Cikël poetik nga Anila Mihali

 

Anila Mihali

Cikël poetik nga Anila Mihali

 

 

Dashurisë

 

“asnjë zjarr s’ djeg aq fort

asnjë prush

sesa një dashuri

që se di askurrkush”

 

Është prush, është zjarr

shpërthim vullkan,

që s’ njeh kufij,

e as kafaz që

mbyllur e mban…

 

Një çast  të vetëm

nëse dashuria resht,

natyra hesht

 

Një çast të vetëm

nëse dashuria mërgon,

gjithësia  lëngon.

 

Një çast të vetëm

pa dashuri,

universi fik dritat …

 

Dhe pastaj nga e para ….

toka, qielli, uji, ajri…

ajri, uji, qielli, toka

lëvizin pareshtur e kërkojnë ngjizje

 

 

 

 Trokitje shkurti

 

Është shkurt

dhe e ndiej,

trokitjen e bimës

poshtë çarçafit dimëror të tokës.

 

E ndiej aromën

e bisqeve të reja në zgjatime pemësh.

Përkedhel muzën

tek ky shi i imët që,

i qelibartë, qëndis buzëqeshjen natyrës.

 

Është shkurt

dhe i ndjej

shtojzovallet në lugje

edhe ti e ndjen natyrën

dhe padurimin e saj për t’ u bere nuse.

 

 

 

Një gotë për ty

 

E mora dhe këtë herë lëngun e gjaktë të hardhisë

Te kokrrat që të fryra tepër sa s’plasnin

Në veten time të dehur prej dhimbjes

E hodha dhe një gotë verë

Deti i vullkantë mburojë e së shkuarës….

Veten gënjente me qetësi.

Në natën e ndërrimit të viteve

detin e pinë tavolinat e mbushura plot

dhe heshtja postonte urimet

pa zë,

e frikte prej tërbimit teëdehjes

e heshtur, heshtja

pigmentonte një gotë dashurie

që rendte e rendte nëpër natë….

 

 

 

Jetë e mërguar

 

Varfëri që mbartet në furgone linjash.

Trongëllitje mjerane në të zhvaturin xhep.

Fytyra si mermer të mpira

Ikin dhe kthehen pa një shpresë .

 

Rrugë plurosur me bishta cigaresh

Mërzitje e flakur,  pafund

Endacake ca ëndrra të coptuara

Kërkojnë fillin e humbur qyshkur

 

Hipur në anije jeta jote

Që deti e përplas pa mëshirë

Kërkon së paku një rrip toke

Që vdekja të ecë

mbi rrugë,

kur të vijë…

 

 

 

Mbi krahët e një burri

 

Mbi krahët që zgjaten

zgjaten pambarim,

kap renë e bardhë

mbi dashurinë .

Ulem e prek butësisht

çdo cak.

Në yjësinë, në atë miniqiell

Jam planet i plotë

mbi krahët e tij.

Ndriçohem prej hënës

së syve qiellorë

(Çudi si hëna e vërtetë s’ verbohet aty)

Mbi krahët e tij,

Ora e së ardhmes

Njëqindfish me shpejt akrepat lëviz

Koha u çmend, e harroi ritmin

E ndjek pas

Ta arrij

Për pak e rrotulloi Tokën veç me një klithmë …

Dhe kthehem përsëri aty

Mbi krahët e tij .

Ujëvarë flokëlëshuar

Që honet sfidon

Mbi krahët e tij

Pa luftë e pushtova Botën.

Sa kot ke rrezikuar

Napoleon .

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s