NJË URË E BESIMIT NDËRMJET AUTORIT DHE LEXUESIT… -Shënime për librin “Modernët e kohës”, nga Sejdo Harka / Shkruan: Kujtim Mateli

NJË URË E BESIMIT NDËRMJET AUTORIT DHE LEXUESIT… -Shënime për librin “Modernët e kohës”, nga Sejdo Harka-   Shkruan: Kujtim Mateli     K.Mateli   1. Sejdo Harka paraqitet para lexuesit me librin “Modernët e kohës”: kritik letrar, studiues dhe … Continue reading

MAGJIA E NJË ROMANI – Për romanin e Nase Janit, “NATA E GJËMËS” / Nga Festim Liti

 

MAGJIA E NJË ROMANI

Për romanin e Nase Janit, “NATA E GJËMËS”

 

Festim

Nga Festim Liti

 

 

“Të jesh hije e humbet veten, fiton zakone të tjera, bëhesh pjesë e halleve të tjetrit. Prapë me halle jeton, por hallet nuk ta dinë emrin. Dhe emrin po nuk e përdore, e harron. Unë e kisha harruar emrin tim. Kisha kaq vjet që nuk ma thoshte njeri dhe askujt s’ia kisha treguar. Edhe qeni im nuk ma di emrin… Në këtë botë, jeta pa emër është më e qetë se jeta me emër.”

 

 

12705410_10205757850364729_4169879242780390532_n

 

E shkëputa këtë fragment nga monologu i njërit prej personazheve, mbase më tragjiku, te romani i fundit i Nase Janit “Nata e gjëmës”.

Margarita kishte ëndrra të bukura për të ardhmen. Ishte në një hotel nga më të preferuarit e sërës së lartë, atë që donte e kishte në krahë dhe as i shkonte në mendje ndonjë herë se ai nuk e donte…

Ishte nata e fundit që po bënin dashuri. Ai kishte zakon që edhe aktin intim si femër e mashkull e bënte me dritë shuar. Ai nuk donte të shihte buzët, faqet, gjinjtë dhe bukurinë magjepsëse të vajzës, ëndrra shumë. Ai donte vetëm mishin e saj, nuk i donte as puthjet, as ledhatimet, donte vetëm shfryrjen e epshit, deri sa ajo kuptoi se ai e kishte lenë në gjumë dhe ishte zhdukur njëherë e përgjithmonë nga jeta e saj. Atë natë të frikshme, erdhi dhe gjëma. Ishte një goditje e beftë, e pa paralajmëruar. Një “shok” që e goditi atë te gjëja më e çmuar e njeriut, drita. e syve…

Ajo ishte verbuar…

 

E kam ndjekur krijimtarinë Nase Janit, me shumë interes, prej vitesh. Shpesh herë kam analizuar poezinë e tij të veçantë, që kur e shtrydh, pikon margaritarë që të dehin. Në poezinë e tij të dehin aromat e luleve, të deh pranvera dhe dashuria. Figurat elegante letrare, lirika e papërsëritshme e frymëzuar dhe mikluar nga jeta e përditshme, nga ndjesitë më të bukura e të shtrenjta të njeriut. Po në prozë? Aspak më larg nga poezia. Sepse dhe në atë zhanër, poezia dhe proza bëhen simbiozë, plotësojnë njëra-tjetrën si fëmijë tejet të ligjshëm të autorit. Këtë ndjesi e kam provuar te romani i tij “Çmendina”, ku udhëtojnë bashkërisht poezia. Një roman ky, disi i zymtë, që të djersit dhe të krijon dhimbje koke nga emocionet dhe ngjyrat e forta të naracionit…

 

 

nase portret

Nase Jani

 

Në romanin e fundit, teknika e ndërtimit është i ndryshme, ka më pak poezi të mirëfilltë, por shumë prozë poetike, në funksion të temës dhe subjektit që ka zgjedhur. Përmbajtja është e thjeshtë, por jo dhe shumë e thjeshtë. Është një mozaik i tërë që pllakëzat me ngjyra të ndryshme, duhet t’i vësh në vendin e duhur për të krijuar figurën dhe kuptimin në kohë e hapësirë. Kërkohet një lexues i vëmendshëm për të pleksur fijet e merimangës e të arrish me sukses në epiqendrën e dramës, quajeni dhe tragjedi po të doni. Gjatë leximit, jo pak herë, i jam referuar edhe “Makbethit”, edhe “Hamletit”, por tani si tragjedi moderne, në luftën për para dhe pushtet. Në romanin e Nases, goditen me mjeshtëri krimet më të rënda të epokës moderne, që po jetojmë, jo se nuk ka pasur para njëmijë vjetësh, por tani kanë evoluar në egërsinë e tyre. Autorin e shqetëson prostitucioni, kusaria, tregtimi i organeve të brendshme, duke i asgjësuar viktimat, shitblerja e armëve dhe ai, me pasata të shkurtra, me një naracion të figurshëm e konciz, ka bërë autopsinë e kohës, duke shkuar deri në sferat e larta të pushtetit, mënyrën e paskrupullt që, në kurriz të të dobëtëve, të fitosh para…

Edhe tragjedinë e Margaritës dhe motrës së saj, në emër të parave e ndërtuan dhe e vunë në skenë ata, të pashpirtët dhe cinikët. Babai i Margaritës, doktor kirurg i famshëm, i kishte vrarë nënën. Dhe, ja si i përjeton, doktori i famshëm kriminel bëmat e tij makabre në momentet e fundit të jetës:

“Po unë? Çfarë ironie! Unë i desha njerëzit, apo i vrava? Unë vrava dhe atë që e doja shume, Artisten e Hollivudit… nga ai fshati me emër të veçantë, që s’e harroj kurrë, Stegopul, në …po, në Lunxhëri, në Gjirokastër. Më fliste gjithmonë. I dhembte shpirti kur fliste për vendin e saj… E mbajta mbyllur në burgun e dashurisë time dhe ajo nuk u ankua asnjëherë…. Ajo me dha rininë, më dha një vajzë të bukur si ylli, që nuk e kam parë akoma të rritur…. ” Ai e vrau bukuroshen shqiptare. “E vrava se e doja shume!”. Ky ishte argumenti i tij, mbase i vërtetë, mbase i rremë…

Mafia ka rregullat e veta që duhet rigorozisht t’i zbatosh dhe dihet fundi, në qoftë se i shkel, por ka dhe një rregull të pashkruar, atë të pendesës, dhe doktori, që e njihte gjithë bota e vuri në jetë, vdekjen:

“Nxori revolverin nga çanta. E rrotulloi nëpër duar me qetësi të akullt. Ndezi magnetofonin. Vuri një disk nga Moxarti. E pëlqente aq shumë. Mbështeti gryken e armës në tëmth…. E shkrepi… Një krismë që as ai nuk e dëgjoi… Aq!”

 

“Nata e gjëmës” është një roman që po e nise ta lexosh, nuk e lëshon lehtë nga dora. Të përpin me atë gjuhë elegante shqipe, të Nase Janit, pa barbarizma, e ëmbël si cicërimat e bilbilave të Lunxhërisë.

Po i mbyll këto shënime të pakta, jo me shume informacion, për t’ia lenë lexuesit për të mësuar më shumë…

 

Larisa, shkurt, 201612705410_10205757850364729_4169879242780390532_n

Poesie di Rita Hoxha ( Oxha) / Poezi nga Rita Hoxha ( Oxha)

Rita hoxha

Poesie di Rita Hoxha ( Oxha)

Poezi nga Rita Hoxha ( Oxha)

 

 

MONOLOG…

 

Kam mall për ty, o nënë,

Dua të të sodis me syrin shtegtar

Si zogjtë që sodisin tërë

Varret e kontinenteve

Në shtegëtimin e tërë stinëve.

Jam këtu pranë teje… vështroj

mermerin dhe ca fjale të shkruara…

Kam mall për bisedat tona të lëna përgjysëm

si dy zogj pranë e pranë..

asnjëherë të çmallura.

Pa ty pemët janë pa gjelbërimin e duhur,

Pranvera nuk lulëzon, kur s’të kam pranë,

sythet e pemëve nuk kanë më atë hijeshi

Dhe hëna s’ka bukurinë e dikurshme…

Vë dorën në këtë mermer dhe …….

ngadalë ngadalë të ledhatoj,

Tek fotoja jote malli shplodh, sytë…

Aty shoh si zgjatet dora jote,

Ja po tundem në prehërin tënd …

Në këngën tënde,në dashurinë tënde,

Në mermerin e tërë deteve

Që fshihet aty…

Kam mall… Ëndërrat më largohen,

Dhe malet më largohen, dhe deti më largohet,

Dhe Dielli bën sikur s’më sheh…

Një bilbil të këndon me zërin e tij magjepsës

shpirtin tënd troket me cicërima

në emër të mallit tim që shkrin ajsbergët

 

 

 

QYTETI IM

 

Më shfaqet befas,

shtëpia e fëmijërisë

si pemë e vetmuar

në pritje të zogjve të ikur

përtej detit…

Heshtja më shoqëron

e brenga më përgjak,

duke më rrëzuar

në një kujtim,

të hershëm…

Kur isha e vogël

se dija se

mund të isha marrë peng

nga ndjesi e mërgimit,

Kur u rrita,

mbeta peng e fëmijërisë

Dhe e shtëpisë

buzë detit

 

 

 

NË VALS YJESH

 

Natën bie në dashuri me yjet,

ashtu në heshtje i vështroj

Kam rënë  në ujdi  edhe me hënën…

kur flas me to mos ta zemëroj

Dashuroj këtë hapësirë pafund

zemrën e brishtë atyre ua kam besuar

Kur retë egërsohen dhe fortuna fillon…

grindja  prej meje  më duket  se ka  filluar

qielli mbushet me re e fillon të vetëtijë.

Zemërohen me mua kur zgjedh dashurinë

ndiçimi i yjeve zhduket si me magji

Ndër yje unë zhytem e luaj si një fëmijë

kur duam që nata  të na mrekullojë

Luhet një vals   se edhe yjet  dashurojnë

 

 

 

Dio mio…

 

Mille volte mi son chiesta:

Dio mio dove sei?

Dov’eri quando hanno bruciato Galileo?

Dov’eri quando migliaia di ebrei venivano bruciati?

Dov’eri quando il Kosovo è stato bruciato?

Dimmi dov’eri quando tremavo e urlavo per la perdita dei miei genitori?

Mi ero posta la domanda se tu esistessi per davvero….

Dove eravate Signore mio Dio?

Io insieme a molti ci inginocchiamo innanzi a te,supplicandoti di vegliare su di noi.

Ancora oggi mi chiedo dove sei stato

Dio mio….