Poezi nga Xhemile Adili

xhemile Adili

Poezi nga Xhemile Adili

 

 

SI QUMËSHTI I SHPIRTIT

 

Gjithmonë shpirtit
Mbaj të veshur
Mirësinë, sinqeritetin, ngrohtësinë
Fytyrën stolisur me buzëqeshje
Dhe shkëlqim ëmbëlsish
Nga sytë që rrezatojnë shpresë
Dhe ngrohtësi dielli nga zemra
Ime e bardhë si qumështi i shpirtit…

Fyerjet, urrejtja, mallkimi
Nuk janë pjesë e saj
As karakter imi…

Në raftin e veshjeve të shpirtit tim
Ndodhë të gjenden veshje të lagura me lot
Tek digjen në zjarr dëshpërimi…

Nga rrufetë e fjalëve harbut
Të të pashpirtëve
Që shpirtin kanë të veshur
Me helm dhe me djallëzi…

 

 

 

MË THANË HESHT!!!

 

Kur fola më thanë heshtë
Fole kot
Milliona fyerje u thanë
Deri në ekstrem.
Kur heshta më akuzuan dhe me keq
Ku më thanë
Njeriu kur heshtë është fajtor.

Por që të dyja janë të pavërteta
Unë as nuk flas kot
As nuk heshtë se ndjehem me faj.

Kur flas kërkoj vetëm atë që më takon mua
E me heshtjen time
I lejë të kuptojnë gabimet e fjalëve fyese .
Sa keq që nuk paskan arritur
Të më njohin shpirtin.

 

 

 

ZOT

 

Di që e kam bekimin tënd
Për këtë të falem sa herë marr frymë
Ndryshe s’do tʹi takoja késaj bote
Sa e bukur, po aq e trishtë.

Shpesheherë hedh shikimin qiellit, e té falem
Ashtu si, që shpesheherë të lutem
Për ato që sʹjan té përgëdhelur nga fati.

Té varfërëve zgjatu dorën
Jepu pek shpresé për jetën
U është bllokuar fryma
Vjellin mushkërinë.

Jepu pak dritë
Pak shpresë
Pak jetë
Shpirtërave të keq.

Largouva urrejtejen
Mos ndjellin prapësinë mbi ata që i bekove
Syve té llahtarshëm
Ktheju shkëlqimin.

Mjerimit largoja dhimbjen
Gjithmonë pret një dorë të zgjatur
Dimrit, zbutja tërbimin
Nata le të rri në qetësinë e sajë.

Mos mbështjell pafajësinë, né të zezën e sajë
Lutem për çdo gjé që dimri mbulon
Se ngrica dhe acari s’mbajnë faj për këtë.

As mjegullat e dendura
S’mbajnë faj për diellin
Që e mbajnë nën pushtetin e tyre
Për harabelin që mërmëritë
Degëve të zhveshura e të ngrira.

E për natyrën që rënkon
Nën petkun e bardhë
Dimri s’mbanë faj për këtë.

Fjollat e borës biejnë lehtë e pa frikë
E dinë qé pasqyra e diellit është thyer
Vetëm lendina e lotve pa borë
Netëve té vona shkrihet nga lotët e zanave .

Zot
Lutem për çdo gjë
Që është buzë vdekjes
Unë bekimi yt.

 

 

 

BULEVARDIT ECI

 

Bulevardit po ecë
Si e përgjumur nga dhimbja
Me zikzake e përshkoj atë rrugë
Zhytur, përhumbur në mendime si e dehur.

Inatçore është ajo dhimbje
S’do që s’do të largohet nga unë
Ku më ha jo vetëm shpirtin
Por dhe dheun nën këmbë.

Ku lutem të bie tisi i bardhë i borës
Të mbuloje atë vend të mallkuar
Ku fatet vritën
Rrallë herë më bie ta përshkoj atë rrugë.

Por sa herë e përshkoj
Më rrotullohen motet
Aty dëgjoj ofshama, klithma.

Përpara më dalin sy me lot
Rrukullisur fytyrës nga dhimbja
Kujtoj tmerrin
Pa dashur ta kujtoj.

Ishte dhimbje
Ku gjithmonë kam dashur
Të ia leje të kaluarës, harresës
Por pesha e kohës, deri aty të vret.

Sa mos mundesh t’i ikish ati mendimi
Neper çdo stinë.

U mundova t’i bëja një varr ati çasti ç’njerëzor
E nuk e varrosa dot
Né asnjë stinë
Né asnjë mot.

Varrin ia bëra në shpirt
Ku dhe sot gërryen për brenda
Ashtu si lumi brigjet.

 

 

 

ME LOT FYTYRËS

 

Me lot rréke fytyrës eci nepër natë
Ku nata mbështjelli me té zezën e sajë
Gjithë qenjen time
Ku vetëm loti fytyrës duket rréke.

Me besimin te zoti
Çaja népër terr, përhumbur
E zeza e natës më godiste
Me keq se heshtja qé zemëron.

