Poezi nga Fleta Satka
***
Nuk dashurojmë, atëherë kur duhet
Dhe jetojmë gjithë jetën, në pikëllim
Dhe ndoshta është tepër vonë
Atëherë, kur njohim dashurinë!
Dhe nisën të shkruajnë vargje
Në poezi, të qara me lot
U bë mit,nëpër filma dashuria
Sa në realitet nuk mund’ ta gjejë dot’
Le të njohim, se jeta s’ është film
Ndaj’ lot në sytë e tua, mos mbaj
Të harrojmë Romeo dhe Zhulieta
E vazhdojmë jetën me rregullat e saj!