Poezi nga Vasil Dede

Vasil Dede

Poezi nga Vasil Dede

 

 

Yje dhe zogj

 

Yje,
Zogj
U rrëzuan
Në tokë.
Në një kanistër
Gjigante
I mbledh
Tok…..

 

 

“PARANDJENJA”

nata e fundit………

 

Shi.
Ç’do natë
Shi.
Ç’do ditë.
Zemëruar
Perënditë.
Bjer, o shi
Merrma ti hakun,
Ngope tokën
Fryja barkun!…

 

 

 

***

 

Brenda meje
Krahë flurore fluture.
Dhe zogj me vesë
Cërcërijnë
Me zilkat e gushës. -kujdes!
Mos m’i këputësh!..

 

 

 

LIGËSI

 
Kandil’ i jetës davaritej
Po përpelitej, jepte shpirt
E shoqja mbi jastëk vërtitej
I ulërinte poshtërisht.

-“Më thuaj emrat, emrat, pra
Që borxhe na kanë, se me tretë!”
I shoqi mbylli sytë dhe tha:
-“Të gjitha do ti marr me vehte…..”

 

 

KËRMILLI

 
Kur pa një brumbull në derë
Mëngjezit syartë kërmilli
Si ferrë iu qep menjëherë
La vesën mbi gjethe trifili.

Mendonte kërmilli i mjerë;
-“Do të shikoj ndonjë mrekulli…..”
Dhe ec e ec pa u ndjerë
Brumbulli para-pas tij ai.

Ia priti breshka nga kanali:
-“Shikoje mrekullinë atje,
Kush shkon pas brumbullit, katranit
Do përfundojë vetëm në pleh…..”

 

 

LYPSARI I URËS.

 

Piva gjithë ditën
Piva sa munda
Dhe vetja mu duk
Perandor.
Elladën e lashtë
E tunda,e shkunda
Nga froni i lartë
Përrrallor.
Mëngjezi të ura
Më thirri për punë.
Po punë s’ kish
Kishte veç shi.
Dje Perandor kam qenë unë.
Sot një lypsar
Që ka uri……

 

 

 

EH!…..

 

Zotnia
E ka gruan si kukull.
E bija
Me kukull se e ëma,
Më vështrojnë
Me sytë e bukur
Nga koka
Te këmba.
Dhe qeshin
Ma bëjnë me dorë
Zotnia
Bëhet xheloz.
Eh!….
Kurbetlliu i gjorë
Përherë
Serioz!…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s