Promovim / Tregim nga (Hamdi) Erjon Muça

Promovim

 

 

Erjon Muça

Tregim nga (Hamdi) Erjon Muça

 

 

Më së fundmi Simoni e mbaroi librin me kujtime: pas botimit, bashkë me miq e dashamirës vendosën ti bënin promovimin. Në fakt e meritonte një promovim madhështor, pasi e tillë ishte edhe historia të cilën ai kish përshkruar në libër: përveçse ishte libër mjaft voluminoz.
Historia e një profesori, edhe pse i ri në moshë, që fliste pa ndryshim katër gjuhë të huaja dhe që fatkeqësisht jetoi njëzet vjet të jetës së vet mes burgun e Burrelit dhe internimit. Pra kish përshkruar jetën, ndjenjat e një shpriti të lirë, ndryrë në kafaz.
Libër i madh ndaj dhe pjesëmarrja ishte e madhe, aq sa edhe vetë Simoni tashmë i thinjur qëndronte si i mpirë: ndoshta nuk i besohej se tëra ata njerëz ishin aty për krijesën e tij, për jetën.
Eh sa fytyra të qeshura kishte në hyrjen: fytyra të reja dhe të vjetra me buzëqeshje të reja dhe të rudhura.
Në radhën a parë, të sallës së madhe të pallatit të kulturës, qenë ulur të afërm dhe miqtë më të shtrenjtë të Simonit: mes tyre në qendër qëndronte gruaja e tij. Plakja tregonte rugëtimin e mundimshëm të një femre të bukur, të papërpunuar.
Bukuria është relative ndaj dhe i shtova frazën të papërpunuar: sot jemi mësuar me bukurinë me buzë dhe gjinj të fryer, me dekolte eksituese dhe makizhe të papërballueshme, ajo nuk kish qenë kurrë e tillë.
Edhe ajo vuajti, qe vuajtje dhe sakrificë dashurie.
Kur Simonin e burgosën ata sapo qenë martuar. Fisi mbarë msyu derën e shpirtit të sajë, për ta shkallmuar, që të nxirrnin jashtë tij ndjenjën e dashurisë së pashtershme. Ajo u mbjat, si rrallë herë kështjellat shqiptare. Pranoi vuajtjet, ndëshkimin kolektiv, braktisjen barbare dhe sëfundmi paftyrësinë e pendesës kolektive për gjithçka: thuajse…..
Nuk e burgosën, qe me fat, vetëm sa e internuan sa këndej e sa andje duke e hedhur si pavlefshmëri totale. Abortoi e gjora grua: krijesën e sajë e pa të përpëlitej pakëz, në një legen të qelbur, para se të largohej nga kjo botë pa lëshuar as edhe një ankim. Nuk e kuruan madje nuk arrij as ta kuptoj se si mbijetoi ndaj infeksionit në mitër: rastësi matematike të cilën ne akoma nuk kemi arritur ta perceptojmë, ndofta me vijimësinë e evolimit do mundemi të perceptojmë edhe sinjalet misterioze të cilat sot na mahnisin…
Nuk patën më mundësinë të kishin fëmijë: ndëshkimi ishte aq total sa nuk i dha as rrugëdalje vijimësie gjenetike.
Unë e pata lexuar herët librin e tij, ndofta i pari, që kur ai pat marrë formën përfundimtare akoma pa u futur në botim. Mahnitesha me forcën shpirtërore të atij njeriu, nëse me të vërtetë është njeri! Në librin e tijë, në kundërshtim me atë që unë prisja, nuk gjeje as gjurmën më të vogël të urrjetjes, nuk hasje asgjëkundi nevojën e shpirtit njerëzorë për hakmarrje, nuk përballeshe askund me dëshirën për të mallkuar. Kishte mjaft dhimbje, keqardhej, e një dozë të fortë, nga fillimi e deri në fund, mëshirimi. Ai i mëshironte të gjithë, gjykues dhe të gjykuar, spiunë dhe të spiunuar, naivë dhe cinikë. Dukej sikur më tepër ndjente keqardhje për ata që e paditën, dënuan dhe burgosën se sa jetën e vet. Në kundërshtim me atë çka jam mësuar të ndjej në shoqërinë e përvuajtur shqiptare. Aty ku gjykuesi flet me fodullëk për detyrimin që ju desh të duronte nga sistemi, dhe ku ata që nuk kanë vuajtuar as edhe një ditë të vetme burgimi kërkojnë hakmarrje kapitale. Tani që po shkruaj dhe po ripërpunoj gjithçka në mëndje kuptoj përsenë e vonesës së shkrimit dhe botimit të ktij libri. Simoni donte me çdo kusht t’i largohej urrejtjes. Shpiti i tij kish vuajtur aq shumë sa tashmë nuk donte të lodhej më, duke urryer: gjithçka përfundon nën përqafimin e baltës…
