Poezi nga Agim Desku
NË DITËN E SHËN VALENTINIT
(Kush ma fali pranverën)
Cila ëndërr më solli sonte për këngën e pa kënduar
Kur fjala e saj u bë vargu im e përjetim shpirtëror
Në ditën e Shën Valentinit më erdhi papritmas pranvera
Me aroma lulesh që nuk e dija cila ishte më e bukura.
Pranë dritarëve të princezës rri kalorsi që pret furtunat
Si shi ka mbi faqe bukurinë mahnitëse të saj
Edhe dielli ia ka për lakmi se hëna i vie e buzëqeshur
Ma Më te bukurave fjalë së dashurojnë miken time.
O sa i dehur u bëra kur të takova të vetmuar
Nëpër piramidat e Saharës aty ku lindi një dashuri e re
Shumë e pritur e më shumë e kërkuar më vite
Në secilën zemër që e takoja vetëm tek shpirti yt e gjeta.
Dhuratën e vet zotit ku më falë më të bukurën e detit
Më të dashurën fjalë që e ruaj si kujtim nepër secilin varg poeti
E ruaj edhe si ditar që çdo ditë zgjohem në princ yjesh
Për pranverat që m`i falën dashuritë e ëndërrave.
Vetëm unë e di që më nuk janë ëndërra fjalët e vet zotit
Është piktura e jetëssime po,e fytyrës se shkruar vetëm për ty
Që më falë varg mbrëmjeve pa yjje edhe pa hënë
Në këtë ditë Shën Valentinit me dashuri a pa dashuri çʹmë ke lenë.
Më pëlqeu shum insderuari Agim se qdo jet fillon me pranver si dashuria jeta qe qdo bimë merr frym andaj këto janë vargjet për shpirtin tem