Poezi nga Astrit Balliu
SHËN VALENTINI-T…!
Të tjerë guxuan kohë më parë
shprehën ç’ndjenin dhe u çliruan
Qëlloi të gjenden sot të ndarë
Por në kohë ndoshta guxuan.
Dashuri të tjera përjetuan
sot guxojnë edhe një herë
dashurinë me dashuri zëvendësuan
Në shpirt mbajtën vetëm pranverë.
Të tjerë patën më shumë durim
ndoshta dhe romantizëm më shumë.
Dhe presin këtë ditë plot gëzim
të shprehin ndjenjat qe lanë në “gjumë”.
Si të parët dhe të dytët sërish sot
ja,këtu tok po festojnë
Zemrat dashuri mbushur plot
çdo ditë Shën Valentin qoftë-urojnë .