HISTORIA E LULES / Tregim nga Nexhi Baushi

 

HISTORIA E LULES

 

 

nexhi

Tregim nga Nexhi Baushi

 

Në një cep të Botës jetonte Njeriu dhe Natyra. Gjithcka rreth Njeriut ishte shumë ebukur, një dhuratë e vyer nga Natyra. Njeriu ishte vecanërisht i gëzuar sepse në lëndinën e tij kur vinte pranvera çelnin lulet më të bukura e të llojeve të ndryshme, ngjyrat dhe aroma e të cilave mbanin të gjallë në Njeriun një ëndërr për t´u realizuar…
Çdo natë dimri, në ëndrrat e tij, shihte në mesin e luleve të lëndinës së tij, me të hijeshmen me të ndryshmen e më të veçantë ndër të tjera, “LULEN” e ëndrrës së tij. Çdo ditë pranvere ai e kalonte duke shëtitur në lëndinën e tij, derisa më në fund kuptoi se bëhej fjalë për thjesht një ëndërr. Kështu i lodhur në kërkime, e zuri gjumi mes Luleve të lëndinës së tij. U zgjua sepse ndjeu ftohtë dhe e kuptoi se kishte kaluar një kohë e gjatë. Ishte bërë natë. Natë e ftohtë dimri dhe lulet e tij s’ishin më aty. I habitur pse lulet e tij nuk ishin, ai përsëri ndjente një aromë, kurrë më parë të provuar. U përpoq nxitimthi të hidhte vështrimin edhe në cepin më të largët të lëndinës, por pasi nuk gjeti asgjë të mposhte kureshtjen e tij, uli kokën e në dëshpërim psherëtiu thellë. Psherëtima e tij arriti deri në tokë dhe bëri të tërheqë vëmëndjen e Njeriut, kur papritur, dicka gati e vogël, e pastër dhe e hijeshme, qëndronte pikërisht para këmbëve të tij, të përkundej lehtë duke zgjuar në Njeriun ndjenjat e cmenduara të Neteve pa Fund. Ishte Ajo, “Lulja” e ëndrrave të tij. Ai kurrë s’e kishte kuptuar që “Ajo”, kishte qënë gjithmonë aty, në mesin e Lëndinës së tij. Me e padukshmja për sytë e tij.”Lule”qe nuk vyshkej kurre….
I rraskapitur, e pa forcë të qëndronte përballë asaj panorame, gjunjët iu thyen mu para “Lules” së Tij, e në vend t’i drejtonte “Asaj” qoftë edhe vetëm dy fjalë, padashje një lot i rrëshqiti mbi petalet e Saj. Por njeriu ende s’e kish kuptuar, që ishte pikërisht, loti i Tij, vesa që mbajti gjallë Petalet e Saj. Loti, që ishte ushqimi i vetëm i deshirës së “LULES” për të dhuruar aromën e “Saj” të Vetme, të Pakrahasueshme, të Papërsëritëshme, Magji e Natyrës ruajtur për Njeriun….aty në cepin e Botës, ishte NATYRA, NJERIU dhe “LULJA” e vetme në Lëndinën e Tij.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s