Poezi lirike nga Lola Shehi

Lola Shehi

Poezi lirike nga Lola Shehi

 

 

E para tango

 

Me atë shikim zhbirues plot pasion ,më ftove në vallzim
Ashtu pa kuptuar, u gjenda në krahët e tu
Duart u mbërthyen fort,hapat nisën ritmin e muzikës
Me tërhoqe ,me shtyve,më rrotullove,me hapa kuturu

Shikimet pasionndezur ,me qafën anuar
Trupat ngjeshur,buzët mbërthyer pa fjalë
Vrullshëm u shkëputën por duart kapur mbetën
Një rrotullim magjik, digjen shpirtrat në zjarr!

Njëra dorë, rrëshkiti në bel,më tërhoqe fort
Hapat u bindën, nën ritëm ndërthuren përsëri
U ndal frymëmarja, një çast më fluturove në ajër
Në ktë tango zemrash,kjo tango shpirtrash hyjni

E ndjeva atë ritëm ,e mbeta pa frymë
E dëshirova atë tango të ishte pambarim, përjetësi
Mu morën mend ,ti më mbajte me forcën e burrit
Ishte tango zemrash,plot ndjenjë,pasion,dashuri

Kërcyem të parën tango, të parën tango un` e ti!

 

 

 

E pse të të lutem?

 

Pse të të përgjërohem për një puthje?
Kur pa t`u lutur fare ,vi e ta marr?
Të puth pareshtur, deri në agim mundem
Tek ti fle si ëngjëll ,nën çarçafët e bardhë
Të hedh mbi trupin tim, si valë e qetë
Anijen e shpirtit ,t`a ankoroj mbi shtatin tënd
E velat e pasionit , t’i ul ngadalë, ngadalë…
Pastaj, ëmbël të rrëshkas, më poshtë…
Ta puth me epsh, atë gushë të bardhë
E shpirtin më pas, të m`a vërë në gjumë
Gjoksi yt i plotë ,që frymën më ndal
Më grish,më josh,më le pa mend, më le pa fjalë…
E nëse gjumi ,akoma s’ do mundet të më marrë
Luginës magjike do t`a vazhdoj rrugëtimin
Etjen do shuaj ,në atë ujvarë
E trupit tim,t’ja ndal tërbimin…
Ja pra,të putha edhe pa t’u lutur
Putha ,sytë,gushën,buzën,putha gjithshka
Në ëndërr e shova, këtë zjarr që më djeg zemrën
Shova një të vogël,por ndeza, ca më të mëdha…

 

 

 

Mos më trazo sonte…

 

Të lutem mos , mos më trazo sonte
Nuk paskam as fjalë, as puthje, as lot`
Ndër vete jam` strukur, si trëndafil i tharë
Si një tokë djerrë, që s’lulëzoi dot

Mos më trazo sonte, buzët paskan ngrirë
Si statujë mermeri hedhur në një kënd
Puthmë e përqafomë, pa ma prishur ëndrrën
Trupin tënd shndërroma, në shtrat të argjëndë

Mos më trazo të lutem, me fjalë e vargje
Shpirti nuk ndjen sonte, nuk e di se ç’ka
Më duaj në heshtje ,mos fol asnjë fjalë
Zemra nuk do fjalë,s’do fjalë të mëdha

Mos m`a trazo sonte, shpirtin tim të lodhur
Më duaj ,veç më duaj ,më duaj e më ndje
Mos ma zgjo trishtimin, në zemrën e shtrydhur
Si vello e murrme, flakur përmbi re…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s