Fotografia e Shekspirit / Tregim nga Arqile Vasil Gjata

 

Fotografia e Shekspirit

 

 

arqile portret 1

Tregim nga Arqile Vasil Gjata

 

Përkëdhela me kujdes dhe dëshirë fantazinë, jo si iluzion, por si realitet.
Për një gjë që ia vlen dhe më duhej patjetër ta kisha një fotografi origjinale të shkrimtarit gjenial, të famshimit, Shekspir.
Më në fund, e gjeta fotografinë e Shekspirit!

Portreti i ‘’Shekspirit” qetësohej në një kornizë klasike gdhendur bukur, me elegancë që i përshtatej madhështisë dhe emrit të tij. Dhe pse, kanë kaluar dhjetra vite, fotografia, s’e ka humbur pjekurinë e të shprehurit të mendimit. Fotografia e tij fsheh shkëlqim, që është e ngjizur në botën e përjetshme…
Vështrimi i tij ishte i prehtë, sikur do të thotë :
-Nuk e di, pse ma thyeni qetësinë e më çon aq larg ?! Askush nuk ka nevojë për fotografinë time. Të gjithë më njohin!
Në të dal të shtëpisë, i gëzuar përshëndeta ditën e re dhe bashkë me Fotografin morra rrugën për te mjedisi ku do zhvillohej Festivali i Fjalës Artistike.
Në sallë, përzgjodha me kujdes një vënd të përshtatshëm, që aktori të kishte mundësi ta vështronte qartë në çdo pozicion që të ndodhej në skenë.
***
Agroni, një nga aktorët që do te konkuronte me poezinë‘’ Portreti i Shekspirit ‘’, më ishte lutur t’i gjeja një fotografi origjinale, ose të paktën ndonjë pikturë nga dora e një mjeshtri të madh të vizatimit.
Kërkova gjithkund nëpër veprat e tij, në bibliotekën e qytetit, por e pamundur ta gjeja…!
Disa më thonin se, ai nuk ka pasur fotografi . Dikush tjetër dëshironte të më mbushte mendjen se, njeri me emrin Shekspir nuk ka jetuar në asnjë vend të botës dhe një emër i tillë është trill. Më në fund shkova te studioja e Spiros në sheshin ‘’Koljaço‘’.
I qeshur si gjithmonë më tha :
– Bëre mirë që erdhe, ulu të pimë nga një teke raki rrushi! Për rakinë kam një pikturë shumë të bukur!
– Por….unë, or i uruar, erdha të pyes, në se ke ndonjë pikturë të Shekspirit?!
– Në kujtesën njerëzore jeton një njeri i madh, shumë i madh me emrin Shekspir. Unë mendoj se një nga fotografite më të bukura të tij është – Hamleti….dhe vazhdoi të recitonte vargje nga monologu i Hamletit…
Me këto fjalë më përshëndeti Spirua në mënyrë deklarative dhe kuptova se, ai e respektonte shumë Shekspirin.
Ndërsa një i moshuar, kur e pyeta për Shekspirin dhe në se mund të gjeja një fotografi të tij, ai më mbajti një orë në këmbë. Më fliste me shumë kopetencë dhe mirënjohje për veprën e tij gjeniale.
Mbaj mend që bisedën e përfundoi me këto fjalë :
– Shekspiri është i jashtëzakonshëm, edhe leximi, e për më tepër Fotografia e tij, s’është e individualizuar dhe as e dhënë njëherë e përgjithmonë si portret autokton.
Mendim, që sigurisht, i takon kritikës elitare ta shtjelloj, pasi unë jam tepër i vogël për punë të tilla…
* * *
Agroni ishte i shtati në rradhë për të konkuruar në Festivalin e Fjalës Artistike. Zëri i aktorit krijoi një qetësi dhe vëmendje të pabesueshme. Ai i drejtohej fotografisë me këto vargje :

‘’ Kryqëzoheni Krishtin e tragjedive
Peshën e rëndë të fjalës varjani në qafë Fotografisë,
mbuluar në paqe”.

Shikuesit u ngritën në këmbë dhe me sy kërkonin Fotografinë e Shekspirit.

“Nga muret e Fotografisë
dëgjohej melodia e kohës,
Të rrosh, a të mos rrosh…?”

