Poezi nga Lida Lazaj

 

lida portret

Poezi nga Lida Lazaj

 

 

Kur kopshtet i kopshtarisin yjet

 

Me kapele resh të plumbta
qyteti mbwshtjelle me muzg
nga agu nw perëndim,
me kalimtarë posht e përpjetë,
qyteti gjante si kopështi Edenit me trëndafila.

Në çastin kur do brohorisja. “E keqja u çthur”,
në tufën e flokut ngjyrë thekre
të një vajze që vetwm qeshte
u varën trishtimet e botes.

Mandej me një fije entusazmi mbetur,
mes trëndafilave dallova
sy lulesh lindur të hidhura,
e të tjera hidhëruar në ditë muzgjesh
nga agu deri nw perwndim,
kur qyteti i rri mbi krye një kapele resh ngjyrë plumbi.

S’qe faji im.
Ishin yjet dhe planetët,
që kishin kthyer faqen me dritë mbi mua
më taravelen trëndafile të kopështit të Edenit.

 

 

 

***

 

Bisk i përthyer hardhie dashuria
Orgazma s’mbështillet me mish
Mjalti i puthjeve kullon në tastiera
Me një klik përcillen në re e përtej
Sy e qerpikë yjesh të habitur të sklepuar nga bloza e sperma
lëvarur e ngrirë lulemimozat si lotë qiriri.

Fallikë e thelluka përdridhen me epsh e frikë në lecka, si gjarpëri nën gur.

Bebet e ninullat porositen në epruveta

Shi veshtullor bie
mbi shkrumb pyjesh
mbi gjelbërim anemik.

 

 

 

***

 

Kur e kur
më ngjan universi
fushë e gjelbër me bar
dhe toka një topth,
që rrukulliset,
hargaliset
vithiset vrimave,
drejtuar nga krahu i gjatë i Zotit,
që ngjan si shkop bejzbolli.
“Zot mbaj dorën” them kur e kur,
“se mos godet rëndë
dhe spërkatet universi me trutë e tokës”

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s