Fotografia e Shekspirit / Tregim nga Arqile Vasil Gjata

 

Fotografia e Shekspirit

 

 

arqile portret 1

Tregim nga Arqile Vasil Gjata

 

Përkëdhela me kujdes dhe dëshirë fantazinë, jo si iluzion, por si realitet.
Për një gjë që ia vlen dhe më duhej patjetër ta kisha një fotografi origjinale të shkrimtarit gjenial, të famshimit, Shekspir.
Më në fund, e gjeta fotografinë e Shekspirit!

Portreti i ‘’Shekspirit” qetësohej në një kornizë klasike gdhendur bukur, me elegancë që i përshtatej madhështisë dhe emrit të tij. Dhe pse, kanë kaluar dhjetra vite, fotografia, s’e ka humbur pjekurinë e të shprehurit të mendimit. Fotografia e tij fsheh shkëlqim, që është e ngjizur në botën e përjetshme…
Vështrimi i tij ishte i prehtë, sikur do të thotë :
-Nuk e di, pse ma thyeni qetësinë e më çon aq larg ?! Askush nuk ka nevojë për fotografinë time. Të gjithë më njohin!
Në të dal të shtëpisë, i gëzuar përshëndeta ditën e re dhe bashkë me Fotografin morra rrugën për te mjedisi ku do zhvillohej Festivali i Fjalës Artistike.
Në sallë, përzgjodha me kujdes një vënd të përshtatshëm, që aktori të kishte mundësi ta vështronte qartë në çdo pozicion që të ndodhej në skenë.
***
Agroni, një nga aktorët që do te konkuronte me poezinë‘’ Portreti i Shekspirit ‘’, më ishte lutur t’i gjeja një fotografi origjinale, ose të paktën ndonjë pikturë nga dora e një mjeshtri të madh të vizatimit.
Kërkova gjithkund nëpër veprat e tij, në bibliotekën e qytetit, por e pamundur ta gjeja…!
Disa më thonin se, ai nuk ka pasur fotografi . Dikush tjetër dëshironte të më mbushte mendjen se, njeri me emrin Shekspir nuk ka jetuar në asnjë vend të botës dhe një emër i tillë është trill. Më në fund shkova te studioja e Spiros në sheshin ‘’Koljaço‘’.
I qeshur si gjithmonë më tha :
– Bëre mirë që erdhe, ulu të pimë nga një teke raki rrushi! Për rakinë kam një pikturë shumë të bukur!
– Por….unë, or i uruar, erdha të pyes, në se ke ndonjë pikturë të Shekspirit?!
– Në kujtesën njerëzore jeton një njeri i madh, shumë i madh me emrin Shekspir. Unë mendoj se një nga fotografite më të bukura të tij është – Hamleti….dhe vazhdoi të recitonte vargje nga monologu i Hamletit…
Me këto fjalë më përshëndeti Spirua në mënyrë deklarative dhe kuptova se, ai e respektonte shumë Shekspirin.
Ndërsa një i moshuar, kur e pyeta për Shekspirin dhe në se mund të gjeja një fotografi të tij, ai më mbajti një orë në këmbë. Më fliste me shumë kopetencë dhe mirënjohje për veprën e tij gjeniale.
Mbaj mend që bisedën e përfundoi me këto fjalë :
– Shekspiri është i jashtëzakonshëm, edhe leximi, e për më tepër Fotografia e tij, s’është e individualizuar dhe as e dhënë njëherë e përgjithmonë si portret autokton.
Mendim, që sigurisht, i takon kritikës elitare ta shtjelloj, pasi unë jam tepër i vogël për punë të tilla…
* * *
Agroni ishte i shtati në rradhë për të konkuruar në Festivalin e Fjalës Artistike. Zëri i aktorit krijoi një qetësi dhe vëmendje të pabesueshme. Ai i drejtohej fotografisë me këto vargje :

‘’ Kryqëzoheni Krishtin e tragjedive
Peshën e rëndë të fjalës varjani në qafë Fotografisë,
mbuluar në paqe”.

Shikuesit u ngritën në këmbë dhe me sy kërkonin Fotografinë e Shekspirit.

“Nga muret e Fotografisë
dëgjohej melodia e kohës,
Të rrosh, a të mos rrosh…?”