Kur aktiviteti përfundoi, njerëzit u mblodhën dhe të gjithë i shtynë sytë për të parë me kërshëri e interesim Fotografinë e ‘’Shekspirit ‘’.
Atmosfera u mbush me shprehje falënderimi, për gjithë aktorët e fjalës së bukur! Aktore Lena u tha të pranishmëve :
– Ja…kështu ka qenë Shekspiri! Shikimi i tij të zhyt brenda kllapave të jetës njerëzore!
Dikush e fotografoi Fotografinë, më në fund, Goni (Agroni)u bëri thirrje të gjithëve të bënin një pozë me ‘’Shekspirin”.
Pasi bëmë dhe fotografi me ‘’ Shekspirin” Vaska, një miku im, që ka qënë shpesh në shtëpinë time, lëshoi me kujdes pëllëmbën e dorës mbi supin tim. Më nguli sytë, duke luajtur me qepallat dhe përdori një të qeshur shpotitës me zë shumë të lartë…
– Ç’po na thua mik-vëllai….!!!
Po kjo është fotografia e babait tënd dhe jo e Shekspirit!
Nuk mundë t’i bëja bisht fjalëve në të cilat më ngeci Vaska, por megjithatë nuk më gjeti të pa përgatitur. Iu drejtova të gjithë shokëve dhe miqve të ndodhur aty me këto mendime :
– Në saj të fantazisë, në kujtesën time janë gdhendur fjalë të bukura, të këndshme e të pa thëna . Ca ide të çuditshme më vijnë në kokë…
Çdo njeri nga ne shqiptarët është i mirëkuptuar me Shekspirin. Megjithëse nuk është i gjallë, Shekspiri ngjan me shqiptarët. Kështu që, unë arrita në përfundim se :
Babai im qenka Shekspir-i…
Kjo është aq e vërtetë, sa, nuk ka historian ta kundërshtoj. Gjithë sa thashë e arsyetoj kësisoj:
– Çdo shqiptar e di dhe e ndjen në brendësi, se Fotografia e Shekspirit është e ç’kopsitur nga ne shqiptarët. Si rrjedhojë, unë gjeta mundësi dhe arsye të mjaftueshme, të them… se “Ai” ngjan me babanë tim…!
Prandaj Nëna ime e çmonte aq shumë të shoqin, se, “Ai” paska qenë Shekspir!
Ja pse nuk e ndaj dot të vërtetën, në se, babai im është Shekspir, apo Shekspiri është si babai im…
Ne shqiptarët, si ballkanas, kemi qënë personazhe dhe heronje të tragjedive të Shekspirit. Përsëri mbetëm aktorë evropianë, për faktin, se kambanat e tragjedive ende buçasin si më parë…
Shqiptarët e duan Shekspirin! Sytë e tij janë të rënduar nga pesha e tragjedive të luajtura ndër shekuj. Ky është shkaku, ose më mirë të them, thelbi që Shekspiri është “Babai” im! Shekspiri ishte evropian, por dhe babai e gjyshi im ishin evropianë…dhe diçka më tepër. Ata ishin dhe amerikanë e ndoshta dhe pak aziatikë.
Ai soj burri, Shekspiri, i ka hedhur njerëzimit valën që shkulmonte mbi shpinë. Ishte i mbushur me prush burrërie. Kur inatosej “Ai”, ( nënkupto shqiptarët ), kishte diçka të jashtëzakonshme. Katër palë rrudha të thella i ngriheshin Shekspirit mbi ballë…
Shpesh, ne s’kemi besim mbi të vërtetat e së kaluarës. I harrojmë dhe i mënjanojmë ndjenjat dhe dëshirat që kemi për të shkuarën. Për shembull:
-Thonë, se nuk ka një fotografi të besueshme për Shekspirin!
Unë them se, Fotografia e (shqiptarve ) ngjan me fotografin e tij . Si rrjedhojë, është shumë e besueshme për të vërtetuar që, dhe fotografia e babait tim është fotografia reale e Shekspirit. Ajo fotografi shpreh mesazhe që lexohen në mendjen time, për të kënaqur bindjen se babai im paska qënë “Shekspir”…!!!
Kështu ndodhi që, fotografia e babait tim ngjante ditën e Festivalit të Fjalës Artistke me fotografinë e Shekspirit të madh!

