Shtëpia Botuese “Milosao” hodhi në qarkullim përmbledhjen “Rapsodi të një poeme arbëreshe” të mbledhur nga i madhi Jeronim de Rada dhe të përshtatur në shqipen e sotme nga Agim Mato.

 

12694786_881665681953790_528681800627293392_o

Shtëpia Botuese “Milosao” hodhi në qarkullim përmbledhjen “Rapsodi të një poeme arbëreshe” të mbledhur nga i madhi Jeronim de Rada dhe të përshtatur në shqipen e sotme nga Agim Mato.

 

 

Shtëpia Botuese “Milosao” hodhi në qarkullim përmbledhjen “Rapsodi të një poeme arbëreshe” të mbledhur nga i madhi Jeronim de Rada dhe të përshtatur në shqipen e sotme nga Agim Mato.Libri me 200 faqe shoqërohet me një hyrje të profesor Sadik Bejkos të titulluar “Rapsoditë arbëreshe-një realitet artistik përherë i gjallë” ku analizon disa nga baladat më madhore të trashëgimisë kulturore arbëreshe, që bënë shumë poetë e studiues të kohës në të cilën u botuan, të vlerësojnë në maksimum këtë trashëgimi. Në fund të librit botohet studimi shterues prej pesëdhjetë faqesh i studiuesit të njohur nga Kosova, profesor Anton Nikë Berisha.

 

Agim Mato

Agim Mato

 

Qysh në hyrje të studimit ai citon revistën “Melusine” të Parisit (1884), ku midis të tjerash thuhet: “Një origjinalitet mahnitës, një shprehje që nuk egziston më veçse te popuj që kanë një jetë epike ose që së paku, për traditë, poezia e tyre i shërben epopesë.” Antoni vë në dukje rëndësinë që kanë këto rapsodi në tërë kulturën shqiptare në përgjithësi, analizon disa mendime të De Radës në studimin e tij “Mbi parimet e estetikës”, prek çështje që zënë dill nga epoka homerike deri te mistifikimi letrar, analizon aspekte të origjinalitetit të këngëve, veçoritë kuptimore, formësore dhe artistike, botën tematiko-motivore, rrëfimin epik dhe rrëfimin lirik, situatat metaforike, etj.

Këngët e përshtatura në shqipen e sotme ruajnë freskinë dhe origjinalitetin, duke bërë që të përjetohen nga të gjitha brezat e lexuesve tërë kodet morale të popullit tonë, të ruajtura në shekuj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s