Kur aktiviteti përfundoi, njerëzit u mblodhën dhe të gjithë i shtynë sytë për të parë me kërshëri e interesim Fotografinë e ‘’Shekspirit ‘’.
Atmosfera u mbush me shprehje falënderimi, për gjithë aktorët e fjalës së bukur! Aktore Lena u tha të pranishmëve :
– Ja…kështu ka qenë Shekspiri! Shikimi i tij të zhyt brenda kllapave të jetës njerëzore!
Dikush e fotografoi Fotografinë, më në fund, Goni (Agroni)u bëri thirrje të gjithëve të bënin një pozë me ‘’Shekspirin”.
Pasi bëmë dhe fotografi me ‘’ Shekspirin” Vaska, një miku im, që ka qënë shpesh në shtëpinë time, lëshoi me kujdes pëllëmbën e dorës mbi supin tim. Më nguli sytë, duke luajtur me qepallat dhe përdori një të qeshur shpotitës me zë shumë të lartë…
– Ç’po na thua mik-vëllai….!!!
Po kjo është fotografia e babait tënd dhe jo e Shekspirit!
Nuk mundë t’i bëja bisht fjalëve në të cilat më ngeci Vaska, por megjithatë nuk më gjeti të pa përgatitur. Iu drejtova të gjithë shokëve dhe miqve të ndodhur aty me këto mendime :
– Në saj të fantazisë, në kujtesën time janë gdhendur fjalë të bukura, të këndshme e të pa thëna . Ca ide të çuditshme më vijnë në kokë…
Çdo njeri nga ne shqiptarët është i mirëkuptuar me Shekspirin. Megjithëse nuk është i gjallë, Shekspiri ngjan me shqiptarët. Kështu që, unë arrita në përfundim se :
Babai im qenka Shekspir-i…
Kjo është aq e vërtetë, sa, nuk ka historian ta kundërshtoj. Gjithë sa thashë e arsyetoj kësisoj:
– Çdo shqiptar e di dhe e ndjen në brendësi, se Fotografia e Shekspirit është e ç’kopsitur nga ne shqiptarët. Si rrjedhojë, unë gjeta mundësi dhe arsye të mjaftueshme, të them… se “Ai” ngjan me babanë tim…!
Prandaj Nëna ime e çmonte aq shumë të shoqin, se, “Ai” paska qenë Shekspir!
Ja pse nuk e ndaj dot të vërtetën, në se, babai im është Shekspir, apo Shekspiri është si babai im…
Ne shqiptarët, si ballkanas, kemi qënë personazhe dhe heronje të tragjedive të Shekspirit. Përsëri mbetëm aktorë evropianë, për faktin, se kambanat e tragjedive ende buçasin si më parë…
Shqiptarët e duan Shekspirin! Sytë e tij janë të rënduar nga pesha e tragjedive të luajtura ndër shekuj. Ky është shkaku, ose më mirë të them, thelbi që Shekspiri është “Babai” im! Shekspiri ishte evropian, por dhe babai e gjyshi im ishin evropianë…dhe diçka më tepër. Ata ishin dhe amerikanë e ndoshta dhe pak aziatikë.
Ai soj burri, Shekspiri, i ka hedhur njerëzimit valën që shkulmonte mbi shpinë. Ishte i mbushur me prush burrërie. Kur inatosej “Ai”, ( nënkupto shqiptarët ), kishte diçka të jashtëzakonshme. Katër palë rrudha të thella i ngriheshin Shekspirit mbi ballë…
Shpesh, ne s’kemi besim mbi të vërtetat e së kaluarës. I harrojmë dhe i mënjanojmë ndjenjat dhe dëshirat që kemi për të shkuarën. Për shembull:
-Thonë, se nuk ka një fotografi të besueshme për Shekspirin!
Unë them se, Fotografia e (shqiptarve ) ngjan me fotografin e tij . Si rrjedhojë, është shumë e besueshme për të vërtetuar që, dhe fotografia e babait tim është fotografia reale e Shekspirit. Ajo fotografi shpreh mesazhe që lexohen në mendjen time, për të kënaqur bindjen se babai im paska qënë “Shekspir”…!!!
Kështu ndodhi që, fotografia e babait tim ngjante ditën e Festivalit të Fjalës Artistke me fotografinë e Shekspirit të madh!

Kjo është aq e vërtetë, sa që, Miku im Lame (Harallamb) Fandi më shkruan për Shekspirin:

S’di se kur, po…
“Kujtimi yt” është nata me yje
… kur nuk do të jesh më
pjesë e vetes sime,
nga kujtimi yt do të heq,
shumë copëza me yje.
Dhe atëhere qielli do të jetë kaq i bukur,
saqë e tërë bota,
do të dashurohet me natën.

Nga Arqile Gjata
Maj 2005

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s