Kjo është aq e vërtetë, sa që, Miku im Lame (Harallamb) Fandi më shkruan për Shekspirin:

S’di se kur, po…
“Kujtimi yt” është nata me yje
… kur nuk do të jesh më
pjesë e vetes sime,
nga kujtimi yt do të heq,
shumë copëza me yje.
Dhe atëhere qielli do të jetë kaq i bukur,
saqë e tërë bota,
do të dashurohet me natën.

Nga Arqile Gjata
Maj 2005

Ehhh …! Revolucion Femëror! / Nga : (Hamdi) Erjon Muça

Ehhh…!  Revolucion Femëror!

 

 

Erjon Muça

Nga : (Hamdi) Erjon Muça

 
Gota e kristalit seç ka një xixëllim të veçantë, e ndjen, e kupton, të gjitha shqisat e vërejnë ndryshimin që ka ajo nga qelqi normal. Kur punon në një bar-restorant tek blloku, arrin edhe të flasësh me gotat e kristalit.
Ja kjo gotë të cilën po e laj tani, përveç ngjyrës së kuqerremtë të verës Italiane në fund, e ka njollossur edhe i kuqi, i theksuar, i buzëve: te buzët.
“Kish vënë shumë të kuq buzësh mbrëmjen e shkuar e mjaft pak veshje. Kjo është, gjithnjë, shenjë dëshpërimi tek një grua.”
Ju po mendoni se çfarë lidhje mund të ketë një djalë i shëmtuar, kamrier, banakier, pjata larës i një lokali blloku, që shkon e vjen me biçikletë të vjetër nëpër rrugët e Tiranës, me Wilde! Keni të drejtë të gjykoni nga pamja e jashtme, se edhe vetë Wilde e thoshte: është sipërfaqsor ai që nuk gjykon nga pamja e jashtme!
Ja që kjo është jeta… Mjaft cinike për të pranuar formula ekzakte, matemtikore.
Pasi mbarova universitetin për letërsi, vetëm dy rrugë mundësishë mu lejuan: ose të vijoja punë në lokalin që punoja gjatë studimeve, ose të bëhesha mësues letrësie në ndonjë shkollë. Gjykoni ju….
Zgjedhjen time më duket se bëra drejtë. Këtu jam në kontakt të drejtë-përdrjetë me njerëzit dhe para tyre dukem i padukshm, kjo më ndihmon më mirë të zbuloj njerun që fshihet pas personazhit, të ksajë komedie të madhe…
Po të bëhesha mësues letërsie, ata do nguronin ë shfaqeshin të fshehur pas personazhit, jo se mësuesi letërsisë ka ndonjë prestigj të madh, po gjithësesi përballë një njeriu që ka një status, të gjithë sillen me ndrojtje, si të ishin të zhveshur. Kurse përballë meje, një kamarieri të shëmtuar,( jam i shëmtuar as më pak e as më shumë se masa e burrave që mbipopullojnë botën, por unë nuk kam makinë të shtrenjtë dhe veshje të firmuara,) i shoh groteskë nën petkun e modernizmit. Në thelb në qenjen njerëzore asgjë nuk ka ndryshuar edhe pse mendohet se kemi miliona vite që evolojmë…
Ja edhe kjo gotë të njëjtën gjë po ë thotë. Unë e di se kush piu sonte me të.
Ato hynë të dyja në lokal, të veshura pak e të lyera shumë. U ulën në një kthinë të qetë, gati pranë banakut ku sa më pak sy ti shihnin por jo larg veshëve të mi. Njërën prej tyre e njihja, virtualisht, pasi në kohën që jetojmë njerëzit i njohim më tepër virtualisht se fizikisht. Virtualisht e duam ndonjërin por fizikishit jo…
Ajo pëlqente dhe komentonte poezitë ( tani ka dalë moda e të qujturit poezi gjithçka, kërkoj ndjesë që përdora fjalën poezi, ato që unë shkruaj janë vjersha, vargje të lira dhe mjaft rrallë ndonjë poezi) e mia në internet e nga komentet kuptoja që ajo qe magjepsur pas një fanazme. Në profil nuk kam vënë foto, ngaqë jam i shëmtuar, e ajo kushedi se çfarë imazhi më kish bashkangjitur.
Me ta parë ju luta bankierit që të më lejonte të qëndroja në banak, derisa ato të qëndronin aty. Jemi miq dhe nuk më tha jo.
Ato u ulën dhe nisën të bisedonin por në fillim mu duk se po flisnin në kod, pasi gjithçka ishte e papërcatueshme, e zymtë, mjaft e përciptë për të qenë bisedë mes mikesh. Vetëm pasi gotat me verë të kuqe u prekën dy herë me buzët e kuqe, nisi të shprishej kodi mors me të cilin po flisnin.
– Kjo vera qënka më e mirë se ajo që pimë me të fejuarin tim mbrëmë në dajt.
– Pse e shpallët fejesën?
– Akoma nuk e kemi shpallur. Ti e di se si janë këto punë por tani jemi të fejuar dhe asgjë nuk e kthen më mbrapsht. Prindërit e mi e dinë dhe prindërit e tij po ashtu. Fejesën do e shpallim para viti të ri se atëherë i kthehet e motra nga Amerika. Si e mërzitur më dukesh sonte! çafrë ke?
– Nuk jam e mërzitur jam paksa e hutuar. Mu duk sikur pashë një djalë që punon me mua.
– Duhet të jetë i rëndësishëm përderisa të hutoi?
– I rëndësishëm….! Jo se është i rëndësishëm është enigmatik. Nuk ka asgjë të veçantë nga aspekti i jashtëm, por shkruan. Nganjëherë edhe e urrej, se i jep rëndësi të madhe të qenurit durrsak dhe që ka studiuar në Romë. Nganjëherë i kuptoj se çfarë shkruan kurse më të shumtat hiqem sikur i kuptoj për të mos u dukur trape.
– Edhe mua më pëlqen njëri që shkruan.
– Ou! E kush është ky?
– Nuk e njoh personalisht, madje nuk e di as se si është se nuk ka foto në fb, por ato që shkruan seç kanë diçka të egër, të drejtëpërdrejtë. E kjo situatë mes dijes dhe padijes më sygjestionon shumë. Pse po qesh?
– Po qesh se më duket sikur dëgjoj vet-veten.
– Avash se unë nuk jam akoma tek situat jote. Ti ke një burrë, shefin dhe këtë djalin nga Durrësi, që të huton. Kurse unë tani për tani kam vetëm të fejuarin dhe shpresoj, këtë poetin pa fytyrë…
– Epo ti mësove nga gabimet e tona, më të mëdhajave dhe u fejove me shefin…- Unë i dëgjova këto biseda dhe nuk doja që situata të zbehej ndaj vendosa të publikoja diçka të re të egër, mes të kuptueshmes dhe jo.
– Uau!
– çfarë ka?
– Sapo publikoi një tjetër poezi. Dëshiron ta lexosh?
– Nëse nuk përton lexoma ti!

