Nata sonte me terr rrugën mbuloi / Poezi nga Merita Sadiku

merita sadiku

Poezi nga Merita Sadiku

 

 

Nata sonte me terr rrugën mbuloi

 

Nata ra e terri gjithçka mbuloi
Edhe rrugën ku ecte muza ime
Gjurmët si gjeti apo i harroi
Ajo sonte më futi në t’thella mendime.

Nata ra mbulojë edhe veten
Me petkun e saj mbuloj gjithësinë
Me mëndje shtegtoj në anën tjetër
Pas shpinës së saj të gjej dlirësinë.

Nata ra e më futi në mendime
Shpeshherë si dikur,  mbulojë e shtrojë
Sa herë humbas në t’miat trillime
Natës i flas e me hënën kuvendoj.

Nata sonte vetëm po hesht
Më mori në gjirin e saj sterruar
Kurmin me shtrojën terrë ma mbuloj
E më tha thjesht kohë e shkuar

Nuk i fola natës ajo mirë më njeh
E di që shpeshhere më mbulon trishtimi
E di që edhe pse mërzitem, unë prapë qesh
Mërzitjen në shpirt, e mbyt me nota gëzimi.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s