Poezi nga Jeton Shehu
Se ndoshta …
… se ndoshta ti më pret’ !…
Edhe përse në horizont diçka s’ vihet re,
a thua je nata, që vjen me mbrëmjen ngadalë,
pas perëndimit vallë, a thua ti je ?…
… nuk jane vaje këngët e natës,
dhe vargjet e mia, jo nuk janë,
boshllëkun si mund të ta përshkruaj,
përveçse si diçka që gjallë nuk mban !
… si nje mekje,
një heshtje,
pa jetë, pa vdekje,
pa dhimbje, pa lotë,
as mall, as brengë, as ngrohtë, as ftohtë !!!…