Vena e kuqe si të ishte,
e pjellë prej gjaku.
Ftohtësinë e tejdukshme,
të gotës prej kristali,
e përndezi,
në epsh e përflaku.

Qëndronte prehur mbi tavolinë,
në kufijtë mes pashpirtshmërisë dhe dehjes.
Kur pa vënë re ndjeu,
butësinë delikate të gishtërijve,
që i shtonin turbullimin,
e ngrohtësisë së prehjes.

E ngritën lart,
ngadalë,
e mbi buzë të kuqe qëndroi.
Vështrimi në dekoltenë e hapur,
i shkoi tinëzisht,
e në hone të errëta,
aty ku askush nuk mund të shihte,
depërtoi.

Edhe vena e pa,
atë çka gotën hutoi,
e nisi ti tregojë ti flasë,
një histroi të vjetër ti pëshpërisi.
Ca nga trazimi i asaj që pa,
ca nga fjalët e historisë,
me tu mbështetur mbi tavolinë,
i përndezuri kristal krisi.

Gotat e restoranteve janë delikate,
Krisen që në imazhin e parë.
Gotat e shtëpisë durojnë më tepër,
në vetminë tënde janë mësuar të shonin,
pa asnjë lloj pengese,
atë që e krisuar,
vështroi shkarë.

As historia që vena i tregoi,
nuk e dalldis,
atë që po i tregon gjakut tënd,
e ai mendjes,
e që në zjarr po të kandis.

Me flakët e rrëfimit që kalon,
nga vena e vjetër tek vena e re,
Digjesh e lodhur.
Endesh e mishtë nëpër botë,
por dëshirat e trupit,
turpi i shpirtit ti ka ndalur.

Përflakja nga fjalët e histroisë vazhdon,
ritmike,
qetësisht,
pa u ngutur.
Tani janë thellë në qenien tënde,
edhe në qelizën më të pamendueshme,
të kuqe,
janë futur.

