PËR SHËN VALENTIN / Poezi nga Arqile Vasil Gjata

Arqile Gjata - 1

Poezi nga Arqile Vasil Gjata

 

 

PËR SHËN VALENTIN

 

E dashur,
në studion tonë kemi shumë letra dhe fjalë dashurie!
Është koha, bashkë të vizatojmë udhën e mbrëmjes
me to të ndërtojmë Shtëpinë e Fjetjes.

Mëngjeseve të përtypim mesazhet plot hire
shkruar për buzët dhe flokët e bardha,
gjithçka nga letërkëmbimet do i shtrojmë në tapetin e kuq
e ne të dy, futur brenda njeri-tjetrit
do vallëzojmë sonte në natën e Shën Valentini-t,
të recitojmë kujtimet si dy të mitur
ruajtur me merak në dy gjysma zemre,
me gurët e kujtesës do pikturojmë të sotmen
që i ngjanë ftotësisë së brymës… mbi një trëndafil të kuq!

 

13 Shkurt 2016

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s