Poezi lirike nga Syrja Kurti

Syrja kurti 1

Poezi lirike nga Syrja Kurti

 

 

Tre puthje

 

Ne fakt të them të drejtën kisha për ty një lutje
por nuk e di nëse kjo do të pëlqejë shumë
do dëshiroja të falja sot vetëm tre puthje
se s’jam aq lakmitar, me pak kënaqem unë.

Të parën e dua për të dashuruar jetën
tjetrën kur të iki se me vete erën e luleve dua
hapësirën rretth teje dua te puth me të tretën
që kur të mungoj unë , të të puthë për mua.

Ndaj kur të puthë dielli mos e ndërro me asgjë
pranoje dhe hënën butësisht të përqafojë
lëre shiun te lagë se qaj ndonjëherë bashkë me të
dhe erën e detit që flokët vrapon të ngatërrojë

Kisha per ty një lutje…

 

 

 

Dashuria ime

 

Të dua kështu sic je dashuria ime
se s’bën moral kurrë dhe s’vë asnjë kusht
kur vjen pa u ndjerë në majë të gishtërinjve
dhe hapësirat pa ngjyrë të ditës time mbush.

Ti je me mua në rrugën e fatit tim
dhe i fal të gjitha veç lumturine të më shtosh
më shumë gëzon ti kur kam unë gëzim
gjithnjë veç te qeshur kërkon të më shikosh.

Por nëse rrëzohem diku e vritem shumë
ti nuk largohesh, prapë je me mua aty
nuk pyet, s’gjykon nëse fajtor jam unë
por hap kraharorin për të qarë të dy

Der në fund do të dëshiroj me të njëjtën ëndje
ndryshimet e kohës që ikën s’do kenë kurrë rëndësi
por jeta s’mund të ndryshojë dot qenien tënde
do të dua gjithnjë kështu sic je dashuri.

 

 

 

Shtëpia në qiell

 

Do të ndërtoj një shtëpi në qiell
të jetë e vogel sa për të nxënë dy vetë
të ndrisë e tëra , ngrohur nën diell
dhe për krevat do të marr retë.

Do të mbulohem me jorgan yjesh
e asnjëhere nuk do ta mbyll derën
të dëgjoj korin e zogjve të qiellit
me dirigjent të orkestrës , erën.

Hënen po dërgoj për të mbushur mendjen
Hë si thua, a do të vish?

 

 

 

Puthje në gjumë

 

Ti pret e drojtur të mbyll sytë në jastek
që të vjedhësh në ëndërr një puthje nga unë
në fakt jam mësuar ti jap zgjuar me bollëk
por ofertat e bukura i pranoj dhe në gjumë.

 

 

 

Unë isha aty

 

Ti dëshiron që unë tek ty të vij
s’e thua kurrë por heshtjen tënde di ta lexoj
Në fakt unë kam qenë gjithnjë aty
dhe praninë time shumë lehtë ta provoj.

Unë isha ajo gjethja që të ra në sup nga një pemë
dhe bardhësia që hyri në dhomë me dritën e agimit
unë isha era që u ngatërrua në flokun tënd
dhe rrezja që të ngrohu në ditët e ftohta të dimrit.

Unë isha në cicërimën e një zogu
dhe tek aroma e luleve që për ty kundërmuan
unë erdha dhe me pikat e shiut kur trupin të lagu
dhe me dritën e yjeve kur mbrëmjen ndricuan.

Unë kam qenë gjithnjë aty
pavarësisht që bashkë
nuk jemi parë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s