Marinarët janë fshehur,
thellë në hije,
të dehur me venë.
Detet e plumbta u skuqën,
me gjak të virgjër,
e sirena më nuk kanë.
Një e nga një i përdhunuan,
në orgji dehje,
dhe të shqyera,
natën i vranë.

Eh! Nata statujë e zezë e kujdesit,
e shveshi,
e hodhi tej mantelin e zi.
Me pasqyrën e rrumbullakët të hënës,
në dorë,
spërkati me yje lakuriqësinë e vet,
si një veshje langeries (lanzheri).

Me të mbaruar poezinë, mikja e vajzës që lexoi hodhi një vështrim të shpejtë rethor, a thua sikur kërkote dikë, një të inflitruar në mendimet e tyre. Madje edhe një vështrim të shpejtë dekoltesë së vet dhe gotës përgjysëm me verë…
– Si tu duk?
– Kjo është gati e njëjtë me ato që shkruan ai durrsaku që punon me mua.
– Uau! Do ma prezantosh?
– Mos u fut tek pjesa e tjetrit. – Ja ktheu mikja duke buzëqeshur.
– Pse bëhesh kaq koprace? Ti ke burrin, ke shefin kurse unë kam vetëm të fejuarin dhe atë poetin pa imazh. çtë duhet ai tjetri? Kurse unë po që kam nevojë për ndihmë. Ha ha ha!- Vera po bënte efktin e vet.
– Burri më duhet për mburojë, shefi që të më blejë makinë dhe veshje sa herë që të më duhen, kurse ai për të bërë atë që thotë poezia e mikut tënd pa fytyrë. Askush nuk do të kuptojë se edhe ne femrat kemi nevojë të kemi dikë pa pasur nevojë që ai të na shperblejë me diçka. E sot është bërë mjaft e vështirë të kesh dikë vetëm për kënaqësi pa kurrëfare nevoje tjetër – Vendosa të dal dhe ju afrua tavolinës gjoja për ti pyetur nëse ju nevoitej gjë tjetër. Ato mu përgjigjën ftohtë, gati të neveritura nga fytyra ime. Unë ju largova qetësisht dhe pa u ofenduar nga mimika që bënë kur më panë. As nuk u revoltova me të qeshurën që u dëgjua pasi unë ktheva krahët. Ato janë humane, gra……..
08-12-2015

VIP-at skllevër të satanistëve iluminati / Nga : Eroll Velija

VIP-at skllevër të satanistëve iluminati

 

 

eroll veliu

Nga : Eroll Velija

 

Askush nuk mund të jetë i sigurt nëse Eminem nuk është një Iluminati – apo është anëtar i shoqërisë sekrete të varrtarëve, me të cilët është lidhur vite më parë për të ardhur më vonë te fama, pasuria, por edhe te dominimi në muzikë.

Shumë njerëz tashmë e thonë edhe publikisht që VIP të njohur të Hollywoodit janë Iluminati, përderisa shpesh edhe mediet kanë ngritur pyetje mos këta persona të njohur i takojnë kësaj lëvizjeje.

“A është duke u përpjekur Eminem të largohet nga Iluminati?” dhe përgjigja që dhanë disa analistë shpirtërorë është se Eminem megjithatë po e thotë këtë, edhe pse në këngën “Not Afraid” ai ka mesazhe anti-ilimunati.

Ka një mesazh katër faqesh me kërcënime për vdekje, që titullohet “A është Eminem një sllav i Iluminatit” dhe një videon në youtube.com “Eminem vs Iluminati”, e cila shpjegon me anë të tekstit dhe muzikës që ai është kundër Iluminatit, por kjo është e kotë. Kjo paraqitet edhe në këngën “Detroit M.C” si dhe filmin “Cinderella Man”, që rikthen pak a shumë tregimin e vitit 2005 të filmit “Cinderella Man”, ku edhe ky i fundit akuzohet se është rob i Ilimunati, pra regjisori i filmit. Megjithatë, Eminem “ndoshta është dashur të bëjë refrene kundër Ilimunatit duke dërguar mesazhe sublime nëpërmes muzikës së tij”.

Edhe nëse i injorojmë të gjitha komentet të cilat ndonjëherë duken qesharake, atëherë kur një video përfundon, gjuetia për të vërtetën vetëm ka filluar.

