
dhe për çudi
kjo ndodh çdo natë,
siç bën çdo natë një çift i lumtur
ku trupat shkrijnë në një shtrat.

Dhe muzgu bie dalëngadalë …
mantel i purpurt
dritë-hije,
nga qielli zbret e bukur nata,
si pelerinë me mijra yje.

 

 

 

DILEMË E TRISHTË

 

Ditë e zymtë,
stinë e zymtë,
jetë e zymtë,
me shi e shtërngatë,
me vuajtje e mundime.
Zvarritemi,
në vend që të ecim kryelartë,
mbi kokë e në shpinë,
vetëm dështime!

A do të kemi ndonjëherë gëzime?

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s