Poezi nga Agron Shele
Shën Valentini
( Motiv persian)
Dikur, një shenjt i heshtur zgjohej
në të largëtën kohë, shkreti
të ndizte yjet nëpër terre
të ndriste qiejt lumturi.
“Një fshehtësi, sa fshehtësia”
përndriste shpirtrat flakadanë
atje, nën lisin e gjymtuar
ku ëndrrat tereshin në mëkat.
Kurorëzuar jashtë altaresh
vraponin ëngjëjt në harbim
si në të fundit jetë amshim
të shuanin etjen, çmendurisht.
Pastaj një ditë, si në mallkim,
kryqëtarët e jetës, pa mëshirë
burgosën trupin, ligështuar
dhe falën shpirtin, përjetësi.
“Një fshehtësi, sa fshehtësia – Lasgushiane”