Nga një listë e videove që sugjerohen, ju mund të zgjidhni “Eminem: His Iluminati sacrifice Part 1”; “Eminem Fights Back Against The Iluminati”; “Eminem against Iluminati 2011!”; “Eminem, My Darling Iluminati” dhe plot të tjera, të cilët kanë plot shpërndarje në internet. Disa nga videot e Eminem për këtë problem janë të shpërndara më shumë se 5000 herë dhe kanë më shumë se 300 000 shikime.

Tani mirëserdhët në botën e dreqit të muzikës pop, ku e vërteta, rrëmuja, baza e industrisë së muzikë në të cilën bën pjesë edhe Eminem, ka kaq shumë persona, të cilët thirren qoftë edhe në mënyrë anonime që kanë simpati për iluminizmin. Teoritë më të mira të konspiracionit shkojnë nga persona më të njohur deri te më pak të njohur.

Një person që nuk di të zbresë nga top-lista është Jay – Z, një këlysh i Iluminatit. Lady GaGa, një kurvë e “Iluminati”. Kanye West, Lil Wayne, Beyoncé, Rihanna — të gjithë agjentë të Iluminatit…(Michael Jackson dhe 2Pac nuk mund t’i shtimë në këtë thes sepse tashmë ata janë të vdekur). Hulumtimet për Iluminatin mund t’i shihni nëse shikoni nëpër faqen e Youtube.com, në Twitter dhe në Facebook, ku ata bëjnë zgjedhje dhe flasin për Iluminatin duke bërë edhe blerje në faqen e dedikuar për këtë gjë, VigilantCitizen.com.

Një sy që merret me këtë gjë dhe bën zgjedhje të posaçme, ashtu sikurse është një bizhuteri me temën e dashit, apo një fanellë në të cilën është dashi në të, që është një homazh për Baphomet – një kafshë pagane që konsiderohet perëndi, sipas Aleister Crowley.

Kemi edhe semaforin Iluminati, i cili fut në kornizë një sy brenda palmave në formë piramide apo si njihet ndryshe izolimi i syrit për të ilustruar shembullin se”syri gjithçka sheh”.

Kjo është e fshehur edhe në një bankënotë dollari, një imazh që ka origjinë masone. Këtu kthehemi te lirikat Iluminati të Eminem, filluar nga “New World Order”, që e thotë shpesh në këngën “Lose Yourself” apo në referencën tjetër kemi këngën e Jay – Z, ku bën thirrje misterioze duke e paraqitur vetën si një njeri përplot pushtet në këngën “Rain Man” (filozofët papritur e kanë konsideruar këtë këngë si të papërshtatshme në faqen e Dustin Hoffman.

Nëse kaloni më shumë kohë në gjëra të këtilla, atëherë do të keni edhe mbylljen e syve ashtu sikurse bën vetë e gëzuar perëndia Baphomet. Hulumtmet e filozofëve kanë shkuar edhe më larg, duke prezantuar në tonë ndjellakeqe këtë urgjencë që fëmijët tanë po e marrin nga të famshmit: Ilimunati pretendon një dominim global, madje e trajton muzikën pop s një armë për kontrollim të mendjes, duke dërguar mesazhe të errëta dhe imagjinatë të errët në hitet dhe videot e tyre; ka pasur gjëra të këtilla qoftë në “zgjimi” dhe në “shpëlarjen e trurit”.

Besimtarët e Ilimunatit i kanë bërë besimtarët e “9/11” që të jenë më të ashpër dhe të detyrojnë zbatimin e teorisë së Woodward dhe Bernstein mbi “Watergate”.

Provat përsëri kanë rënë në syrin e analistëve pasi që ato përshtaten edhe në këngët e Eminem edhe në filmin Cinderlla, që paraqet një alegori tronditëse të një metafore, të cilën e shohim edhe në lirikat e Lil Wayne, i cili ka një këngë të këtillë ku simbolizon dreqin me revole.

Kemi përpjekjen histerike para imazheve që na paraqet Ned Flanders. Zërat e shumtë dhe harmoninë që është anonime, por këtë e deshifrojnë filozofët – qoftë në faqen Vigilant Citizen apo në një radio emision në Philadelphia, ku 50 Cent ishte zënë ngushtë kur ishte pyetur për këtë gjë dhe mënyrën se si komunikojnë reperët me adhuruesit e tyre.

