Dashuria ime… / Poezi nga Lola Shehi

Lola Shehi

Poezi nga Lola Shehi

 

 

Dashuria ime…

 

Dashuria ime,
nuk ka nevojë për ditë shenjtorësh,
as për data, shënuar më të kuqe në kalendar,
për tufa lulesh, shoqëruar me dedikime të çastit
për dhurata të shtrenjta, blerë në dyqanet e modës, larë në ar!

 

Dashuria ime,
është, fare e thjeshtë, e zakonshme ,e heshtur, pa bujë
është ai flladi i ngrohtë, që të përkëdhel fytyrën e të mbush krahëror
është, edhe rrebesh e furtunë, që të zë befas në rrugë e të bën ujë
dashuria ime, është, Një në fuqi të dytë ,është, Një në katror!

 

Dashuria ime,
nuk qëndron në puthjet plot zjarr , ndër çaste epshesh në shtrat
është, edhe më e hijshme se ylberi i një pikë vese pikuar mbi buzë
është çdo ditë,çdo natë,nën lëkurë ,është unë, tek Ai, e Ai.. tek unë
dashuria ime,i ngjan poezisë,që s`mund të shkruhet, nëse s` ka muzë…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s