Poezi nga Ismail S. Rexhepi

Ismail Rexhepi

Poezi nga Ismail S. Rexhepi

 

 

…BEHARIN FALNI SHPIRTIT TUAJ!

 

Dje, sot, apo nesër?
Krejt njësoj nuk është
Por që nesër një shpresë tjetër ndryshe,
Ndoshta ndryshe t’i rrëqethesh hapësirës
Asaj ndjenje më të hollë se sot

As plagët e delikates
Mbi mrekullinë
E ëndrrave të pa ëndërruara
As fjalët e pa thëna
Epo as trishtimi nuk kushton më shumë!

Pra më mirë të pajtohemi edhe për së voni
Këtu ku jemi
Larg korbash
Larg qiellit
Larg errësirës së ngrirë!

Një dit më parë një dit më e mirë!

E nesër
Nesër kudo që të zhdukem
I njëjtë do të kthehem
Shpirtrave të gënjeshtrës
Dhe abstraktes më të lumtur

E di se më pak kam për ti besuar
Errësirës
Dhe më pak do të më shoqërojnë korbat…
Korbat
Që veç në shkallën e universit trokasin
E glacojnë realen në besim të një parajse të lumtur

Më mirë sot le të derdhen, amanetet
e këtyre që i vardisen
Kujtimit “hallall” “harami u qoftë”!

E pra më mirë të pajtohemi sot
se të gjithë njësoj po lutemi në qiell
e nesër të mugullojë liria

…Beharin falni shpirtit tuaj!

 

 

 

Erdha!

 

Zhdirgjem mendimesh
i vetëdijshëm çmendurisë
për të gjet në ty
farën e lumturisë…

Dhe do ta gjejë, me siguri
gjeneve tua të fisit të mbarë
aty ku rrjedhin kroje legjendash…

Pas ditëve të lumtura
ëndrrave tua do vijë
të të mbuloj, pelerinë aurorash…
Ninullat më të bukura ti thuri për ty!

 

 

 

***

 

Sot është:
E ngjashme me një, atëherë !
Atëherë lumi vërshonte më shumë
ura kishim një për dekada
edhe miqtë i thërrisnim lumë ,
plot dashuri
…Të tillë kishte shumë!!

 

 

 

MALLIT TUAJ PËR KËTË QYTET

 

Moj bija ime
Këtu bota është zhdukur fare
Veç shpirti i kthyer
Në mrrizin e hallit
Bjeshka, lumi e qyteti kanë vu perde në sy
S’ma marrin dot kujtimin
Po as lotët që i derdh për ty!

Moj bija ime
Këtu fshihen hijet
Kujtimet n’legjendë
N’mostër përtrihen e shtohen
Këtu ulërinë vetmia
Një e qarë nkrahëror nga mallëngjimi
Një peshë shumë e rëndë
s’më merr dot as vdekja
…pa përqafimin tënd !

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s