Një pop artist Ilimunati ka një forcë të madhe tërheqëse. Referencat mbi shoqëritë sekrete kanë filluar të dalin në skenë që nga daljet e këngëve të hip-hopit në fillim të viteve ’90, por ato janë rritur edhe më shumë me daljen e internetit dhe teorive konspirative mbi Ilimunatin, që kanë marrë të njëjtin asteroid në muzikë, duke filluar edhe me industrinë pornografike dhe me fotografitë e maceve.

Filozofët thonë se okupimi i margjinave të muzikës, pastaj mesazhet e tyre janë përhapur sikurse rreket e ujit. Në fund të vitit 2009, një gazetar i CNN e pa të arsyeshme të pyeste Lady GaGa-n për thashethemet për Iluminatin (ajo jep një përgjigje gabim dhe s’di të arsyetohet).

Rihanna ishte përqeshur kur kishte dhënë një përgjigje të ngatërruar në videon e saj “S&M. Pastaj kemi këngën Rick Ross në vitin 2011 (që po ashtu është nën kontroll të Ilimunatit). Jay Z ka bërë një varg të kësaj këngë, ku refuzon anëtarësinë te “Masonët e Lirë”. “Thashë ishte e mahnitshme, jo pse jam Mason”.

Kush është Ilimunati dhe pse është ata kaq shumë i përfshirë në pop-muzikë? Iluminati është një grup i themeluar në Bavari të Gjermanisë në fund të shekullit XVII nga filozofi dhe profesori i drejtësisë Adam Weishaupt.

Pastaj kemi edhe tituj që flasin për këtë filozofi si “Në fatin e Arsyes” të filozofëve gjermanë nga Kant te Fichte, historiani Frederick C. Beiser që e përshkruan “Iluminatin si një shoqëri sekrete e përkushtuar pas një reforme politike që njihet me emrin “Aufklärung”— që do të thotë Dritë e mendjes. Te Hegel dhe tek autorët me traditë hermetike si Glen Alexander Magee thuhet se grupi kishte “shënjestër bërjen e opozitës dhe traditës fetare, paragjykimet dhe feudalizmin” dhe “evokimin e racionalizmit shkencor dhe bërjen e njeriut të drejtë”.

Është vështirë të thuhet pse Iluminati e bën martesën me mendje paragjykuese dhe me përkushtim ndaj dreqit. Duket se anti-klerikët, përfshirë edhe Weishaupt, dhe shkrimtarë të ”Fremasonary” në fund të shekullit XIX filluan të ndjekin rite satanike malonike, të cilave u printe francezi Léo Taxil. (Taxil u zbulua se gazetaria e tij kishte lëvdata sataniste).

Shkrirja në shoqëri sekrete dhe okultizmi shihen edhe sot, natyrisht nga përfaqësuesit e pop-kulturës që mund ta paraqesin sidomos në dijen e tyre.

Iluminizmi i Weishaupt vazhdoi tutje edhe kur ishte zgjedhur mbret bavarezi Karl Theodor, për të cilin në kryengritjen e vitit 1784, Magge shkruan se “komanda e tij u shpërnda për shkak se ushtarët nuk iu bindën atij. Iluminati vazhdoi edhe në vitin 1987, por kishte jetuar edhe në imagjinatën e konservativëve.

Në një shkrim gazete në New Yorker në vitin 1995 ishte ngritur një teori konspirative në Amerikë, ku Michael Kelli tregonte se Iluminati ka si fantazmë kryesore të ashtuquajturën teori të “Rëndit të ri Botëror, e cila bazohet kryesisht në teorinë që është zhvilluar në vitin 1958, të quajtur “Blue Book”.

Nëse fjala “Tea Party” flet për rënien e zileve, ndoshta do të ishte ndryshe nëse shikoni disa komente të njerëzve në internet, të cilët shkruajnë më shumë për shoqërinë e fshehtë dhe ndikimin e Eminem nga to. Madje ka teori se kësaj shoqërie i takon edhe Obama. Ka një shije shumë fetare kur flasim për pop-iluministët, që kryesisht mbahen të fshehur nga frika se Lady GaGa dhe Jay – Z janë agjentë të anti-Krishtit, për të vënë nën kontroll masën në mënyrë që të na kthejnë fëmijët tanë në homoseksualë apo t’i bëjë ata të zinj. Të dyshuar si Iluminati në këtë rast kemi edhe disa të tjerë, madje edhe yje muzikorë si Bob Dylan, Taylor Swift, madje Celine Dion! Pavarësisht se kjo mund të duket më shumë si një hipotezë që Jay Z dhe Lady GaGa janë shënjestrat kryesore të tyre: politikisht mund të themi se kemi edhe këngëtarë të zhanreve të tjera që janë prekur nga kjo gjë.