Më erdhi keq që nuk u ula as në rresht të parë e jo më në podium. Simoni ma kërkoi, që të mbaja fjalën e hapjes por unë nuk pranova: akoma nuk jam shkëputur tërësisht nga qerthulli i urrejtejs dhe kisha frikë se mos nga fjalë për librin e mikut tim të shkuar në moshë, do devijoja në një fjalim retorik mbushur plot urrejtje dhe mllef. Qeshë ulur në fund aty ku dritat e skenën nuk arrijnë të ndriçojnë: e rëndësihme është prania dhe jo dukshmëria. Madje hyra i fundit në sallë, nuk mund t’i shtrëngoj dorën buzëqeshjeve të fallsëta, të ndyra, të paftyra….. Para meje aty ku qëndron viza mes dritës dhe hijes qenë ulur dy burra, edhe ata të shkuar disi në moshë por që fytyra ende ju shkëlqen nga mungesa e vujtjeve që edhe përse sistemi ndryshoi nuk ju qasën kurrë…
Pas fjalës së hajes dhe dy reçensentëve që folën relativisht gjatë, i erdhi radha që të fliste autori i librit: personazhi kryesor i vuajtjeve. Simoni akoma nuk qe çmpirë nga hutimi filestar, u ngrit ngadalshëm dhe ju drejtua foltores si me mëdyshje. Zëri i tij i ngrohtë mbushi veshët e të ftuarve me përkëdhelje dashurie shpirtërore.
“Të dashur miq e dashmirës, të njohur dhe të panjohur! E kam të pamundur të gjej fjalët e duhura që t’ju falenderoj për pjesëmarrjen. E ndjej veten mjaft të vlersuar tek ju shikoj këtu përballë meje duke pritur të më dëgjoni, të më lexoni. U vonova ca për ta përfunduar punën time, por nuk mund të shpejtoja. Nuk doja t’i jepia njerëzve diçka volgare, copëza jetësh ndryrë mes muresh të trasha e të ftohta, trupa të soptuar nga ropatia e minjerës me lëkurë plasaritur nga ngricat e dimirt. Unë doja dhe u mundova t’ju sjell copëza shpritrash të gjymtuar nga ethet e vuajtjes dhe harresës.
Ndërkohë dy burrat para meje nisën të pëshërisnin e unë u përqëndrova më tepër te biseda e tyre se sa tek fjalët e të përvuajturit Simon.
– Kush rri e duron pordhët e këtij tani!
– Lëre mos e pyet. Janë bër të gjithë heroj tani a thua se kanë bërë ndonjë gjë të madhe.
– Hiqen si trima por ama kur hynin në zyrat e hetuesisë më trimi bënte shurrën në brekë.
“Në këtë libër nuk do gjeni as xhelatë e as viktima. jemi të gjithë viktima të ngushtësisë së shpirtit njerëzor.- Vijonte të fliste Simoni teksa ata të dy po bisedonin vesh më vesh.
– Ore po ç’faj kisha unë si gjykatës kur kushtetuta fliste qartë. ç’farë të bëja të shpallja të pafajshëm atë shkeli ligjin dhe ta pësoja vetë?
– Tani kështu flasin këta.- Ore unë isha hetues dhe ajo ishte puna ime. Nuk e vura unë dënimin me vdekje ama isha i detyruar që mbas pushkatimit të ekezekutoja me plumb në kokë. Unë e desha dhe i shërbeva shtetit tim me verbëri vetmohuese.
– Mirë e the kurse këtyre nuk u pëlqete as ai shtet as ky që i bëmë.
– hahahahahahah! Sa i ndyrë që je!
” Nuk ka emra në këtë libër ngaqë ata janë aq të parëndësishëm, të përkohëshëm, mjaft jetëshkurtër në krahasim me jetëgjatësinë shpirtërore. E di që kjo frazë nuk do i pëlqejë njeriut që më ka ndihmuar mjaft në drejtëvendosjen e pjesëvë të këtijë libri, por unë dua të shpresoj tek pendesa e thellë. Jo publike, por e brendëshme. Të paktën brenda vetes t’a ndjejnë rëndesën e fajit. Në vend të emrave njerëzorë do gjeni emra qytetesh dhe fshatrash ngaqë e gjithë shqipëria qe kthyer në një vend-dënim të madh, me rrathët e vet, si tek rrathët e ferrit të Dantes. I vetmi emër njerëzor në këtë libër është emri i njeriut që më qëndroi përkrah gjatë të gjitha viteve të vuajtjes duke i pasur të gjitha mundësitë që të shpëtonte.”
– Dëgjo se kam harruar të të pyes se ti je akoma në brëndësi. Po për dosjet çdo bëhet se si shumë po llomotisin në parlament.
– Sa tuhaf paske mbetur mor i zi! E Kush do i hapi.
– Ore unë e di, po të hapen ato dosje edhe përse një pjesë e mirë i kanë hequr qafe, prap do ja ndyjnë fytyrën ndonjërit, por thashë se mos!
– Janë debate kot sa për të tërhequr vëmendjen. Nuk i hap njeri dosjet të paktën edhe për një dhjetë vjeçar.

