Anton MARKU

  Anton MARKU   Anton Marku u lind më 15 gusht 1971 në Gjakovë, ku kreu shkollën e lartë pedagogjike ‘‘Bajram Curri”-dega gjuhë dhe letërsi shqipe. Studimet Universitare në drejtësi i përfundoi në Prishtinë, ndërsa në Vjenë magjistroi në studimet … Continue reading

Përse të dua? – Duke pritur “Shën Valentini”-in / Nga Drita Lushi

Përse të dua?
Duke pritur “Shën Valentini”-in

 

 

images.jpdrita

Nga Drita Lushi

 

 

Unë i dua njerzit.
Ndonjëhere i dua më shume se sa më duan, ndonjëherë më shumë se sa e meritojnë.Ani.
Të duash nuk është kurrë keq, të duash i bën mirë vetes, qetësisë, shpirtit,qenies dhe e pret ditën që do lindë, syçelë dhe buzëgaz që s’mbolle ëndrra të trazuara në natën tënde.
Disa njerëz arrin t’i dallosh edhe në mes të një turme të madhe, për mirësinë, disa për dlirësinë apo sinqeritetin, disa per fjalën, disa për humorin, disa për thjeshtësinë.Secili nga ne, mund të shfaqë dukshëm një cilësi pozitive që mund të lërë gjurmë në vëmendjen e të tjerëve.
Mandej disa i simpatizon për mënyrën si shfaqen, disa i do për vlerat dhe atë që arrijnë të transmetojnë tek ty,disa se të bëjnë të ndihesh mirë, disa i do çdo ditë ti kesh afër e në çdo çast,derisa arrin në atë tringëllimën veçante të zemrës,që e degjojmë vetëm ne, ndonse na duket si një këmbanë me ding-dong-et e saj.
Ky është bekim për njeriun!
Te prekësh dorën e dashurisë është e ngrohtë,thua se aty prek shpirtin,syri i saj ka formën e zemrës,e kur ajo shfaqet është si të shohësh rrjedhjen e gjakut në vena e kapilarë të tejdukshëm.
Eshte e pashmangeshme ajo,është e fortë dhe tej parashikimeve tona aq e bukur! Mund ta mbash në pëllëmbë, ta duash dhe ta ruash nën lëkurë çdo ditë,e të mos ia japësh veten mërive apo urrejtjes,lotit apo trishtimit.
Nëse e pranon pashmangshmërisht dashurinë, ke mundur që ëndrrën ta pikturosh tek vetja, e ti të jesh ëndrra,e kjo arrihet duke mos qenë skeptikë e dyshues.
Ashtu sikurse mëson duke studjuar,mëson të duash duke dashur.
Nuk të rëndon të duash çdo çast;
Madje nuk lodhesh as ta mbash me vete dashurinë çdo ditë; Aty në një xhep, si një libër i kuq i dridhshëm që me dig-dong-et e tij, të bën të ndjesh që jeton.
Te dashurohesh është një stinë e sigurt që të jep lumturinë,pa kërkuar në maja të pamundurën,por aty, e thjeshtë, e qeshur, në hapin tënd mjaft të sinkronizosh lëvizjet mes vallëzimit të saj e qenies tënde.
Dashuria nuk ështe lojë, por pranon lojra;
Lojra të bukura si ato me petalet e luledeles kur vajzat e djemte pyesin : “Më do”, “S’më do” derisa arrijmë tek fleta e fundit që mund të na japë buzëqeshjen ose mërzinë( e një loje dashurie)
Arsyet pse e duam një njeri janë tëresisht të dukshme dhe të bindshme për ne, ndryshe nga çasti kur ndihemi të dashuruar;Të jesh i dashuruar, nuk ka arsye.
Përpara se të pyesim, në heshtje apo me zë, partnerin, bashkëshortin apo të dashurin :”Përse më do?”, duhet t’ia bëjmë së pari pyejtjen vetes:
“Përse të dua?”
Unë e di përgjigjen time:“Të dua… sepse të dua”

Gëzuar Dashurinë!

@ Drita LUSHI

TRIUMFI I DASHURISË / Poezi nga Fejzi Murati

Fejzi murati - 1

Poezi nga Fejzi Murati

 

 

TRIUMFI I DASHURISË

 

Nuk kam ditur t’i bie pjanos asnjëherë,
as notat t’i lexoj
s’kam mësuar,
por gishtat e mi,
si mbi tastjerë,
mbi gjinjtë e tu të bukur kanë lodruar…
aq sa edhe Franc Listin
kam kaluar.

Nuk dija se ç’është psikologjia,
por sytë e tu
aq mirë i lexoja…
të konkuroja me të gjithë
nuk kisha frikë,
se edhe Frojdit apo Jungut ua kaloja…
më shumë se prej tyre
nga sytë e tu mësoja.

Nuk kam ditur as not,
të betohem,
por në detin e syve të tu
kam notuar,
ndoshta shumë herë
rrezikova të mbytesha,
por fari i shpirtit tënd
më ka shpëtuar…

me ty përjtësisht dashuruar.

 

Për një Kryevepër!!!… / Poezi nga Alesia Poetry

Alessia poetry

Poezi nga Alesia Poetry

 

 

Për një Kryevepër!!!…

 

Kam shkruar dashuri mbi lëkurën tënde,

E lutje më bëj të lumtur pak,

Por përgjithmonë,

Më bëj të ndjehem ajër,

Që me të jeton… . .

 

Si ta them,

se kam zhgarravitur,

Në petkun e bardhë tënd,

Ngjyrat e shpirtit tim,

Abstrakten që më përbën .

 

Si ta them,

Se pa lejen tënde

të kam dashuruar shumë,

E nga kjo jam shkatërruar,

E gjymtuar,

Por prapë kam lindur mbi hirin,

E një buzëqeshjeje tënde

Të çlirët. .

 

Dhe emrin tënd e kam bërë,

Qelësin e lumturisë time,

E erën tendë,

Zgjimin e gjithë qenies time,

Nga dimri e vobekja,

Që më parë pata shikuar,

Se pa ngjyra kam jetuar

Ende,

Pa të takuar.

 

Unë jam zhgarravinë e jetës,

E vendosur,

Padashur,

Me një kryevepër,

Dhe marr prej hirit tënd.

 

Në çarçafët e tua,

Kam shtruar,

Gjithe bukuritë e verës,

Se i ke merituar,

Për atë cfarë je

Dhe,

Me atë që bën,

Me veten. .

 

Ti plotëson,

Të gjitha qellimet e jetës,

Për të krahasuar

Të thjeshtën,

Me të pastrën edhe të vërtetën,

Si Hyjnoren,

Që të ka krijuar. .

 

Të lutem më duaj

Pak,

Se unë nuk di të jem,

Një tjetër,

Veq se ngatërresë,

Që ka nevojë,

Ta duan,

Mrekullitë frymore,

Që ngjasojnë me ty,

 

Unë kam nevojë,

Absolute,
Kam nevojë,

për ty.