Pop-iluminati mund të konsiderohen edhe grupet prindërore të muzikës si Led Zeppelin dhe Black Sabbath, këngët e të cilëve kanë mesazhe okultiste dhe paraqiten në kulturën e re muzikore. Në këtë vazhdë vazhdon edhe “Prodigy”, që është një kritik i zëshëm kinse i Iluminatit, por veshja e tij dhe gjestet janë tërësisht të këtilla.

Madje kemi edhe një këngë që flet për këtë gjë. Pavarësisht debateve që bëhen dhe shkruhen nëpër ritualët sekrete, ku bebet digjen për së gjalli për t’u sakrifikuar për njeriun, Prodigy distancohet nga vetvetja pasi që nuk ka shumë njohuri, madje as për teorinë e Iluminatit. Ja çfarë thotë ai në një intervistë për Billboard Hot 100: “Jay Z është një i q…none nga të gjithë zezakët që kam njohur”, thotë ai në një intervistë në prill, duke harruar se çfarë ka thënë për Iluminatin – gjë që e bën atë një pop yll të”padijshëm” sepse personat që janë anti-iluminati i dinë ato këngë që këta këngëtarë na i këndojnë.

Gazetari i New York, David Remnick ka bërë edhe një studim mbi teorinë e konspiracionit, mbi uraganin Katrin dhe histori të tilla që ka gjetur aty. AIDS si armë gjenocidi e CIA; Fantazitë tropike dhe sterilizimin e njerëzve etj). Këto teori, shkrua ai, përfaqësojnë “bashkëbiseduesit e tjerë’ që dëshmojnë dhe shprehin se nga kush mund të okupohet shoqëria amerikane.

Në një mënyrë të njëjtë paranoja e Iluminatit, nëpërmes qarqeve të repit dhe luftimi i inflacionit te të famshmit e hip-hopit, paraqet masën e suksesit të muzikës së zezë; teoria e Iluminatit në mënyrë përsëritëse po vazhdon . E vetmja mënyrë e Jay – Z, apo e ndonjë njeriu me ngjyrë tjetër që të bëhet i famshëm në Amerikë është që të vazhdojë të jetë në këtë sekt. Edhe Kaney West i këndon “pushtetit” në këngën “Power”. “Në botën e njerëzve të bardhë, ne të vetmit zgjedhim”, thotë një varg i kësaj kënge.

West i adreson thashethemet e Iluminatit edhe në Twitter. “Është Iluminati dhe adhurimi i dreqit e njëjta gjë …a kanë ata rrjet social sikurse kemi në VIP-at?” cicëron ai, duke shtuar: “…a mundeni ju adhurues të dreqit të jeni në iPhone të ri???LOL!!!”. Humori i West ka një arsye tjetër pse teoria pop – iluminati ka dëshmuar në këtë rast.

Në fund, Jay Z duhet të ketë kujdes nga teoria e Baphomet sepse nuk i ka hije. Këtë e shohim edhe në këngë të tjera. Njëjtë është edhe për pop-iluminatët e tjerë.

eroll veliu

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon Antologjinë “100 – poetë për dashurinë” / Përgatiti : Roland Lushi

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon Antologjinë  “100 – poetë për dashurinë”     Përgatiti : Roland Lushi   Shtëpia Botuese ” ADA” publikon antologjinë  “100 – poetë për dashurinë” me lirika shqiptare dhe botërore. Ky botim i vitit të katërt … Continue reading

Nëse poezia është një akt hyjnor… ( Rreth antologjisë poetike të porsabotuar të Skënder Rusit ) / Nga : Shpend Sollaku Noé

  Nëse poezia është një akt hyjnor… ( Rreth antologjisë poetike të porsabotuar të Skënder Rusit )      Nga: Shpend Sollaku Noé     Pse duhet blerë antologjia e çmuar «Me vete kam gjithnjë një Evë»? Pse duhet patur … Continue reading