” Nuk dua që ky libër të lexohet për të mbushur shpirtin tuaj me dëshirë për hakmarrje. Hakmarrja nuk na jep shpëtim as material e as shpirtëror. Këtë libër e botova vetëm e vetëm që harresa të mos bjerë mbi vuajtjen kolektive dhe të bashkëvuajtësve të mi pak më tepër. Ju falendroj për pjesëmarrjen. – E mbylli fjalën e vet Simoni që mua mu duk tejet i prekur nga durtrokitjet e zjarrta që salla i dhuroi, edhe ata të dy që nga ajo gjysëm hije dolën në dritë. Eh me sa mallëngjim të çiltër po duartrokisnin. Moderatoria e mbrëmjes njoftoi se ishte pregatitur një koktej në sallën tjetër ku qenë ftuar të gjithë. Unë nuk shkova! nuk mund të duroja buzëqeshjet, fjalët e ëmbla dhe shtrëngimet e durave. e dija që ata të dy nuk do nguronin tia shtrëngonin dorën Simonit duke i uruar sukse për një libër që i bën mirë shoqërisë, e di që edhe këtë të fundit nuk do nguronin tia thonin, sa për kurajo ia kam zili: ajo nuk iu mungon.
E di që Simonit do t’i vinte keq për mungesën time por do i shpjegoja arsyen. Ai di të falë, nuk ka ngruar të falë ata që e dënuan dhe jo më mua që kam qenë gjithnjë e drejt përdrejetë me të. Nuk do i tregoj për bisedën e mësipërme. Nuk ka përse ai e di më mirë se unë ç’ka ngjarë dhe ç’po ngjet në këtë vend, e
sërish beson…
09-01-2016

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s