Mbështjell trupin me erë tërbimi kam
Nga trishtimi i natës që vriste
Hidhja sytë qiellit
Mundohesha t’i numëroj yjet.

Né pritje té agimit té bardhë
Nata s’leshonte pushtetin
Ku shtonte ankthin
Né gjithë atë heshtje.

Vetëm hapat e mi dëgjoheshin
Hapa té lidhura nga ecja e frikësheme
Népër natë shoqruar me lotin
Ujvarë fytyrës.

Mbështjellë me té zezën e natës
Me shikimin nga qielli.

Lus zotin për pak dritë
Për pak ngrohtësi
Por ,pak jetë.

 

Poezi nga Vasil Tabaku

 

vasil Tabaku

Poezi nga Vasil Tabaku

 

 

SHQIPËRI NËNË PERËNDISHË

 

Shi dhe përsëri shi
Qiejt
Derdhen
Mbi ty SHQIPËRI
e përmbytur,
e braktisur,
e lënë në mëshirë
në vetmi
me dhimbjen tënde prej nëne,
për bijtë që vuajnë…
Rënkonë,Shqipëria ime
dhëmb dhe hesht,
Hesht Shqipëri
perapar trishtimit
nën pikat e ftohta të shiut
dhe shëndrrohesh e tëra
në një britmë …
Ta dëgjoj rënkimin Nënë
ndjej drithërimat e tua prej gruaje
me duart e rreshkura
zgjatur pa shpresë
drejt qiejëve
bijtë e tu moj NËNË
janë endur rrugëve të Botës
si një dhimbje që derdhet
e lumëshme
me dallgë trishtimi…
ta dëgjoj zërin
drithërimat e tua
kapur nëpër retë e përlotura
ku qiejt
humbasin shpresën
nën dritën e klithmave
Të ndjej Shqipëri
Brenda meje
Si një det gjaku dhe zjarri
Jam yti
Edhe I vdekur
Biri yt
Rrugëvë tragjike të mërgimit
Ku drama jonë
Nuk paska asnjëherë fund…
Jam yti Shqipëri…
Je imja moj NËNË PERËNDISHË….

 

 

 

ME Ç’ DHIMBJE TË DUA

 

Të qaj
nuk kam forcë.

Lumenjtë
zvarriten drejt harrimit,
si kënga e mërgimtarit
gjithë brengë dhe mall…
Mbi fushë
rrëzohet veli i trishtimit
si flokët e shpupuritur
të gruas së braktisur.

Pemët
i kanë të prera degët
me mohimin tragjik
të lulëzimit.
Shkëmbinjtë
rrokullisen të rëndë
humnerave të shpirtit tim.

Tani për tani
vetëm një flutur
me trillet e saj fluturore
më përqafon
me krahët si ajri.
Larg
mbi baltën e rrugës
janë hapat e mi.
Me ç’dhimbje të dua
Nuk kam forcë të buzëqesh,
të qaj, nuk kam force…
qenka thuajse e kot.
Nëse një çast
do të ndjehesha i gëzuar
kam frikë
mos padashur
dhimbjen tënde kam tradhtuar…

 

 

 

MBIJETESË

 

Nëpër muzg
fjalë
si goditje gurësh
më kafshojnë pas shpine.
Fjalë qenrore
sharje
dhe smirë e ftohtë
si brymë.
Kafshime të egra
pabesisht
shqyejnë buzëqeshjen time
hiqmani baltën prej shpirtit.

Pas shpine
lehje qensh
përçartje të tërbuara.
Zëra jargavitës
të neveritshëm,
veshtullorë.
Dita
ndjehet e ndotur,
hiqmani baltën prej shpirtit.

 

 

 

KUPTIM I LUMIT

 

Lumi
këndon këngën e vjedhur
nga shpirti i dridhshëm i vajzave
duke puthur
nudon e virgjër
të trupave vezullues…
lumi rrjedh
kumbon
dhe humbet larg
me fytyrën e tij të rrjedhshme
prej uji…
mëkatet
notojnë si varka
drejt katarakteve
anash brigjeve
ëndrrat
shndërrohen
në shelgje lotues
pa mundur gjithsesi
të udhëtojnë
në përjetësinë e lumit
gjersa një dritë
shndërrohen në drurë pleq
murgjër flokëgjatë…
pastaj zjarret e vjeshtës
i kthejnë
në flakëzat memece
lumi
në përjetësi
kërkon vetveten
në rrjedhën e pambarim
përjetësisht në ecje…

 

 

Vlerat pragmatike të diplomacisë presidenciale shqiptare nën këndvështrimin dhe optikën e Peter Tases. / Nga : Agron Shele

  Vlerat pragmatike të diplomacisë presidenciale shqiptare nën këndvështrimin dhe optikën e  Peter Tases.     Nga : Agron Shele     Tashmë njihet prej të gjithëve kontributi interkulturor dhe ai diplomatik i studiuesit,  përkthyesit, publicistit, poliglotit, por dhe përfaqësuesit … Continue reading